Pilo Zyba-SHTEGËTIM NDJENJASH
E di, e dashur, është herët për shtegëtimet,
Gjermania ka ngricë, erë, klimë të ftohtë,
Por fjalët e tua,ledhatimet, puthjebëlbëzimet,
S’më lënë të qëndroj, qënka krejt e kotë…
Po fluturoj tek ti dy- tre muaj më parë,
Pa u hapur koha, dhe pse fryn shumë erë,
Nuk jam i çmëndur, nuk jam as i marrë,
Në kraharorin tim, kam tënden pranverë…
Unë, e dashur, shtegëtoj në jetë nga dashuria,
Sipas ligjeve, stinëve, dhe pranverave të mia…