Disa nga organizatorët, gazetarëve u shpërndanë edhe njoftim në të cilin përmenden pesë kërkesa nëpërmjet të cilëve dëshirojnë që opinionit ndërkombëtar dhe atij në vend tu tërhiqet vëmendja rreth ngjarjeve të fundit.

1. Ne me sinqeritet të plotë e ndajmë dhimbjen me familjarët e të rinjve maqedonas të vrarë kohë më parë dhe kërkojmë që vrasësit e vërtetë të dalin së më parë para drejtësisë.

2. Protestojmë ndaj ofendimeve që Qeveria i bëri popullit shqiptarë të përkatësisë fetare islame duke ua ofenduar bindjet e tyre fetare –islame, si dhe duke shkelur mbi dinjitetin e motrave tona, të arrestuara pa vend.

3. Ne reagojmë ashpër mbi tentimin e qeverisë së Maqedonisë, posaçërisht MPB-së, që të krijoj proces të montuar politik. Dyshimet tona i bazojmë në faktet e pamohueshme, ligjore deri sot, siç janë rastet e Sopotit, Haraçinës, Vreshtat e Rashtakut, të cilat nga organet e rendit dhe ato juridike të Maqedonisë rezoltuan me procese të montuara politike.

4. Po ashtu shprehim indinjatën tonë që subjekti shqiptar në këtë qeveri, nëpërmjet zv/ministrit të Punëve të Brendshme dhe zëdhënësit të partisë e legjitimuan këtë ofendim ndaj popullit të tyre si dh shkeljen flagrante të të drejtave elementare të njeriut dhe këtë tentim për proces të montuar politikisht.

5. Apelojmë deri tek të gjitha institucionet ndërkombëtare OSBE, SHBA, BE, Turqi, Shqipëri dhe Kosovë që të insistojnë të krijohet komision i pavarur hetimor i përbërë edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, me qëllim të zbardhjes të drejtë të rastit të të gjithë të arrestuarve. Besojmë se në fund drejtësia do të vij në vendin e vetë , sikur për të rinjtë e vrarë maqedonas ashtu edhe për ata të cilëve po tentohet t’u krijohet proces i montuar politik.

Letra i është dërguar Presidentit Ivanov, ambasadave të SHBA-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë.