Ukraina_UshtareNë lindje të Ukrainës janë raportuar përleshje të reja midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë, vetëm një ditë para se vendi të mbajë zgjedhjet presidenciale. Separatistët kërcënojnë se do të bllokojnë votimet në zonat që kanë nën kontroll. Në rajonin e Donjeckut, AP raporton për dy ushtarë ukrainas të vrarë.