Naço: Korrupsioni do të gjykohet, si vepër e rëndë penale
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, është takuar sot me ambasadorin e BE-së, Ettore Seqiu, ku ka thënë se korrupsioni do të cilësohet si një nga veprat më të rënda penale.Naço ka theksuar se paketa antikorrupsion do të paraqitet së shpejti dhe kjo vepër do të gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.E njoha ambasadorin me reformat që do të ndërmerren nga ministria e drejtësisë. Së shpejti do të paraqesim një paketë anti-korrupsion, për ta konsideruar korrupsionin një nga veprat më të rënda të veprave penale e cila do të gjykohet nga gjykata e krimeve të rënda. Kjo paketë do të vazhdojë me ndryshimin e ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”.
Naços ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve, duke denoncuar të gjitha rastet e korrupsionit.
“Nxis qytetarët të denoncojnë rastet e korrupsionit dhe për këtë kemi edhe një portal në faqen zyrtare të ministrisë. Shqipëria është e të gjithëve dhe ka nevojë për kontributin e të gjithëve”, u shpreh Naço.
Nga ana e tij ambasadori i BE-së, në vendin tonë, Ettore Seqiu, ka rikthesuar se lufta kundër korrupsionit mbetet për BE një nga prioritetet kryesore.
“Lufta kundër korrupsionit janë mjetet e duhura që Shqipëria të ecë në rrugën drejt BE-së. Unë theksova mbështetjen e BE-së për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE dhe që ka të bëjë kryesisht me shtetin e të drejtës, por në veçanti në shtetin e drejtësisë”, u shpreh Sequi.
Ambasadori njoftoi edhe paketë projektesh me vlerë disa milionë euro që BE ka në plan të zbatojë në Shqipëri, sa i takon fushës së drejtësisë