greqiGreqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe e sektorit publik dhe privat, e cila do të kulmojë me protestat e zhvilluara nga sindikatat në sheshet qëndrore të Athinës. Në grevë janë punonjës të shërbimeve publike, të pushtetit lokal, punonjësit e bankave, oficerët gjyqësorë, mësuesit dhe pedagogët. Spitalet dhe qendrat shëndetësore do të punojnë me personel të reduktuar sigurie, për shkak të përfshirjes së mjekëve në grevën e sotme.

Gjithashtu edhe anijet nuk janë nisur nga portet, ndërsa disa fluturime janë modifikuar për shkak të grevës së punonjësve të aeroporteve.

Edhe lëvizjet me autobusë do të jenë të kufzuara, sepse transporti publik është në grevë.

Për shkak të grevës madje janë anuluar edhe shfaqjet e teatrit kombëtar.

Sipas organizatorëve të grevës, protestat zhvillohen kundër masave jopopullore dhe politikave shtrënguese që vazhdon të aplikojë qeveria greke dhe Trojka.