januzajManchester United ka refuzuar ta shes talentin nga Kosova , Adnan Januzaj për Paris Saint Germain. Klubi parisien ka bërë një ofertë marramendëse për klubin anglez , por përgjigjja ka qenë e shpejtë dhe negative nga United.Manchester United talentin Januzaj e cilëson si njërin prej shtyllave kryesore për të ndërtuar skuadër të fort për të ardhmen , ku para disa muajve vazhduan kontratën me të deri në vitin 2018.Trajneri David Moyes e vlerëson Adnan Januzajn si lojtar premtues dhe me potencial të madh , pra nuk pranon asesi ta largon atë nga ekipi për asnjë shumë të hollash citon The Guardian.