LSDM: Në krizën me Kosovën ka politikë
LSDM-ja vlerëson se politika është ajo që ka dorë në luftën tregtare me Kosovën. Sipas nënkryetarit të partisë, Vanço Uzunov, gjithmonë kur të përzihen politika e keqe dhe biznesi, pëson ekonomia e si pasojë, pësojnë edhe qytetarët. Për momentin dëmet nuk mund të vlerësohen, por supozohet se ato nuk do jenë edhe aq të vogla, sidomos që Kosova është partner shumë i rëndësishëm ekonomik për Maqedoninë me të cilin ne kemi suficit në këmbimin e mallrave, thotë Uzunov.
“Sipas mendimit tim, qeveria nuk duhej të lejojë të vijmë në këtë situatë. Esenca është që problemet të zgjidhen paraprakisht dhe të mos lejohet të ndodhin ato. pasi të ndodhin, gjëja e vetme që mund të bëhet është të evitohen shkaqet…. është evidente se bëhet fjalë për politikë, pasi qeveria jonë vendosi taksa për qytetarët dhe automjetet nga Kosova. Kjo nuk është tregti. Këtu u përfshi edhe politike”, tha Vanço Uzunov, LSDM