LDSHM shpalli peticionin për Ligjin për ish-ushtarët e UÇK-së
Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni sot bëri publike peticionin për nxjerrjen e Ligjit për ish ushtarët e UCK-se, duke kushtëzuar këtë me pranimin e vendit në NATO nga ana e Aleancës Veriatlantike. Peticioni do t’i dërgohet në adresë të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, Komisionit Evropian si dhe Pol Wolers, ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni dhe Aivo Orav, ambasador i BE-së në Maqedoni.
Autorë të Peticionit janë LDSHM – Shoqatë për zhvillim e demokracisë-Tetovë dhe OVL – Organizata e Veteranëve të Luftës.
Më poshtë vijon edhe teksti i peticionit dhe kërkesës:
Ne, të poshtënënshkruarit, ish-ushtarë të UÇK-së nëKonfliktin 2001 në Maqedoni, familjarë tëheronjve tërënë nëknfliktin 2001, qytetarë dhe qytetareshqipëtarë të Maqedonisë,
- Duke konsideruar se rehabilitimi moral dhe material i ish-ushtarëve të UÇK-së ishte pjesë e përgjegjësisë Suaj si garant i Marrëveshjes së paqes që u arrit në Ohër me 2001,
- Duke konstatuar se qeveria e Maqedonisë jo vetëm që nuk e përmbushi këtë obligim në mënyrë të ndershme, por e degradoi dhe e deformoi këtë obligim duke nxjerrë një ligj të një anshëm dhe poshtërues, me të cilin rehabilitoi vetëm ish-ushtarët qeveritarë, duke ndryshuar me këtë ligje dhe statusin e palëve në konflikt, me këtë rast ish-ushtarët e UÇK-së definohen si palë e mundur që duhet ndëshkuar, dhe palën tjetër si palë fituese që duhet privilegjuar;
- Duke konsideruar se një trajtim dhe definim i këtillë i ish-ushtarëve të UÇK-së shkel rëndë kushtet dhe principet që vendosën paqen me Marrëveshjen e Ohritsi dhe zbatimi i saj në praktikë përbën një zhgënjim të thellë për ne të nënshkruarit të këtij peticioni;
- Duke shprehur konstatimin tonë se dolëm të zhgënjyer nga NATO si garante e kësaj Marrëveshjeje nda jpërgjegjësisë së saj për pikën e Marrëveshjes sëOhrit që i referohej pikërisht me ligj të rehabilitimit të denjë moral dhe material të ish-ushtarëve të UÇK-së, dhe të cilën përgjegjësi NATO, në mospajtim me rolin e saj në konflikt si ndërmjetëse dhe garantuese i’a kabesuar Qeverisë së Maqedonisë;
Nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, zoti Rasmusen me nënshkrimet tona në këtë peticion kërkojmë:
- Në cilësi të garantueses së Marrveshjes së Ohrit NATO t’i bëjë trysni dhe rekomandim të prerë qeverisë së Maqedonisë që të përmbushë obligimin e marrë nga Marrëveshja e Ohrit për nxjerrjen e një ligji unik për ish-ushtarët e të dyja palëve të përfshira në konflikt me të drejta dhe privilegje të barabarta për të dyja palët e përfshira në konflikt;
- Në cilësi të garantueses së paqës, NATO ta përfshijë nxjerrjen e këtij ligji si kusht të padiskutueshëm për aderimin e Republikës së Maqedonisë në antarësin e NATO-së.
Duke priturpërgjigjen tuaj me kohë, ju lutemi Zotërinjë dhe Ekselenca të pranoni konsideratat e respektin tonë të veçantë.
Linku për nënshkrimet e peticionit:
https://www.change.org/petitions/nato-nxjerrja-e-ligjit-për-ish-ushtarët-e-uck-se-kusht-për-pranimin-e-maqedonisë-në-nato-2
Përfaqësuesi i autorizuar që sot paraqiti peticionin është Besim Hoda.
09:15 – Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni ka alarmuar institucionet ndërkombëtare dhe evropiane në Bruksel lidhur me gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Maqedoni si dhe për çështjen e mosmiratimit të Ligjit për ish-ushtarët e UÇK-së.
Kjo lëvizje ka bërë të ditur se sot në një konferencë me gazetarët në Tetovë do të prezantojë fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve për peticion përmes të cilit do të kërkohet Ligji për ish-ushtarët e UÇK-së.
Sipas LDSHM, kjo kërkesë do të shërbejë edhe si kusht për pranimin e Maqedonisë në NATO. Peticioni do ti adresohet sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen.