Mediat spanjolle në mëngjesin e ditës së premte kanë raportuar se Pep Guardiola, ka vendosur që të largohet nga klubi ku ka fituar çdo titull të mundshëm për shumë pak vite, Barcelona.

Sport, Marca dhe AS kanë raportuar se Guardiola ka refuzuar të rinovojë kontratën me Barcelonën pasi ka zgjedhur largimin nga kjo skuadër.

Askush nuk e ka pritur këtë gjë. Sandro Rosell menjëherë ka konfirmuar se asistenti i Pep Guardiolas, Tito Vilanova do të jetë trajner i ri i Blaugranëve për sezonin e ri 2012-13. “Tito Vilanova është trajner i ri i Barcelonës për sezonin e ri”, tha Rosell. Ndërsa Zubizarreta ka shtuar: “Vilanova e njeh më mirë se çdo kush tjetër këtë shtëpi. Ai e njeh shumë mirë klubin dhe për këtë arsye kemi zgjedhur atë”.