lapsi-3dTë lodhur nga të shkruarit tradicional me laps e letër? Epo, atëherë ju duhet t’i kushtoni vëmendje pajisjes së ‘Lix’. Lapsi i tyre 3D ju mundëson që ju të shkruani dhe vizatoni në ajër nga shkrirja plastike.Kjo nënkupton se me prekjen e butonit ju mund të krijoni objekte vetëqëndruese në një kohë të shkurtër. Kompania Lix me seli në Londër është duke kërkuar mbledhjen e fondeve për pendën e tyre.


Ky laps është 6.45 inç i gjatë, 0.55 në diametër dhe peshon 34.9 gram. Është bërë nga aluminidhe brenda lapsit nxehet plastika në 150 ° C e cila më pas shtyhet nëpërmjet majës si një lëng i nxehtë me prekjen e butonit.

Plastika e përdorur është një fije e hollë me bazë bimore, edhe pse ajo mund të përdorët gjithashtu edhe në forma më të forta plastike.