Kur shqiptarët i mundnin në Beograd serbët
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk nxori asnjë fitues në fushën e blertë. Ky është i vetmi takim mes dy përfaqësuesve të futbollit. Por, mes shqiptarëve dhe serbëve ka pasur përballje të tjera në nivel klubesh.
Një nga duelet më historike është ajo e vitit 1987, mes Flamurtarit të Vlorës dhe Partizanit të Beogradit, e vlefshme për Kupën UEFA.
Në ndeshjen e parë të luajtur në Vlorë, Flamurtari fitoi 2-0. Në ndeshjen e kthimit në Beograd, serbët kaluan në avantazh 2-0 me ndihmën e Fadil Vokrrit, që sot është kreu i federatës së Kosovës në futboll.
Në golin e parë, Vokrri fitoi një 11-metërsh të diskutueshëm që u kthye në gol nga Stefanoviç, ndërsa golin e dytë, Vokrri e shënoi me kokë. Festimi i tij shtë “i papërmbajtshëm”.
Me këtë rezultat ndeshja do të shkonte në shtesë, por për të zgjidhur fatin e takimit ka menduar Sokol Kushta, i cili realizon një supergol.
Në këtë sezon, Flamurtaroi shkoi deri në 16-she, ku u eliminua nga Barcelona me rezultat të përgjithshëm 1-1. Ndeshja në Vlorë përfundoi 1-1, ndërsa në Barcelonë 0-0, duke bërë që spanjollët të kualifikohen me gol jashtë fushe.