Ku mbeti marrëveshja e Konçulit !?
Marrrëveshja e Konçulit të shenohet me ndonjë formë dhe të pranohet në tërësi apo të hudhet poshtë nga palët nënëshkruese. Pala shqiptare e serbe dhe faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar, pra të nënëshkruarit, të takohen edhe ndonjëherë dhe kjo marrëveshje të plotësohet apo të shpallet e vdekur si një marrëveshje që nuk duhet respektuar dhe është inekzistente dhe nuk ka askush obligim për ta respektuar. Asnjëherë palët nënëshkruese nuk janë takuar për të vlerësuar se cilat janë anët e mira dhe jo të mira, cilat elemente duhet të hiqen dhe cilat duhet të shtohen a plotësohen. Kjo marrëveshje u arritë pas një sërë përpjekjeve, konsultave që nuk pushuan asnjëherë që nga fillimi i konfliktit të armatosur në mesë të UÇPMB-së dhe ushtrisë serbe.Mos të harrojmë se kjo marrëveshja u arrit falë sakrificës së popullatës shumicë dhe luftëtarëve të UÇPMB-së. Shtrirja dhe organizimi që kishte krijuar kjo ushtri çlirimtare në këtë krahinë shqiptare për liri, barazi, të drejta individuale dhe kolektive, për shkollim në të gjitha nivelet, për përdorim të simboleve kombëtare, për zhvillim. Prandaj UÇPMB-ja gati e mbulonte territorin e komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
Shqiptarët etnik në këtë Krahinë, kanë arritur të organizohen dhe posedojn tri elemente me peshë dhe rëndësi dhe me aktet juridike ndërkombëtare .
– Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992
– Lufta e aramtosur e UÇPMB-së ,
– Marrëveshja e Konçulit e arritur më 21 maj 2001
Marrëveshja e Konçulit për shqiptarët nga kjo Krahinë e ka rëndësinë sikur Marrëveshja e Ohrit për shqiptarët e Maqedonisë dhe Konferenca e Ramabujes për Kosovën.
Çfarë u realizue pas marrëveshjes së Konçulit
Me këtë marrëveshja u arrit të ndalen përnjëherë lufitimet e armatosura. U bë dorëzimi i të gjithë armatimit që kishin në përdorim ushtarët e UÇPMB-së, nën monitorimin e faktorit politik dhe ushatarak ndërkombëtar. U arrit që Republika e Serbisë t’i rikthej të gjitha forcat në këto pjesë. Suksesi i vetëm që është për t’u përshendetur është: Se në vitin 2002 u organizuan zgjedhjet lokale për pushtetin lokal të tri komunave me shumicë etnike shqiptare. Poashtu pas nënshkrimit të ksaj marrëveshje u ngritë edhe policia multietnike, por jo në përpjestim me popullatën vendase. U formua edhe i ashtuquajturi Trupi Koordinues, që për shqiptarët jo që nuk u pranua nga të gjitha subjektet, por nuk ishte aspak frytëdhënës.
Çfarë mbeti pa u realizuar me marrëveshjen e Konçulit
Nuk u respektua demilitarizimi i këtij rajoni, por edhe më shumë u stërngrakua me të gjitha forcat. Të kujtojm bazën e ndërtuar më të madhe të ushtrisë serbe në Cepotin, vetëm gjashtë kilometra afër qendrës së Bujanocit.
Për ushtarët nuk u ndalën fletëarrestet edhe pse ishin marrë vesh që të amnestohen të gjithë ushtarët e ksaj lufte. Nuk u arrit të krijohen kushte pasi mbi 50 mijë banorë shqiptarë ishin zhvendosur nga këto tri Komuna, nuk u kthyen dhe nuk u paguan dëmet e luftës nga shkatrrimet e bëra. Gati se kanë mbetur vetëm në letër për tu realizuar ku :
-Serbia nuk ka investuar në infastrukturë,
-Për kthimin e të zhvendosurve shqiptarët pa asnjë ofertë ,
-Policët shqiptarë jo në numër dhe hirarkinë komanduese të saj ,
– Shërbyes civilë në administratë, kadastër dhe ndërrmarje publike kemi shumë pak,
– Në gjykata gati se nuk përfaqësohen shqiptarët vendas shumicë,
-Nuk kan shkollim të lartë në gjuhën shqipe,
-Nuk lejohet përdorimi i barabartë i gjuhës shqipe dhe simboleve.
Pra, me një fjalë, shqiptarët nuk gëzojnë kurrfarë të drejtash dhe lirisht mund të shprehemi se janë të diskrimnuar në të gjitha lëmit e jetës.
Për respektimin apo jo të marrrëveshjes së Konçulit, për plotësimin, apo që kjo marrëveshja të konsiderohet e vdekur, nuk janë fajtor vetëm pala serbe dhe faktori politik dhe ushatarak ndërkombëtarë, për këtë po aq ngarkohen me përgjegjësi edhe faktori politik shqiptar, duke menduar dhe për strukturat e organizuara të ish- UÇPMB-së. Nuk u kërkua në forma politike, publike dhe zyrtare lidhur me qëndrimin e kësaj marrëveshje të arritur në Konçul më 21 maj të vitit 2001.
Prandaj me të drejtë parashtrohet pyetja e pashmangshme edhe pas gati një dekade ku mbeti marrëveshja e Konçulit? Kjo është një përgjigje që kërkohet nga faktori politik dhe ai ish-ushtarak i kësaj Krahine, faktori ndërkombëtar dhe ai i Republikës së Serbisë.
21. 05. 201