john_kerrySekretari amerikan i Shtetit John Kerry në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, është ndalur te problem i korrupsionit, me të cilin përballen vende të Evropës Juglindore e Qendrore.“Fakti është që vërejmë një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare”, ka thënë Kerry.
Konferenca e Mynihut për Sigurinë është një aktivitet vjetor, me ç’rast diskutohen sfidat e sigurisë dhe bashkëpunimi SHBA-Evropë për ballafaqimin me problemet aktuale.