Ka humbur jetën shqiptari në Zvicër, goditet nga një pllakë çeliku
Një 61-vjeçar, shtetas i Kosovës ka humbur jetën gjatë kohës që ishte duke punuar.
Ngjarja ka ndodhur në Zvicër dhe 31-vjeçari ka vdekur pasi është goditur nga një pllakë çeliku, në një punishte ndërtimi.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Sipas gazetës zvicerane, kosovari punonte me shtrimin e rrugëve.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por Policia e kantonit të Bernës ka filluar hetimet.
Shpërndaje artikullin në: