JA, PAS DARKËS NË STRASBURG, TË IDHULLIT TUAJ MUND TË JENI TË QETË?!
(REAGIM)
Ndaj peticionit të një grupi intelektualësh që, përbëjnë një kolgomerat titisto-rugovistë dhe disa veprimtarëve , -vërtetë të dëshmuar kombëtarisht, por të mashtruar nga këto rryma “demo (n ) kritike, që, fatkeqësisht, po fshihen me idetë e tyre, pro-fashiste.
-Kjo kërkesë në formë peticioni “famoz” fillon me lutje fetare; hoxhallarësh apo priftërinjsh, ata e dinë: “Në emër të Kombit e të Zotit, ndërprisni grevën në Tiranë!
-Kjo, paraqitje fetare e përzier me farsa, ”shkencore” bëhet me këtë titull “bombastik” i përzier me lutje fetare dhe argumente “shkencore”, nga ata intelektualë të “spikatur” të njëqind flamujve, që aq shumë i ka për qejfi Sali Berisha si mik i serbomëdhenjve, të Fazlliqit & Co.
-Pa dyshim, “Bota sot”, si zëdhënëse e përbetuar e pro-titistëve dhe rugovistëve; e ka bërë me gjithë dëshirë publike këtë klithmë të shkretë të tyre.
-Kjo, natyrisht nuk i ka befasuar aspak njerëzit përparimtarë, por i ka befasuar jo pak ata; fakti që, si ia ka lejuar vetes dhe Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, një veteran i përpjekjeve për liri e ribashkim kombëtar, Hazir Shala, që t´i bashkohet këtij “Apeli”, i cili qenka “i më shumë se 100 intelektualëve nga Kosova, i publikuar më 18 maj?!!
-Lexuesit e kanë lexuar vetëm ca ditë më parë se, kësaj klithme të mjerë të tyre i ka paraprirë, një reagim po aq i mjerë dhe qyqar i akademik, Mark Krasniqit, i cili siç dihet nga biografia e tij e hershme, ishte mik i serbëve; -pra, ishte i martuar me një serbe, prandaj, kjo është krejt e natyrshme, që kur i rrezikohet “baxha” përpiqet që në gërhamat e fundit të pleqërisë alias, matufërisë së tij; që t´ia qajë hallin dhe të merr mundimin e kotë; që, t´i vijë në ndihmë pështjellaqit të klanit të Zemunit, që mos ta humbas pushtetin e tij të krimit dhe të korrupsionit; kjo, mbase i shkon përshtati më së miri maksimës së vjetër popullore se: “miku i mikut tim, është miku im”!
-Ky, shkretan politik, deri dje, e kishte të lidhur karrocën e shkatërruar, Partinë Demokristiane të Kosovës, si filiale të LDK-së, rugoviste, ndërsa tani si po shihet “me urti” po dëshiruaka ta lidhë gjetiu; pra, me PDSH-istët e Salos që aq shumë iu paska këputur xhani, sepse lidhja e tij me serboçetnikët e Beogradit, i bashkon si dy pika uji në një gotë
-Sa interesant! Sa tragjikomedi!
-Kjo kërkesë e “famshme” dhe njëkohësisht, tragjikomike, më bëri të kujtohem vallë kush qenka bashkuar me këta intelektualë të dëshmuar për besnikëri ndaj të huajve -kjo Lëvizje Kombëtare Shqiptare, që, për çudi e jo për mahi; qenka dhe “kosovare”, e nuk denjojnë ta quajnë veten me emrin autentik, shqiptare, tani, kur më së paku kësaj Lëvizje që pretendon ribashkim kombëtar, i duhen ndasitë kombëtare, madje askund, askund…!
Vetëm palaçot “analistë” të tipave; matoshi, kelmendi, shala, spahiu, gashi -e të tjerë “kosovarë” trutharë, që iu ka marrë koka erë titiste dhe “evropiane”; që prej kohësh bëjnë zhurma për një “komb të ri, kosovar”!!!
-Nuk dua të besojë që, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, e hanë këtë mashtrim, si “sapunin për djathë”!
Hazir Shala, kryetari i saj, i cili njihet për më tepër se tri dekada si atdhetar dhe veprimtar i madh pavarësisht se, gjatë rrugës së rrëpinjt të luftës për liri -si çdo veprimtar i ka baticat dhe zbaticat e tij; por, pa harruar të theksoj faktin e ndritur që, jo vetëm ai, por edhe bijtë e tij janë veprimtarë të denjë të çështjes kombëtare; prandaj reagimi im dua të konsistojë në faktin që; ky burrë tashmë me një bagazh të pasur kombëtar, nuk do të duhej të binte aq lehtë në mashtrime që t´i bashkohej këtij grupi të intelektualëve “të ndritur” që, po iu digjeshin zemrat për Saliun e jo për Shqipërinë!
-Hazir Shala, do të duhej të reflektonte pozitivisht, të mos ngutej por, t´i pyeste këta nismëtarë hyzmeqarë të qeverive reaksionare pro-titiste e pas-titiste, në Prishtinë dhe në Tiranë:
-Vallë, ku paskan jetuar deri tani, këta intelektualë “ të paanshëm” dhe “kombëtarë të mëdhenj”, -që tani e marrin mundimin t´i lusin grevistët e PS-së, që pas 19 ditësh grevë për hapjen e kutive, aty ku si në “Kutinë e Pandorës”, fshihen turpet, tradhtitë dhe hajnitë e qeverisë “berisha 2” , që, -pa u zbardhur e vërteta të dalin nga greva e tyre heroike?!
– A paskan jetuar këta “intelektualë kombëtarë” dhe “demokratë të shquar, në Hënë apo në Jupiter?!
Hazir Shala, do të duhej t´i pyeste intelektualët “kosovarë”:
-Pse, nuk e këshilluat as e kritikuat idhullin e tyre, S. Berishën, për faktin që, pa kushte në vitin 1993 e njohu Maqedoninë shtet, ende pa u zgjidhur drejt çështja e shqiptarëve autoktonë, që jetojnë në trojet e veta?! -Pastaj, ku ishit ju zotërinj “mendjendritur”, që asnjëherë nuk morët mundimin ta lusni idhullin e tuaj pro-fashistin; Sali Berisha, që ta ndalonte ca dorën e tij gjakatare qe dy dekada, të mos e bëjë Shqipërinë herë shkrumb e hi, me ngjarjet e vitit 1997, kur e humbën jetën mbi 2000 qytetarë/e, vetëm për të ruajtur pushtetin e tij “monarki e pashpallur”; -pastaj, në tragjedinë e Gërdecit, kur e humbën jetën 26 qytetarë/e ; që ai dhe ministrat e tij të kishin përfitime, përfitime me miliona ero dhe dollarë?!
Pse Hazir Shala, nuk i pyeti këtë grup intelektualësh “kosovarë”, pse prej tyre nuk është këshilluar, kritikuar asnjëherë; kur e bëri batërdi-kërdi: -e bëri të qullosur e të varfër Shqipërinë nga vërshimet e ujërave rrëmbyera, “demo(n)kratike”, -që nga jugu në veri?!
-Pse Hazir Shala, nuk i pyeti këta intelektualë “kosovarë”, -a keni reaguar ju ende, për faktin se, në qeverinë e S. Berishës, janë të ulur këmbëkryq si në “kullat e mordeve të mëdha” në qeverinë dhe në parlamentin njëpartiak të tij, “njerëz”, të “hurit e të litarit dhe xheparoshë”, -prandaj, pse nuk i largon ata; -por, me një dinakëri prej dhelparaku dhe me një cinizëm prej xhelati i mbron me “ushtën” mesjetare të imunitetit të deputetëve dhe të qeveritarëve.
-Pikërisht për këtë, këto ditë Ina Rama, gjykatësja e caktuar për tragjedinë e Gërdecit, hapur deklaroi: “Imuniteti i disa pushtetarëve, po i pengon gjykatat t´i zbardhin veprat, (krimet – shën. im) e tyre?!
-Pse Hazir Shala, nuk i pyeti këta intelektualë të “mendjendritur”, pse asnjëherë nuk e ngritën zërin kundër shkatërrimeve e dëmeve që ky satrap po ia bënë Shqipërisë që nga shitja e pasurive të mëdha kombëtare, sipas “pazarit” ballkaniko-evropian, “Shqipëria 1 euro” e gjer tek “Marrëveshja Detare” me Greqinë, e cila u demaskua nga heroi ynë i madh, ish-ushtaraku, Myslim Pasha; të cilin unë, për respektin e madh që kam ndaj guximit të tij e quaj: “Myslim Peza i dytë”.
Marrëveshje kjo, e cila pastaj nuk u pranua as nga PS-ja, e cila, pastaj këtë shitje detare, të 300 km , katrorë, -e çoi në Gjykatë, dhe fatmirësisht, “u lëshua poshtë”, nga Gjykata e Lartë Kushtetuese e Shqipërisë.
-Ju, “intelektualë të ribashkimit” që çirreni deri në qiell, kur thoni: e përkrahim edhe Çamërinë, pse nuk e demaskuat tradhtinë e S. Berishës në “Marrëveshjen Detare”, me Greqinë?!
-Populli ynë e thotë një fjalë të urtë popullore: “Nëse të besoj, e më mashtron (apo më vjedh njëherë) të qoftë hallall, por, të dytën herë, as ta bëj hallall as nuk të lejojë “!
-Kjo, faktikisht i ka ngjarë opozitës socialiste dhe jo vetëm socialiste, në Tiranë; gjatë zgjedhjeve që nga vitet 1996 -2009, prandaj, pakënaqësia e arsyeshme e kombit shqiptar, ndaj berishistëve po qëndron e mprehur deri sot.
-Po e ritheksoj se, kësaj radhe me të drejtë, -këtyre mashtruesve të pacipë, “Ua treguan vendin tek thana”!
-Pse Hazir Shala, nuk i pyeti këta intelektualë “kosovarë”, a keni reaguar ju kur S. Berisha në kohën kur i shiste naftë Serbisë së S. Millosheviqit, i burgosi luftëtarët e lirisë së trojeve shqiptare; Adem Jasharin, Zair Pajzitin, Fehmi Lladrovcin, Luan Hajradinajn e shumë të tjerë.
-Pse këta intelektualë, që aq shumë ia paskan drojën se, S. Berisha po t´ i hapë kutitë do ta humbë pushtetin e tij të krimit dhe të hajnive; nuk kërkuan prej idhullit të tyre që të zbardhet vrasja tinëzare e njërit prej pishtarëve të organizuar të UÇK-së, Remzi Hoxhës.
-Por, nga dora e zgjatur e politikës së tij, edhe sot po zvarritet zbardhja e atij krimi, vetëm për faktin që, i madhi atdhetar i zbuloi atëbotë lidhjet Salo-Rugova-Moillosheviq, pra takimin e tyre në Ohër, e kishte të incizuar, kjo, natyrisht do t´ua rrënonte nga themelet pushtetin e tyre qyqarë dhe kriminal të treshes së errët.
Njëri ndër të nënshkruarit në këtë apel “famoz” qenka dhe akademiku , Esat Stavileci!!!
-Është në ndërgjegjen e secilit se, çka merr guximin moral dhe qytetar të nënshkruan; mua kjo aspak nuk më habitë!
-Them kështu, sepse prej kohësh ky ishte dhe ka mbetur një vasalë i mjerë i rrymave “të forta” që, me mashtrime e dhunë mbronin dhe e mbrojnë pushtetin!
-Por, habitem se si ky “mendjendritur” edhe si jurist, nuk është në gjendje ta kuptojë që një dishepull i jurispondencës shqiptare, si Luan Omari, qe njëri nga përkrahësit e grevistëve në Tiranë, Ay, burrë atyre iu dërgoi trëndafila si shumë intelektualë të mëdhenj, si Agolli , grevistët i përkrahu akademiku dhe ideologu i ribashkimit kombëtar, Rexhep Qosja e të tjerë…
– Sikur grevistët të mos e kishin edhe të drejtën kushtetuese jam plotësisht i bindur që Luan Omari, ai plak i urtë, nuk do të shkonte t´i përgëzonte ata, vetëflijues për mbrojtjen e votave të vjedhura…
-Esat Stavileci, “nuk e din” apo nuk dëshiron ta pranojë sinqerisht se, në Tiranë ekzistojnë rryma politike pro-sllave me në krye dhëndrin e tyre, Sali Berishën.
-Pse ky nuk u tregua i vendosur që, si jurist me përvojë të gjatë në këtë lëmi, (ani pse nën regjime titiste e pas-titste) është njohës i shkëlqyer i jurispodencës -drejtësisë; sa i përket fushëveprimit të zgjedhjeve; pra, pse nuk u prononcua me kohë dhe t´i thotë, ndal, padrejtësisë dhe shkeljes së mendimit të lirë. Pra, po të ishte i vendosur, për hir të drejtësisë do të kërkonte medoemos hapjen e kutive!
-Mbase, as për këtë, nuk befasohem aspak; për faktin që, dituria shkencore e tij konsiston në argumentet e politikave ditore e jo as kombëtare as shekullore. Pastaj, atij dijetari “demokrat” alla titist , dua të shtroj pyetjen a ke reaguar gjer sot kundër falltarëve të politikës së shpikjes serbomadhe dhe përkrahësve të tyre; të “kombit kosovarë”, që i ceka më lart!
-Por, këtu dua të theksoj qartë të vërtetën se, reagimi yt nuk erdhi as do vijë, për faktin që ti fort mirë e din, që në këtë “ndërmarrje turpi”, kishin dhe kanë gisht dhe miqtë e S. Millosheviqit; Rugova dhe Berisha.
-Ata, që nga vitet 90-ta, e kanë bërë këtë projekt “famoz” me strategji të errëta që ta përçajnë më lehtë, kombin shqiptar; që, Kosovën ta pranojë si një shtet me “pavarësi të kushtëzuar” dhe viset veriore të saj, t´i bëjnë “mish për top” tek të huajt, që edhe shpirtërisht e jo vetëm gjeografikisht t´i ndajnë shqiptarët.
-Por, me bindje të plotë e them që, kot e kishin dhe e kanë soji i tyre, i pjellës së i zvarranikëve, -sepse kombin shqiptar s´ka forcë në botë që mund ta ndajë shpirtërisht: as, me gjuhë as me flamur!
-Ndërsa, gjeografia e tij është copëtuar shekujve, mbase jo vetëm nga sulmet armike të njëqind flamujve; por edhe si shkak-pasojë i servilizmit të qyqarëve politikë dhe shkencëtarëve të njëqind flamujve, të pa kurriz që i kishte dhe që, mjerisht ende i ka në trupin e saj. Kjo, ndarje ka zgjatur shumë, kujtoj që, kjo do të korrigjohet nga historia jonë e re; por, jo duke bërë sehire, -por duke i hapur krahët për t´i përballuar stuhitë e natyrshme të moteve të mëdha!…
-E ritheksoj përsëri se, përkundër respektit të madh që kam ndaj atyre dishepujve të shqiptarisë, të cilët që nga vitet 50-ta, në krye me bacë Adem Demaçin ia hapën krahët atdheut dhe i thanë JO, fashizmit serbomadh, Hazir Shala ishte njëri nga ata; prandaj, duhet të kishte pasur kujdesin dhe maturinë e duhur që të mos binte në gabime të tilla politike, duke e mbrojtur një mik të serbëve, të mos e mbronte një tradhtar, si S. Berishën, ashtu siç ka vepruar dhe po vepron; “Bota Sot”!
-Aspak nuk është i mençur veprimi që të sulmohen socialistët dhe të burgosurit e ndërgjegjes ashtu në heshtje; nga kushdo qoftë në emër të djathtizmit.
-Pra, askush mos t´i ushqejë ketë iluzionet se shqiptarët do të hyjnë si të barabartë në Evropë, duke e mohuar e vjedhë votën e lirë! Nuk shkohet në Evropë, duke e mohuar të drejtën e votave, pa harruar të theksoj faktin që, Evropa sot, po vepron sipas qejfeve të Serbisë; madje, dhe në politikën e saj ka mbetur peng që prej viteve 30-ta; atëbotë Evropa fashiste dhe Serbia e kanë përkrahur regjimin kriminal të Zogut e jo regjimin vërtetë demokratik të Fan Nolit, ndërsa, tani po shihet nga të gjithë se, më shumë po e përkrahin Sali Berishën, djathtistë se Edi Ramën, majtist. Po, a nuk kam të drejtën tani të shtroj pyetjen, po ku e solli Shqipërinë, Evropën dhe Ballkanin ajo përkrahje e marrë nga politika e asaj kohe.
Kujdes! Mos të përsëritet historia tragjike e popujve!
Hazir Shala, nuk do të duhej të binte në pozita të mjera -të njëjta me ato të Mark Krasniqit, i njohur si një mik i shquar pro-jusllav.
Ju, akademikë ”të nderuar”, po flini tërë kohën si arinjtë polarë, po zgjoheni llahtarshëm vetëm nga erërat e vërteta demokratike në Tiranë dhe gjetiu, atëherë kur po rrezikohen idhujt tuaj të pakokë!
Çudi dhe tragjikomedi!
Juve, që nuk u zgjuan krismat e Vlorës as të Gërdecit, u zgjoi rreziku i pushtetit të Sali Mistrecit!
Kujdes! Mos i mbroni të inkriminuarit e një pushteti gjakatar, kujtojeni Mediun që, po ndiqet nga gjyqet e zvarritura në Tiranë, si kriminel, kujtojeni Bashën që po vrapon gjyqeve, por, padrejtësisht po e mbron ”ushta” e imunitetit si një hajn i damkosur, që ia bëri ”rrugës së kombit”, të tuneleve të rrënuara, nga mashtruesit e popullit!
-Por, të gjitha hajnive ua kalon vjedhja e votës, aty vidhet ngjyra e gjakut, aty vidhet ideja e shpirtit të njeriut, vidhet vet identiteti dhe liria e tij.
-Pas gjithë asaj greve urie biblike, të shqiptarëve socialistë, idhulli juaj, Sali Berisha “e hëngri” darkën në Strasburg, -tani mund të shpresoni se, lutjet tuaja do të realizohen, pasi kjo të bëhet me ulje gjakrash në Tiranë, -të bëhet hapja e kutive!
Suedi, 23.05.2010
