altLideri RDK-së, Rufi Osmani në intervistën dhënë për javoren ‘Gragjanski’ edhe zyrtarisht ka konfirmuar se deputeti Izet Zeqiri ka shumë mundësi të jetë në garë për kryetar të Tetovës në zgjedhjet e ardhshme lokale.Në pyetjen nëse do kandidohet për kryetar të Gostivarit edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale Rufi Osmani deklaron: “Kjo është një çështje e hapur. Në mvarshmëri nga kualiteti i kandidatëve të konkurentëve tanë mundet të konkuroj ose të ofrojmë një kandidaturë tjetër. Qëndrimi im është që në këto zgjedhje RDK duhet që ti nominoj kuadrot më cilësore, veçanarisht në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe komunat tjera ku kemi gjasa reale të fitojmë ose të jemi faktor vendosës për fitore në rrethinë e dytë dhe realizim të shumicës në Këshillat komunale”.

Kryetari i RDK-së Rufi Osmani në vazhdim të intervistës paralajmëron edhe kandidaturën e deputetit Izet Zeqiri në garën për Tetovën. “Sipas të gjitha vlerësimeve, tandemi Izet Zeqiri-Rufi Osmani do jetë favorit për fitore të RDK-së në Tetovë dhe Gostivarë. Mendoj se unë dhe kolegu im Zeqiri duhet që politikisht të viktimizohemi në këto zgjedhje lokale në funksion të rritjes së aftësisë konkuruese të RDK-së në nivel nacional”, deklaroi Osmani në Intervistën për javoren ‘Gragjanski’.

Portali tetova1.com që me 16 gusht në tekstin ” Izet Zeqiri kandidati i RDK-së për komunën e Tetovës? ” paralajmëroi se deputeti Izet Zeqiri ka gjasa të jetë pjesë e garës për kryetar të Tetovës në zgjedhjet e ardhshme lokale.