Intervistoi: Blendi Fevziu
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ishte mbreme ne nje interviste qe zgjati me shume se tre ore, ne emisionin “Opinion” te Tv Klan. Rama iu pergjigj nje morie pyetjesh qe lidhen me aktualitetin politik, ekonomik dhe social ne vend. Kreu i PS refuzoi te jape pergjigje te qarte lidhur me akuzat qe i jane bere rregullisht prej tre muajsh nga mazhoranca, se eshte zhytur ne afera korruptive. Kreu socialist, ishte i qarte ne pohimin e tij se eshte i hapur dhe mirepret cdo lloj partie qe te behet pjese e koalicionit opozitar, me synim per te rrezuar kryeministrin aktual, Sali Berisha. ne kete pike Rama theksoi se mirepriste futjen en koalicion te Frymes se Re Demokratike, e drejtuar nga ish Presidenti dhe ish nenkryetari i PD, Bamir Topi, si dhe Aleancen Kuqezi qe drejtohet nga ish nenkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu, edhe ai ish perkrahes i PD.Kalkulimi eshte, se Berisha ka qene 13 vjet, ky justifikim, qe kishte ose nuk kishte vota?

Enver Hoxha ka qendruar thuajse 50 vjet, kjo nuk eshte per te qene krenare. Berisha sot eshte ne krye te nje qeverie me zgjedhje te vjedhura dhe per shkak te zgjedhjeve te vjedhura, nuk e ka marre voten e shumices se shqiptareve, por e ka grabitur. Nuk eshte ne gjendje te jape asgje nga ato qe shqiptaret meritojne, por perceptojme nje rrenim te pergjithshem. Nuk kam ardhur te merrem me heroin tuaj, kam ardhur per te folur fale edhe pyetjeve me audiencen tuaj dhe per te thene se jetojme ne nje vend, ku kercenimi per sigurine, ka shkuar ne ushqimin baze. Eshte bere kercenim qumeshti, mishi, ate qe shqiptaret konsumojne, me nje ndryshim shume te madh, nderkohe qe kur ndodhin ne bote ne kompani te caktuara gjera te tilla, qeverite nuk i thone hajeni se ju ben mire. Kjo qeveri dha garanci per qumeshtin, se nuk ka problem. Komisaret keputen nga plumbat sikur te ishin plepa, duke dhene mesazh te qarte e te frikshem, se sot jeta e qytetareve, eshte e kercenuar dhe se sot organizata me e rrezikshme kriminale ne Shqiperi, eshte kupola drejtuese e MB dhe policise se shtetit.

Ndiqni materialin filmik ku keni deklaruar se do te ngrini ne kembe popullin dhe i dhate vetem 10 dite kohe. Ultimatum? Kronika eshte marre nga emisioni i zotit Bushati…A eshte ultimatum?

Kete gje ben opozita. Kush pagoi per vazhdimin e historise, ne ate gjuhe qe eshte jashte standardeve te komunikimit dhe kush paguan sot, per faktin se eshte vjedhur vota, per faktin se nuk behet transparenca e zgjedhjeve, kush paguan sot per faktin se nje qeveri e dale nga vjedhja e votes se popullit, nuk i jep popullit mundesi qe te qeveriset sikunder populli e meriton, por i tregon vetem perralla e genjeshtra, e ka katandisur popullin ne pike te hallit, qe fatmiresisht eshte drejt perfundimit. Ne 23 qershor, kjo histori do te mbaroje e do te hapet nje histori e re. Sot Shqiperia eshte bere gazi i botes, eshte bere nje vend jo serioz e shihet nga gjithe bota, si nje sekelldi. Qe te vije sekretarja e shtetit amerikan e t’i drejtohet parlamentit ne vitin e 100 vjetorit, ju lutem beni zgjedhje te lira, do te thote se zgjedhjet e lira kush i ben? Opozita? Apo i garanton qeveria? Shteti i kapur, shkaterrimi i konkurrences ne treg, eshte shkaterrimi i cdo elementi sigurie, ndaj sot shqiptaret jane te pambrojtur. Shqiperia nuk ka nje polici qe e mbron, eshte e gjitha perballe krimit, qe ka marre yrysh e nuk e ndalon kush.

Ku bazoheni per shifrat?

Ne komunikim me publikun dhe sondazhet qe jane profesionale. INSTAT nuk arrin dot me te ndjeke hapin e perpjekjes per te ndertuar Shqiperine e genjeshter. E degjova kryeministrin, qe tha se 92% e nxenesve qe mbarojne shkollen 8-vjecare, shkojne ne shkolle te mesme, merrni shifrat e INSTAT. Genjeshtra.

Ka 21 vite qe e degjojme?

Nuk ka 21 vite, sepse nese jeni krenar per menyren se si perfundoi mandati presidencial i Berishes, ky eshte problemi juaj. Nese jeni krenar per menyren se si qeveris Berisha, ky eshte problemi juaj. Problemi im, eshte se sot qeveria eshte bere gazi i botes. Qe te vije sekretarja e shtetit te SHBA dhe t’i drejtohet parlamentit te Shqiperise, ne 100 vjetorin e vendit dhe te thote; ju lutem beni zgjedhjet te lira…..

Klinton tha se nese doni te shihni demokraci funksionale, shkoni ne Shqiperi?

Nuk eshte fare keshtu sic thoni ju. Qe zgjedhjet jane problemi me madhor ne Shqiperi, pergjegjese nuk eshte opozita. Por, pertej pergjegjesise ka dhe nje pasoje, eshte shkaterrimi i cdo elementi sigurie. Ndaj shqiptaret jane te pambrojtur. Nuk ka polici qe e mbron, eshte e gjitha perballe krimit qe ka marre yrysh. Nje oficer i larte policie, me ka shprehur te verteten e hidhur. Ne ’97, tha mbaheshin vetem rruget e Shqiperise, sot krimi ka marre edhe rruget.

Ku i llogarisni keto?

Ju mund te thoni patjeter, se edhe po s’e thate ju, e thote kryeministri. Ne bazohemi ne komunikimin me publikun dhe ne sondazhet tona, qe jane teresisht profesionale.

Tuajat?

Po te kujt? Te Saliut, apo te INSTAT? Edhe vete INSTAT, nuk arrin ta ndaje Saliun ne perpjekjen e genjeshtrave.

Sa polici ka shteti?

I keni numeruar ju?

Po. Jane kater.

I keni numeruar gabim. Kur kam folur per polici ujore, kam bere ekzagjerime. Te gjithe keto, jane nje lukuni trupash qe shkojne pas njerezve dhe qe jane vetem per t’u futur njerezve duart ne xhepa. Shteti funksionon vetem me nje polici. Italia le te kete polici sa te doje. Pas 23 Qershorit do te kete vetem Policine e Shtetit Shqiptar. Lere policine e burgjeve, ushtarake. Une po flas per trupa qe jane ngarkuar per kontroll terrorist, nje inspektorat ndertimor, nje lukuni. Te gjitha keto, nuk do te ekzistojne me. Te gjitha keto funksione, do t’i marre Policia e Shtetit. Nuk do ndodhe me, qe dikush merr e sharron pemen dhe polici i rendit thote, nuk e kam une, e ka ai i mjedisit.

Keto jane per barsolete?

Nese ka konkurs barsoletash, e fiton Qeveria e Saliut.

Shume njerez qe keni angazhuar ne programin per rendin, jane perjashtuar nga forcat e policise per shkelje?

Keta kane zaptuar institucionet dhe nga dritaret e institucioneve, bejne opoziten e opozites. Opozita nuk shpif asgje. Une nuk shpif.

Ju thoni 70 per qind e shqiptareve jane te kercenuar?

Nuk eshte shpifje, eshte shifer e nxjerre nga sondazhet. Eshte 70 per qind e shqiptareve, qe thone se ndjehen te kercenuar per jeten dhe pasurine.

Ju nuk mund te flisni ne emer te shqiptareve?

Ju jeni mesuar te flisni ne emer te nje njeriu dhe mendoni se une s’kam te drejte te flas ne emer te Shqiptareve. Ju s’keni pse ankoheni se flas ne emer te shqiptareve.

Ministria e Brendshme ka deklaruar sot, se pak kohe me pare ju jeni takuar me personin e akuzuar per vrasjen e kryekomisarit?

Nje reagim monstruoz ndaj nje qendrimi te qarte dhe konkret, tonin. Qendrimi yne eshte i qarte dhe konkret: problemi ketu nuk eshte fakti, se nje numer drejtuesish te policise jane ne fotografi me nje te akuzuar per vrasje. Problemi ketu, eshte historia qe tregojne keta. Zv/drejtori thote erdhi te bente foto me mua. Pse Leo Mesi eshte Kulicaj? Pastaj vjen ai per te bere foto dhe keta e hedhin ne “Facebook”-un e tyre. Historia e ketyre alibive, tregon se dicka shume e rende fshihet, por pertej ketij fakti konkret, e perseris, se nuk e njoh personin fare dhe nuk e kam takuar. Fotografi me nje njeri te akuzuar per vrasje ne, darke keta per ta bere deputet. E kuptoni se cfare tallje, poshtersie eshte kjo ne kurriz te ketij populli, qe duhet te degjoje kete spektakel mizerabel? I rrethuar eshte kryeministri, ai e ndjen rrethimin perdite.

Nuk e keni kandiduar?

Kjo eshte teknika, t’i neveritim njerezit, qe perballe cdo fakti, te dukemi njesoj. Foto me nje te akuzuar ne, darke keta per ta bere deputet. E kuptoni cfare poshtersie eshte kjo?

Ju folet per vrasjen e komisarit te ndjere?

Fola per faktin, qe e di gjithe Policia e Shtetit. E dine te gjithe njerezit qe sakrifikojne dhe jane te tradhtuar nga kupola drejtuese, e cila eshte organizata me e rrezikshme kriminale vend…Merreni raportin e DASH dhe shikoni sesi flet per lidhje te zyrtareve te larte te shtetit me krimin e organizuar.

Cilet zyrtare, te Ministrise se Brendshme?

Po, zyrtaret e Ministrise se Bujqesise kane njemije mekate, por nuk besoj se kane lidhje me krimin e organizuar. Policia e shtetit eshte tradhtuar nga elita drejtuese, e lidhur me kanalet e kontrabandes, operacionet e kunder krimit.

A ka qene kjo polici qe arrestoi 15 banda ne 2005?

PS kur ishte ne qeveri, beri cfare diti dhe cfare mundi dhe per ato qe nuk beri apo i beri keq, doli ne opozite. Jemi tete vite, pasi keta erdhen ne qeveri, per te qeverisur me duar te pastra.

Cili eshte qendrimi per varrosjen ne varrezat e deshmore te dy ish punonjesve te SHIK, te vrare ne ’97?

Farse, farse, farse.

Dy police te vrate duhen nderuar?

Dy punonjes te vrare ne detyre, mund te jene viktima te nje dhune, por jo cdo punonjes i shtetit i vrare ne kushte te caktuara, mund te shkoje ne Varrezat e Deshmoreve. Para se te cojne ne varrezat e deshmoreve dy punonjes famekeq te SHIK, te cojne ne Varreza e Deshmoreve punonjesin e vrare ne Kukes. Varrezat e Deshmoreve, jane varrezat e atyre qe jane vrare per akte heroike ne krye te detyres. Por te ndertosh nje alibi te gjithe, per te treguar se po varrosim ne varrezat e deshmore heronj qe i rezistuan rebelimit komunist, ky eshte turp.

Ata i varrosi shteti?

Ku ka shtet ketu. Ketu ka pushtet. Ata ishin ne varret e tyre, shkojne i nxjerrin dhe sajojne nje histori per te thene, qe ishte nje rebelim komunist, kur ne fakt ishte nje revolte pas grabitjes diten per diell, nga presidenti i asaj kohe.

Zgjedhjet nuk jane kusht thote Fyle?

E dini, qe zonja fliste ne emer te presidences dhe zonja, nuk eshte me pjese e presidences se BE. Ai filmim nuk eshte aq i vjeter, por gjerat kane ndryshuar. Qe zgjedhjet jane kusht, e kane thane te gjithe.

Kush?

Ministri i Jashtem i Gjermanise, ne viziten qe beri ne Tirane….

Jemi ne nje moshe qe nuk luajme dot pa nxehje. Z. Blushi tentoi te luante pa nxehje…

Edhe ne kete rast, mbrapa Saliut vajte. Dhe ai e permendi Blushin. Ajo qe dua te them eshte, se ka nje mit te ngritur ne Hava per te ngritur vemendjen e publikut nga problematika. Gati sa nuk thuhet se i vetmi problem qe ka ne kete vend, eshte opozita. Opozita eshte shume e rendesishme ne cdo vend. Ketu opozita ka meriten, se ka arritur ta mbaje gjalle..

Pse nuk i votoni keto tre ligjet? Cfare ju prish ju pune, qetesoni dhe znj. Topalli, qe shqetesohet gjithmone.

Nuk thone fare nderkombetaret, votoni tre ligjet. Ne fakt qetesimi i znj. Topalli, do te ishte nje kontribut ne kete vend. Rregulloja e Kuvendit ka qene nje dokument qe ka pasur konsensus historikisht. Eshte prishur ne menyre te njeanshme, nen drejtimin e zonjes ne fjale. Eshte marre ekspertiza nderkombetare dhe ka nje draft, qe eshte konsultuar. Persa i perket ligjit per GJL, ne e kemi thene se kush eshte problemi yne. Kjo qeveri duhet te zbatoje vendimin per Qarkun e Fierit. Pavaresisht ketyre, eshte qartesisht e thene, shkoqur fare, pak dite me pare ambasadori i Britanise e tha hapur; lereni kete estrade, leri keto tre ligje, se ne nuk bejme teater. Ne kemi qene te gatshem t’i votojme.

Kur?

Kam kerkuar ne cdo moment, qe kryeministri te ulet ne tryeze dhe te hapet dialogu per te shkuar drejt degjimit te opozites. Ai nuk e lidh me zgjedhjet ne Fier, ne e lidhim. Per shkak se vendimi i Gjykates se Larte nuk zbatohet, atehere zgjedhjet mbeten pezull atje.

Akuzoni per drejtesine, nderkohe qe ajo eshte drejtuar nga dy njerez, qe i keni ne koalicion?

Qe i kam ftuar une eshte e vertete, po qe i kam ne koalicion, ku e gjeni kete. Drejtesine ne Shqiperi e ka shkaterruar pushteti i nje njeriu. Makthet ne raport me drejtesine e nje njeriu, kryeministrit.

Kontributet edhe ne vendet e zhvilluara i kane individet?

Ne Shqiperi jane pasuruar individet. Sipas jush jane pasuruar, policet, fermeret, mesuesit dhe tani qe u pasuruan tani duhet t’ua veme ketyre pjesen me te madhe te barres dhe nga nje rroge qe nuk paguajne dot ushqimin dhe nuk bejne dot pushime sic ben shtresa e mesme, sepse ne Shqiperi shtresa e mesme, qe eshte ne fillim te formimit te saj, goditet me taksen e sheshte. Une nuk krahasoj Shqiperine as me Gjermane, as me Suedine dhe as me SHBA.

Taksa progresive do te perdoret vetem te rrogat?

Dua t’ju them edhe nje gje, taksa e sheshte nuk ka sjelle asgje nga ato gjera, qe duhet te sillte. Ua thote INSTAT kete gje qe thote se te punesuarit ne fund te vitit, ishin 973 mije vete, sot jane 922 mije, mungojne 51 mije.

Ju premtuat 300 mije vende ne Bashkine e Tiranes?

Nuk kam premtuar 300 mije vende ne Bashki, i kam premtuar ne krye te PS. E dini sa kane punesuar zyrat e punes, nga 144 mije kane punesuar 728 veta. Me kollaj e kap punen ne bixhoz, sesa e kap ne zyren e punes.

Keni firmosur nje leje?

Kryetari i Bashkise, firmos cdo leje qe jep Keshilli i Rregullimit te Territorit dhe keshilli qe ka dhene lejen ne fjale, ka qene ne shumice i PD-se. Ne 2006 ka qene ne shumice i PD, qe nga 2005 dhe deri diten kur kam ikur e ka dhene PD, e kane dhene anetaret e PD-se. Une nuk i kam thene askujt, e ke nga une lejen. Ata qe kane marre lejen, kane pasur pronen dhe nuk ia kam dhene une. Nuk ka leje te dhene ne Bashkine e Tiranes, qe nuk eshte ne perputhje me rregullat.

A eshte ne perputhje kjo leje?

Po, eshte ne perputhje me rregullat.

Keni thene do hap 300 mije vende pune, kaq kishit premtuar ne Tirane. Si do hapnit 300 mije para dy vitesh ne Tirane dhe tani do i hapni ne gjithe Shqiperine?

Nuk kam thene ne Tirane. Ja ku eshte programi, se eshte pjese e gjithe strategjise per te shpifur. Jo juaja, sepse ju nga ata i merrni.

Une kam ekspert te pavarur, Artan Hoxhen..

Artan Hoxha? Gjeolog, qe ju ben ekspertize ekonomike dhe qe deshet ta benit president…

Po ju jeni piktor dhe doni te beheni kryeminister.

Programi yne thote, se ne do te pergjysmojme papunesine dhe do te garantojme punesimin per grate dhe vajzat, qe jane regjistruar si te papuna dhe jane 55 % e 144 mijeve qe folem. 30 mije vende pune kane humbur ne industrine fasone ne vitin 2012.

Keni deklaruar se do te ulni taksat? 95 % jane te varfer?

Ju i quani te pasur ata qe jetojne me nje rroge sot. Sepse folet per rritjen e rrogave, por nuk folet per rritjen e cmimeve. Ju merruni me cmimet, por me cmimet merren shqiptaret qe shkojne dhe blejne dhe shkojne ne librat e ushqimoreve dhe regjistrojne emrin, ne librat veresie. Mos me nderprit gjithe kohes, ma ler pak topin, jo gjithmone tek kembet. Jane 72 mije biznese, jane 100 mije te punesuar drejtperdrejt dhe jane 400 mije shqiptare, qe perfitojne nga puna e ketyre njerezve. Ketyre 400 mije shqiptareve, do t’ua lehtesojme jeten duke u ulur taksat. Do nderhyjme me hyrjen e nje vlere progresiste, edhe ne tatimin e fitimit. Ne vitin 2012 te ardhurat nga taksat e biznesit te vogel, kane rene. Ne do ta heqim fare. Do te kalojme tek ulja e bazes fiskale, te gjithe familjet qe jetojne ne fshat. Ne do e heqim TVSH e makinerive.

U hoq?

Nuk eshte hequr. Ka nje reagim te komunitetit te biznesit dhe nuk eshte hequr. Eshte bere vetem per fushate. Ne do e heqim fare dhe realisht, sic e percakton programi. Ne do heqim taksen per semundjen. Ajo TVSH 10 per ilacet, per ne eshte takse per semundje. Cdo pensionist qe merr nje kokerr, per pensionin paguan 10 per qind TVSH.

Ju keni deklaruar se keni 3 mije euro. Jeni shtrese e mesme apo i varfer?

Shko merre deklaraten time te pasurise dhe flasim. Nuk jane 3 mije euro. Sigurisht, qe jane me shume. Jetoj ne mireqenie.

Si do e luftoni varferine, kur shumica e grupit tuaj jane biznesmene?

Une nuk di, qe Meta te jete biznesmen. Ata jane pasuruar kur hyne ne politike apo hyne te pasur? Kjo e mbyll biseden. Ne nuk do t’u japim njerezve ekskluzivitet qe te pasurohen brenda nates. Nuk do te mundet te vazhdoje historia ne kete menyre. Nuk ka sorollatje me tinezare ne syte e popullit, se sa nje grup njerezish, qe kane hyre ne qeveri me xhakete dhe sot jane miliardere qe u thone shqiptareve, se fajin e kane milioneret qe jane ne grupin e PS. Ata kane ardhur nga bota e sipermarrjes dhe nuk jane bere te pasur ne politike.

Shqiptaret jane me te varfer se para kater vitesh?

Shqiptaret blejne me pak. Me INSTAT, konsumi gjate nente muajve te pare te vitit 2012, eshte me i uleti i 5 viteve te fundit. E thote INSTAT.

Besoj se edhe Gjermania nuk ka deputet, qe jane tek Top Ten me te pasurit?

Cfare jane keto perralla.

Sapo me erdhi nje sms, qe keshilli Bashkiak i Tiranes ka miratuar uljen e tatimeve per bizneset e artizanale 30 per qind, pse nuk e bete ju?

O Fevzo, te lutem shume! Mos i hani keto genjeshtra, se eshte e treta here. Une ju tregova faturat.

Jeni gati ta debatoni ceshtjen e shendetesise?

Me z. Berisha kudo, ketu, ku te jete. Jam gati, patjeter.

A keni biseduar me LSI per koalicion?

Jo.

Do e ftoni?

Nese braktis qeverine dh vendos te hyje ne nje koalicion per te realizuar programin dhe per te zhvilluar ato tema themelore, qe programi i yne i ka te pa negociueshme, pa diskutim.

Cilat jane?

Taksimi i ndershem, sistemi shendetesor, sistemi arsimor te kthyer permbys, padyshim luften kunder monopoleve, sigurisht nje skeme te re te taksimit mbi fitimin.

E mireprisni LSI…

Mirepresim cdo force politike, qe kerkon te jete ne kete rruge.

Po karta morale … e keni akuzuar per vjedhje?

Deklaratat e bera pergjate gjithe zhvillimeve politike, jane deklarata qe i takojne momenteve kur jane bere. E kam thene dhe heren e kaluar, persa me takon, nuk kam asnje arsye qe te ndjehem keq per deklaratat qe kam bere. Besoj shume se ajo cka na duhet dhe i duhet ketij vendi eshte te shikojme nga e ardhmja, duke kuptuar te gjithe bashke, nuk jane njerezit qe korruptojne sistemin, eshte sistemi qe korrupton njerezit. Ajo qe eshte sfida ime, eshte qe te ndertojme me voten per rilindje, nje sistem qe eshte i mbrojtur nga fenomenet, qe keni ndeshur ne te kaluaren.

Persa i perket aspektit moral, morali i nje force politike eshte qendrueshmeria mbi linjat e programit dhe mbi premtimet dhe angazhimet qe merr karshi publikut. Jam i bindur qe kemi ndertuar nje program, qe u jep mundesi shqiptareve te zgjedhin cfare duan. Perballe makinerise se ndertuar per te vjedhur zgjedhjet, duhet te kapitalizojme cdo vote. Kur flas per LSI, kam parasysh me mijera votues, te cilet nese u krijohet mundesia per te votuar ndryshimin, askush nuk duhet t’ua mohoje ate. Kjo eshte hipoteze, une nuk e di cfare do beje LSI. Shpresoj shume te marre nje vendim ne favor te interesit kombetar, duke u larguar nga kjo qeveri e kerrusur si kurrizi i kryeministrit dhe duke kthyer kushtet, qe ajo qe ka ndodhur ne te shkuaren me gjithe kapitalin njerezor te se majtes, te rikapitalizohet.

Perse nuk e bete kete ne 2009?

Historia e vitit 2009 eshte nje histori, per te cilen kam shkuar nga kendveshtrim im. Nuk kane qene kushtet per t’u ndertuar koalicioni. Nuk e di nese jane dhe sot, sepse kjo varet nga LSI.

Jeni takuar me Meten per koalicionin?

Jo.

Pse PBDNJ u largua nga koalicioni?

Duhet te pyesni kryetarin e PBDNJ. Ata kane zgjedhur nje rruge te tyren. Nuk eshte rruga e largimit nga opozita, eshte nje pozicion i tij, ndoshta per ca kohe.

Po PDK?

Opozita nuk eshte nje ushtrim i lehte, eshte ushtrim i veshtire. Ka nga ata qe kalojne nga protestues, ne 21 ne shkopinj te Flamurit. Argumenti ka qene solemn….

Po me z. Topi do beni koalicion, se i keni dhene leje ndertimi?

E degjova llaxoren qe foli vete per leje ndertimi per presidentin. Une nuk jam marre me te gjitha lejet e ndertimit. Ne dijenine time, nuk ka asnje lidhje me lejet e ndertimit dhe pse si pjesetar i nje familjeje te madhe, mund te kishte marre leje, por ne shume toka ia kane ndertuar te tjeret. Une e neveris deri ne fund te shpirtit tim, kete politike mizerabel te hedhjes se vrerit.

Do beni koalicion me FRD?

Ne kete beteje nuk jemi ne kushtet kur mund te jemi te ndare ne disa pjese dhe te flasim vetem per programin. Bashkimi i te gjitha forcave ne nje front, eshte rruga me e mire. Me vjen shume keq kur e shoh Topin, qe perpiqet te baraslargohet edhe nga nje pushtet qe vret dhe nga nje opozite qe eshte e vrare dhe e grabitur. Te njejesosh keto te dyja, do te thote te mos jesh i pergatitur.

AK, do jete me ju?

Ne i kemi ftuar te gjithe ata qe duan rotacion dhe u them, se nuk eshte Shqiperia sot per te ndenjur ne mes dhe per te thene, as kete dhe as ate. I kemi ftuar qe te gjithe.

Aleatet tuaj, Partia Komuniste ka deklaruar se do kerkoje ngritjen e bustit te Enver Hoxhes ne Tirane. Jeni dakord?

PK ishin aleate me Sali Berishen dhe Bashen ne vitin 2011. Megjithate, komunisti me i keq mbetet anti-komunisti. Anti-komunisti me komunist qe ka vendi, eshte Berisha. As qe behet fjale. Ne nuk jemi ne aleance me komunistet. Kjo historia e busteve dhe gjithe menyres se ndertimit te politikes, do te mbaroje ne 23 qershor.

Falenderuat Nanon ne nje takim te zhvilluar me pare. Nano do jete ne listen e deputeteve?

Ne anetaresimin e PS ne internacionale, nje merite kishte Fatos Nano dhe Ilir Meta dhe i falenderoj. Fatos Nano nuk do te jete deputet i PS. Dhe e kam thene se i falenderoj, edhe pse secili prej tyre zgjodhi rruge tjeter.

Zogaj do jete ne listen e PS?

Gjendja e fundit qe mund te ndodhe, eshte qe listen e PS ta beni ne Tv Klan.

Do jete Ngjela ne listen e PS, Musa Ulqni, Arben Malaj?

Jepni opinionet tuaja, ndihmojeni PD te rilinde kur te jete ne opozite. Nuk do degjoni nga une kryeminister dhe nga ne, t’i bejme opozites kete sjellje. Jane bere gazi i botes. Na turperuan si komb. Tmerrohen te huajt se thone: erdhen keta prape. Nuk do kete me propagande anti-opozitare.

Kush nuk e justifikon te qenit deputet?

Do bejme mbledhje partie ketu? Ka nje problem, se gazetareve une u them se kush pyet le te hyje ne PS, por juve, nuk ua jap.

Figura mediatike si Z. Peza do te kete?

Nuk bej listen e partise ketu.

Lejen per ndertimin e pallatit te bashkeshortes tuaj? E keni firmosur ju si kryetar bashkie?

Dua te tregoj nje histori te shkurter te jetuar. Ka lidhje me znj. Vorbsi. Ne aeroportin e Milanos, me erdhi nje djale goxha fisnik, qe kerkoi te bente nje foto me mua dhe une pershendeta te fejuaren apo te dashuren, qe ishte kjo, Laura. E cila me shprehu konsiderata marramendese. Z. Rama nuk ka burre me fisnik se ju…Po tregoj nje histori te jetuar bashke me gruan time. Kemi qene afer me Lauren dhe te shoqin dhe kemi degjuar aq shume komplimente dhe m’u duk nje gjendje kaq e mjeruar e asaj vajze. E vetmja gje, ka qene t’ia kthej me fjale te mira, pa dashur ta lendoj.

Kjo nuk eshte fisnike. Nje bisede private nuk nxirret ne televizor?

Kjo nuk ishte konfidenciale. Kjo ishte bisede e bere mes nesh. Ka ndodhur. Nuk e kuptoj cdo te thote s’eshte fisnike. Keta te rinj qe dhunojne personalitetin e tyre dhe nxjerrin fjale rrugacerore, sigurisht qe jane te rende. Nuk ka rrugacerira te tilla nga selia e PS. Asnje prind, ne asnje familje, nuk i kerkon femijes se vet, te flase keshtu. Asnje prind nuk e nderton shembullin e komunikimit, sic e nderton PD. Kjo eshte historia e dhimbshme e karrieres ne PD, e dhunimit te personalitetit te njeriut, e shkaterrimit ne thelb. Po flasim per nje komunikim, qe ishte ana tjeter e medaljes.

Nje person me shkruan se nje dite pasi vdiq Gramoz Pashko, ju thate se e vrau Berisha?

Nese me gjeni se ku e kam thene dicka te tille, kjo s’ka lidhje. Ai qe e ka derguar ate sms, eshte nje hajvan. Nuk e kam thene dicka te tille. Eshte hajvan.

Eshte nje i aferm i z. Pashko?

Eshte nje hajvan dhe pike.

Personi qe nisi mesazhin me tha t’ju them emrin. Eshte Genc Ruli….

Cfare t’i them une tani Gencit..