indiiiiMë shumë se 60 pelegrinë mbetën të vrarë pasi u shtypën në turmë gjatë një rituali në një tempull hindu në Indinë Qëndrore.
Disa mijëra persona ishin mbledhur në tempullin e Ratangarh, pranë qytetit Datia në Madhya Pradesh me rastin e kremtimeve të një festivali fetar.Policia bëri me dije se shtypja ndodhi kur pelegrinët tentuan të kalonin nga një rrugë e gjerë, tek një urë e ngushtë që duhej kaluar deri tek mbërritja në tempull.

Si rrjedhojë e shtypjes, të paktën 50 persona mbetën të vdekur, ndërsa disa të tjerë përfunduan të mbytur në lumë.

“The Times of India” raportoi se njerëzit nisën të shtypeshin pasi u përhapën zëra se ura ishte duke u shembur.