Haxhi Krasniqi e fiton ndaj boksierit portugez
Robin Krasniqi ka shënuar fitore në meçin kryesor të mbrëmjes në Augsburg të Gjermanisë.Boksieri nga Juniku triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj boksierit portugez, Jorge Silva.
Krasniqi dominoi tërë meçin, duke mos e vënë në dyshim asnjëherë fitoren, shkruan Gazeta Express.
Për Krasniqin, kjo ishte lufta e parë për këtë vit.
Haxhi Krasniqi nga 61 meçe tani i ka 54 fitore, ku 20 me nokaut dhe shtatë humbje.Ndërsa kundërshtari i tij, Silva ka 22 fitore, 12 me nokaut, krahas 10 humbjeve, katër prej tyre me nokaut.
Lajme të ngjajshme:
Tifozët kërcënojnë Behramin: Do të vrasim po erdhe në Brazil
Pele: Ronaldo më i miri në botë, unë më i miri në histori
UEFA deklarohet rreth skandalit të kurdisjeve në futbollin e Kosovës
Ekipet e Premier League refuzojnë shiritin e zi në nder të Sala,pa u konfirmuar vdekja e tij
Himni i Botërorit 2018-Këndon Era Istrefi (video)