Hapet panairi i 12_të,i librit në Tetovë,
Ka filluar për të dymbëdhjetën herë në Tetovë panairi i librit shqip. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Qamil Rufati, tha se ky panair që nga viti 1994 mbahet në Tetovës dhe gjithnjë e më shumë ka tërhequr lexues e në të njëjtën kohë edhe ka shtuar numrin e shtëpive botuese pjesëmarrëse në këtë panair. Ndërkohë që hapjen solemne të panairit e ka bërë kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi. Në këtë panair me titujt e tyre vijnë botues nga Shqipëria, Kosova, Çamëria dhe Maqedonia. Panairi i librit “Tetova 2013” do të jetë I hapur deri më 25 tetor.
“Që atëherë e deri më sot pra në vitin 2013, SHBSH në Maqedoni ka organizuar 12 panaire vetëm në Tetovë ndërsa bashkë krejt 25, në Shkup, Strugë, Mini panairi në Çarshi të Vjetër, pra kemi bë një punë goxha të madhe. Si Shoqatë e Botuesve Shqiptarë, jemi angazhuar për të bërë një solemnitet rasti me çka kthehemi pas dy vite, sepse në mungesë të këtij, kemi organizuar panaire jashtë këtij ambient pra në Iliria, shkaku se qendra për kulturë ishte në renovim e sipër, ndërsa tani kthehemi sërish në çerdhe ku edhe filluam dikur”, deklaroi Qamil Rufati. kryetar i SHBSH.