Nga:Shuquri Sejdijaj  dhe Astrit Gashi
Malmë 17 prill-Sot në Malmë ka filluar procesi gjyqësor kundër tre gazetareve të gazetës më të madhe madhe të mbrëmjes “Expressen”. Njëri nga gazetarët e akuzuar është edhe suedezo-shqiptari Diamant Salihu, korrespondent i gazetës Expressen në Londër. Dy të akuzuarit e tjerë janë kryeredaktori Thomas Mattsson dhe redaktor i lajmeve në Expressen Andreas Johansson.

Ne fund të tetorit 2010 reporteri Diamant Salihu nga gazeta “Expressen” për llogari të gazetës bleu një armë në Malmö. Përmes këtij akti Expressen provoi të hulumtonte pohimet se në këtë qytet jugor të Suedisë mund të blesh armë sa çil e mbyll sytë. Diamant Salihu e bleu armen ne kohen kur një vrasës serial sulmonte banorët e zakonshëm ne qytetin Malmös.

Sot ndërkaq, kryeredaktori bashke me një redaktor të lajmeve ndodhen para trupit gjykues në Malmö për nxitje kundër ligjit për armë kurse reporteri akuzohet për blerje ilegalet të armës.

Ka qenë kryeredaktori i gazetës ai që kishte marrë vendim për blerjen e armës në Malmö, ka thënë prokurori i dhomës Jörgen Larsson. Sipas tij shefi i lajmeve kishte dhënë sinjalin e gjelbrt për reporterin Diamant Salihun që të blinte armën. Pasi ai kishte blerë armën e kishte transportuar atë në një makinë dhe mbajtur në një dhomë hoteli para se të dorëzohej arma në polici.

Sipas prokurorit ai dhe personi prej të cilit është marrë arma nuk kanë pasur të drejtë të posedojnë armën.Të akuzuarit kanë hedhur poshtë akuzat nëpërmjet avokatëve të tyre.Procesi i sotëm gjyqësor ka zgjuar vëmendjen e medieve dhe e vlerësojnë si një rast që të flitet për gazetarinë sot.

Diamant Salihu sot për dy ore ishte para prokurorit Jörgen Larsson ne gjykatën e Malmës. Diamanti thotë gjithashtu se “Gazetarët janë të shqetësuar për atë që prokuroria mund të ketë më ndikim në gazetari. Duke ndjekur raportet e lajmeve rreth asaj se çka po ndodhte në Malmo në vjeshtë të vitit 2010 kur vrasësi serik terrorizonte banoret e qytetit . Unë e dija që politikanët janë duke folur në lidhje me një legjislacion më të ashpër lidhur me armët ky ishte motivimi im” tregon korrespondenti i Expresen Dimant Salihu duke treguar se e gjate gjithë kohës ka pasur raporte me shefat e gazetës dhe me policinë e cila kishte ardhur ne dhomën e hotelit!

Ndërsa kryeredaktori i gazetës Expressen, Thomas Matsson rikujton se “Kjo nuk është ndonjë metodë e jashtëzakonshme gazetareske, por rasti kur ne bëmë reportazhin ishte i jashtëzakonshëm sepse për një periudhë kohore në Malmö kishte gjuajtje të shpeshta me armë dhe politikanët dhe policia pohonte se ishte lehtë të blesh armë në Malmö gjë që ne donim ta hulumtojmë”

Ish-kryeprokurori Sven-Erik Alhem jështë i sigurte për rezultatin – por thotë: – Qëllimi gazetaresk është fisnik dhe nuk mund të merren në pyetje e ndjek me interes të madh ketë proces,pyetja interesante është nëse ka një histori, për të parë se sa e lehtë është për të marrë një armë, mund të ishte bërë ndryshe. Por ai beson se të tre të pandehurit do të kenë të njëjtat rregulla:- Ose të gjithë duhet liruar ose të dënohen të gjithë. Seanca tjetër zhvillohet të Mërkurën.

Edhe në të kaluarën gazetarët janë përballur me drejtësinë për raste të ngjashme. Jan Guillou psh. kishte vepruar ngjashëm 1966 dhe një vit më pas prokurori e kishte vlerësuar se nuk kishte qenë vepër penale; më 2006 Expressen pat dorëzuar një revolver te Policia kriminale dhe pat marrë falënderim, më 1995 Aftonbladet kishte vepruar ngjashëm, media të ndryshme bëjnë reportazhe të ngjashme si Sky News e shume te tjera.

 

Video jashtë gjykatës flet Diamant Salihu http://www.expressen.se/tv/nyheter/inrikes/reportern-manga-stottar-mig-och-expressen/