Fyle paraqet sot raportin për vendet e Ballkanit, Shqipëria merr rekomandim për statusin
Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fyle, paraqet sot në Bruksel, Strategjinë e re të Zgjerimit dhe Raportin Vjetor për vendet që janë në procesin e pranimit. Sipas Fyles, këtë vit raporti do të përqendrohet në 4 pika.
-Më lejoni të flas fare shkurt mbi raportin e progresit që do të miratojë Komisioni këtë vit. Këtë vit raporti do të përqendrohet në 4 pika, deklaroi Fyle. Pika e parë, për të cilën do të flasë Stefan Fyle, do të jetë mbi faktin që Kroacia bëhet shteti anëtar i njëzetetetë.
-Pika e parë do të jetë mbi faktin që Kroacia bëhet shteti anëtar i njëzetetetë; do të jetë mbi pushtetin transformues të zgjerimit, jo më kot e kemi marrë Çmimin Nobel për Paqen, u shpreh Fyle.
Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, vuri theksin te raporti mbi faktin se zgjerimi vazhdon pavarësish krizës financiare.
-E dyta, do të jetë mbi faktin se zgjerimi vazhdon pavarësisht krizës financiare, por vazhdon jo pse është me autopilot, por sepse është një politikë e besueshme, një politikë që shoqëron një politikë tjetër të rëndësishme të Bashkimit Evropian – thellimin e integrimit, shtoi Fyle.
Pika e tretë dhe e katërt e raportit ka të bëjë me shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupsionit. -Pika e tretë është një moto e re e BE-së: Në fillim parimet. Cilat janë parimet? Shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit, por edhe çështjet ekonomike dhe konkurrenca; ne duam që vendet kandidate që do t’i bashkohen BE-së të jenë gati edhe në terma ekonomike. Pika e katërt është që Komisioni Evropian mbetet miku dhe mbështetësi më i mirë i vendeve kandidate dhe aspiruese në udhën e tyre shumë të rëndësishme për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian, deklaroi Fyle.
Ndër të tjera, pas miratimit nga Komisioni Evropian, i progres-raportit të përgatitur dhe i lexuar nga komisioneri Fyle, ky i fundit do të flasë para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, në orën 12:30. Ndërkaq, Shqipëria pritet të marrë statusin pas tre dështimeve radhazi.