đŸŸ„ KURTI BLLOKON VOTIMIN E LIGJIT – RAPORTOHET SE KËRKON “PAZAR” PËR PRESIDENTIN

Ka përfunduar pa marrëveshje të bërë publike takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Sipas burimeve të cituara nga Nacionale, Kurti nuk ka pranuar që ligji për Dhomat e Specializuara të procedohet menjëherë për votim edhe në lexim të dytë.

I njëjti medium raporton se mes dy leximeve Kurti kërkon të arrihet një marrëveshje politike që lidhet edhe me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, Bedri Hamza ka mbledhur Grupin Parlamentar të PDK-së në Kuvend për të diskutuar zhvillimet e fundit.

Deri në këto momente, as Kurti dhe as Hamza nuk kanë dhënë deklarata publike për përmbajtjen e takimit apo për mënyrën se si do të procedohet më tej.

📌 Burimi: Nacionale

#ZeriNews #Kosova #AlbinKurti #BedriHamza #PDK #Kuvendi #DhomatESpecializuara #Presidenti