E mbijetoi vdekjen e sigurt në Kosovë, e vranë në Afganistan
-I ka shpëtuar vdekjes së sigurt në Kosovë, në Sarajevë është plagosur, ndërkaq në Beograd e kishte lënduar këmbën. Por, fotoreporteren e Associated Press (AP), Anja Niedrighausin (48), fati nuk e ka përcjellë më tej.
Përderisa po udhëtonte me një grup punëtorësh, të cilët ishin të punësuar për të sjellë kutitë e votimit në prag të zgjedhjeve presidenciale më 5 prill në Afganistan, ajo u qëllua për vdekje.
Agjencia e Lajmeve AP, duke cituar një përkthyes të pavarur i cili kishte dëshmuar sulmin, tregon se asaj, së bashku me kolegun e saj gazetar, gjatë pritjes së makinës ku ishin, iu afrua komandanti i njësisë policore Nakibulah, i cili thuhet të ketë bërtitur “Allahu akbar”, ka hapur zjarr në drejtim të dy gazetarëve në ndenjësen e pasme. Bëhet e ditur se pas kësaj vrasësi është dorëzuar, me ç’rast edhe është arrestuar.
Fotografja gjermane kishte lindur në Gjermani dhe filloi të punoi si fotografe në moshën 17 vjeçare. Në vitin 1989 mbuloi rënien e Murit të Berlinit për gazetën gjermane Göttinger Tageblatt. Në vitin 2005 fitoi çmimin Pulitzer për fotografi në mbulimin e luftës në Irak. Po të njëjtin vit, ajo ishte e shpërblyer edhe me çmimin për “femra kurajoze mediatike”.
Në vitin 2001, ajo bëri fotografi edhe për sulmet e 11 shtatorit, dhe pastaj gjithashtu udhëtoi për ne Afganistan për të mbuluar rënien e talibanëve.
Në vitin 2002 iu bashkua agjencisë “Associated Press”. Ajo ka raportuar nga shumë konflikte në botë, përfshirë Izraelin, Palestinën, Irakun, Afganistanin dhe Pakistanin, ku është plagosur disa herë.
Ditën e parë kur mbërriti në Sarajevë, në vitet ’90 të shekullit të kaluar, Nidringhaus u plagos nga një plumb nga një snajper. Edhe në Shqipëri ajo kishte pësuar një lëndim të lehtë më 1999, kur një grup i gazetarëve shënjestrohet gabimisht nga forcat e NATO-s.
Në vitin 1997, këmba e saj ishte thyer tri herë derisa po raportonte për demonstratat në Beograd. Ndërsa, në Kosovë, në vitin 1998, granata e forcave serbe goditi makinën të cilën ajo po e ngiste.
Vritet një gazetare gjermane, plagoset një kanadeze
Dy gazetare që kanë punuar për agjencisë Associated Press janë qëlluar nga një oficer i policisë në lindje të Afganistanit.
Fotoreporterja gjermane, Anja Niedringhaus, ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa kolegia e saj kanadeze, Kathy Gannon, është plagosur.
Sulmi ka ndodhur në qytetin Khost, pranë kufirit me Pakistanin, një ditë para zgjedhjeve presidenciale në Afganistan.
Niedringhaus ka qenë fituese e Çmimit Pulitzer për Fotografinë më të mirë të mbulimit të luftës në Irak.
Ajo ka bërë edhe shumë fotografi të refugjatëve kosovarë, më 1999.
Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka dënuar sulmin.
Vritet një gazetare gjermane në Afganistan
Gazetarja gjermane, Anja Niedringhaus, është vrarë, dhe kolegia e saj kanadeze, Kathy Gannon, është plagosur rëndë në lindje të Afganistanit nga një person i veshur me uniformë të policisë.
Sulmi ka ndodhur në qarkun Tanai, në prag të zgjedhjeve presidenciale, që do të zhvillohen nesër.
Dy gazetaret kanë punuar për agjencinë Associated Press.
Talibanët janë zotuar se do të shkatërrojnë zgjedhjet e 5 prillit përmes bombardimeve dhe vrasjeve.