Një burrë bëri vetëvrasje vetëm disa metra larg vendit të njohur si Qabe, brenda xhamisë së Madhe të Mekës, duke u hedhur nga kati i tretë në sipërfaqe, ku mijëra pelegrinë po kryejnë tarafin.

Incidenti ndodhi të premten vonë dhe momenti u incizua në video nga të pranishmit brenda kompleksit të Masjid al-Haram.

Disa media saudite raportuan se burri vdiq menjëherë pas goditjes në tokë. Ai ishte një qytetar 26 vjeçar francez i cili u konvertua në Islam, fe e cila e konsideron vetëvrasjen si një mëkat të pafalshëm.

Autoritetet po hetojnë motivin e vetëvrasjes, dhe po marrin parasysh nëse ka pasur shkelje të sigurisë.

Më parë, në shkurt të vitit 2017, një burrë u përpoq të vriste veten brenda kompleksit të Qabesë së Shenjtë për myslimanët, por u pengua nga rojet.

Shpërndaje artikullin në: