Kuvendi i KosovĂ«s ka votuar me 66 vota pro dhe 10 abstenim QeverinĂ« e re dhe Albin Kurtin si KryeministĂ«r i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, shkruan KosovaPress.

Shumica e deputetëve të grupeve parlamentare të PDK, AAK dhe Nisma në momentin e votimit braktisën sallën e Kuvendit.

Kryeministri i ri Albin Kurti më pas bëri betimin kurse ministrat e qeverisë nënshkruan betimin.

Para diskutimit të deputetëve dhe votimit të qeverisë, krerët e grupeve parlamentare të PDK, AAK dhe Nisma, deklaruan votën kundër duke e justifikuar atë me pabesueshmërinë për realizimit të programit qeverisës.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në seancën plenare ka shpalosur para të pranishmëve programin e tij qeverisës.

Ndërsa ka folur për punësimin dhe zhvillimin ekonomik, Kurti ka deklaruar se me qeverisjen e tij buxheti i Kosovës do të arrijë 3 miliardë euro.

Lideri i Vetevendosjes tha se qeveria e re do të ketë prioritet zhvillimin ekonomik, të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve, duke rritur pagën minimale.

Kurti tha gjithashtu se do të bëjë reformimin e drejtësisë përfshirë edhe miratimin e ligjit për vetingun, ndërsa përparësi do t’i jap edhe dialogut të brendshëm me serbët e Kosovës.

Albin Kurti ka propozuar gjithashtu përbërjen e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Shpërndaje artikullin në: