Dosje të tjera për Arben Imamin?!
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim kokë më kokë me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në zyrën e kësaj të fundit. Takimi mes kreut të Akuzës dhe kreut të Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua pa praninë e mediave e për rrjedhojë me dyer të mbyullura. Por burime konfidenciale thone se të dy zyrtarët kanë diskutuar për dosje të tjera që pritet të dorëzohen pranë organit të prokurorisë.
Ndërkohë që është diskutuar edhe për dosjet e depozituara pranë organit qëndror të akuzës përgjatë tre muajve të fundit nga kjo ministri.
Mes tyre janë edhe dy kallëzime për ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe disa prej vartësve të tij në këtë ministri. Njëra nga çështjet ka lidhje me abuzimin me spotet dhe tjera me abuzimet me municionet.