Disa Barsoleta
Pesha
Flasin dy gjyshe:
– Sa peshon? – E pyet njëra.
– Me syze – 80 kilogramë.
– E pa syze?
– Eh, pa syze nuk e shoh peshoren…
Higjiena
Kur i lan duart cigani, para apo pas urinimit?
Gjatë…
Numri i fatit
– A të kam treguar se numri im i fatit është 7? Shiko, jam i lindur me 7.7.1977 në orën 7 e 7 minuta e 7 sekonda. Në lotari fitova 7 milionë euro,
– Po kjo është e jashtëzakonshme. Ma merr mendja kali me numrin 7 arriti i pari? – pyet shoku.
– Jo, i shtati!
Fshatari në autobus
Një fshatar ka ardhur në qytet dhe hip në autobus. Në një moment një zonjë e shkel me take dhe fillon të kërkojë falje:
– Më falni, ju lutem, pa qëllim!
– Mos u shqetësoni zonjë, ne në katund jemi mësuar të na shkelin lopët!
Karrigia
Kthehet gruaja në shtëpi dhe e gjen burrin duke punuar diçka.
– Çfarë je duke bërë?
– A nuk e sheh, jam duke e bërë një karrige për ty!
– Po a, shumë mirë. Mezi pres të ulem në të. E kur është gati?
– Ja, ja, gati, vetëm ta kyç në rrymë…
Si lindi Chuck Norrisi
Chuck Norrisin e ka lindur tezja! Pse? Askush nuk ka guxuar të shkojë me nënën e tij…
Mori fund!
Ateisti: Nuk besoj.
Budisti: Vetëm ti të jesh e lumtur.
Katoliku: Fajet i kam unë.
Çifuti: Do ta kthej!
Ortodoksi: Vetëm le të jetë i yni!
Myslimani: Një më pak.
Melankoliku: Do të bëj vetëvrasje!
Apatiku: Ok.
Pesimisti: E kam ditur…
Optimisti: Merre çelësin me vete – për çdo rast…
Realisti: E ke marrë valixhen time.
Naivi: E kur kthehesh?
Racionalisti: Nuk ke arsye!
Skeptiku: A je e sigurt?
Romantiku: Por, unë të dua!
Filozofi: E pse pikërisht sot?
Avokati: Kjo do të të kushtojë shumë.
Bankieri: Kjo do të më kushtojë.
Liberali: Më në fund i lirë!
Komunisti: E kam obligim të të ndaj me të tjerët.
Ekologu: Merre biçikletën.
Prifti: Po gabon…
Socialdemokrati: Respektoj vendimin tënd.
Serbi: Me kusht që tjetri të mos jetë shqiptar!
Shqiptari: Udha e mbarë të qoftë…
Politikani te floktari
Shkon një politikan te floktari dhe i lutet:
– Largo çka të duket keq!
Dhe floktari ia heq kokën…
Kapitullimi
Chuck Norrisi ka lindur më 6 maj 1945. Gjermania e Hitlerit kapitulloi më 7 maj 1945. Kjo nuk është koincidencë!
Përgjigjja
Profesori u thotë nxënësve:
– Kush përgjigjet në pyetjen e ardhshme, mund të shkojë në shtëpi.
Një nxënës e godet tavolinën.
– Cili e bëri këtë? – pyet arsimtari.
– Unë – përgjigjet nxënësi. Tash mund të shkoj në shtëpi… Ditën e mirë…
Akulli
Pse biondja nuk ka akull në frigorifer? Sepse nuk e di recetën.
Një njeri në depresion
– Mos kështu të lutem, vetëm bëra shaka. Ja po ta paguaj një pije…
– Nuk është puna aty. Kjo ishte dita më e keqe në jetën time. Fillimisht, më zuri gjumi dhe u vonova në punë,