Leshoje drerin Artemide.

Harkoje harkun,
shigjeten shigjetoje,
piken e lotit qe shket nga syri i drerit,
nese te ngushellon,
qelloje.

Leshoje drerin Artemide.
Se dashuria ka uri,
dhe vjeshta,vjeshta e llahtarisur ve kujen
si te jete ne zi.

Shigjeta e nisur kurre s’kthehet pas
dhe mosha s’eshte gafore qe shkon praptas.

Klapite e lindjes te tmerrojne?
Rreshqit,
rreshqit ne siperfaqen e jetes,
gjahtare e vetvetes.

Mbi koken tende rri mberthyer
nje cerdha gjysmehene,
nen driten e saj
ne kopsht te Luksemburgut,
pellumbat dashurohen gjersa cmenden.

Leshoje drerin Artremide
dhe mos e nis ate shigjete.

Sorkadhja veshur me te zeza,
kahmot
pas blirit
pret.

Paris,1992

Xh.Spahiu