Cërvenkovski: 'BDI, parti tenderësh'
Lideri i opozitës në Maqedoni Branko Cërvenkovski, ka intensifikuar takimet e tij me liderët e partive tjera më të vogla opozitare për të shqyrtuar mundësinë e koalicionimit parazgjedhor. Cërvenkovski mbrëmë në emisionin Rruga Drejt tha se personalisht është takuar edhe me Menduh Thaçin, ndërsa përfaqësues të partisë së tij kanë takuar edhe Rufi Osmanin. Ai tha se është herët të flitet nëse do të arrijnë një marrëveshje për koalicion në bllok të gjitha partitë opozitare në vend. “Vlerësoj se ka ardhur momenti, të gjitha partitë politike opozitare, liderë të atyre partive ti lënë anësh interesat e ngushta politike dhe të tentojmë të merremi vesh të paktën për disa gjëra elementare, parasegjithash me qëllim që të ndalim këtë situatë e keqe dhe ta kthejmë shtetin në binarët normal. Ne në nivele të ndryshme kemi pasur takime edhe me Menduh Thaçin edhe me Rufi Osmanin. Me Menduh Thaçin personalisht jam takuar, kurse me Rufi Osmanin, ka patur takime me nënkryetarin e partisë Zoran Zaev.
A do të jetë rezultati përfundimtar që për herë të parë të kemi një koalicion multietnik, unë nuk e di, deri më tani në këto 20 vite ka qenë tabu temë, sa i përket LSDM-së ne jemi të gatshëm ta thyejmë akullin”, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së. Cërvenkovski folur edhe për partinë shqiptare në pushtet BDI-në dhe periudhën e koalicionit të tyre gjaë viteve 2002-2006. Ai tha se sot BDI nuk mund të quaj të arritur të saj zyrtarizimin e USHT-së. “Atë e kam bërë vetë unë pa kërkuar askush nga unë”, tha Cërvenkovski. Duke folur për etiketimin e intelektualëve shqiptarë nga ana e BDI-së se janë marionetë të LSDM-së, Cërvenkovski tha. “Nëse Branko Cërvenkovski nga opozita mund ti kontrollojë intelektualët shqiptarë dhe të punojnë për LSDM-në ndërsa Ali Ahmeti nga pushteti nuk mund të vendosë kontakt me intelektualët shqiptarë, çfarë flet ajo, në cilën botë jetojnë ata, në cilën planetë jetojnë këta të BDI-së.
Paramendoni në çfarë gjendje ka rënë ajo parti kur intelektualët të cilët nuk mendojnë si mendon partia apo e kritikojnë partinë, i shpallin tradhtar. Unë ju bindë se kur e shoh sot BDI-në nuk mund ta njohë se a është e njëjta kur ishin me ne në koalicion. Unë isha kryeministër nga 2002-2004, edhe nga pozita e presidentit bashkëpunuam. Sot disa njerëz rreth meje në LSDM më thonë se ne paskemi qenë naiv që aq shumë i rrespketuam, që aq shumë kishim kujdes që me ta bashkë të veprojmë, më thonë shihni se si paskemi mundur, shihe çka ju bën Gruevski. Mund ti linim në qosh ndokund ose ti vlerësojmë se sa kushtojnë. Sot i shohim duke thënë se një ndër sukseset e tyre është legalizimi i USHT-së paska qenë sukses i tyre, Ai universitet as që ka qenë në MO-në, as Qeveria ka sjellë vendim me propozim të BDI-së, propozimin e dhashë unë ”, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së. U tallët në Strumicë në llogari të projektit Shkupi 2014 duke thënë se mirë është që Aleksandri nuk ka më shumë vëllezër e motra se kush e di ku do të ishte fundit. Ndoshta i keni dhënë ide Ahmetit pasi Skenderbeu ka pasur shumë vëllezër e motra e tash mund të fillojë të ndërtojë? “Pasi më pyetët për shakatë do tu them: Disa e quajnë Skenderbeg, ndërsa disa bashkëkohor e quajnë Tender-beg. Nëse bën autostradë e din se mund të kushtojë 1 milion euro, deri në 1 milion e gjysmë nëse bën urë ose tunel, nëse bën hidrocentral e din sa kushton, por nëse bën përmendore mund të kushtojë dy herë e tre herë më shumë, njerëzit u dashuruan në përmendoret, pasi ajo është kriminalitet dhe larje e madhe parash”, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Duke folur për zhvillimet në Gostivar gjatë vitit 1997, Cërvenkovski tha se i vjen keq për ngjarjet në atë kohë, por shtoi se ai nuk ka se çka ti kërkojë falje Rufi Osmanit, por kërkoi nga ky i fundit që bashkërisht ti kërkojnë falje qytetarëve “Unë nuk kam se çka ti kërkojë falje Rufi Osmanit, unë jam i gatshëm që unë dhe Rufi Osmani bashkë, pasi unë isha kryeministër ai kryetar komune, bashkë ti kërkojmë falje qytetarëve të Gostivarit, pasi unë si kryeministër dhe ai si kryetar i Komunës nuk arritëm që të bëjmë çmos që mos të ndodhin ato ngjarje. Nuk janë ato relacione personale mes Brrankos dhe Rufiut, këtu flasim për udhëheqjen e shtetit, fatin e popullit 2 milonësh e jo për sedra personale se kush kujt do ti kërkojë falje, ato janë punë private”, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së. Cërvenkovski tha se gjendja në shtet është katastrofale falë politikave të gabuara të Qeverisë aktuale në të gjitha segmentet. Cërvenkovski tha se zgjedhjet lokale të 2013 do të jenë referendum për shtetin, pasi nëse fiton opozita atëherë do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Duke folur për bllokimin e eurointegrimeve Cërvenkovski tha se Maqedonia deri në vitin 2006 kur në pushtet erdhi Gruevski nuk kishte probleme me integrimet. Që nga 2006 sipas Cërvenkovskit për shkak të antikuizimit të vendit i humbëm të gjithë miqtë ndërkombëtar dhe bllokuam vendin për integrim në NATO dhe BE.Shkëlzen Aqifi