Sfida e djeshme në Serinë B mes Palermos dhe Askolit ka sjellë një episod që nuk e shohim shpesh në një ndeshje futbollit.
Protagonist absolur u bë portieri i Askolit, Perukini, në minutën e 26-të të ndeshjes.
Njëri nga mbrojtësit e Askolit e ka kthyer topin te portieri të cilit fillimisht i ikën nga këmba, por gjithsesi e arrin sërish.
Në tentativë për të dribluar një kundërshtar që po i bënte presing, ai nuk e ka llogaritur hapësirën duke shënuar në portën e tij një autogol mjaft të bukur dhe të çuditshëm njëkohësisht.
Video u shpërnda me shpejtësi dhe po bën namin sot në internet.
Luftëtari Ilir Latifi është gati për duelin në UFC 232 me Corey Anderson, që do të zhvillohet më 29 dhjetor.
Latifi, që ka 14 fitore dhe 5 humbje, duelin e fundit në kafaz e ka me 24 shkurt të këtij viti, kur mundi Ovince Saint Preux, ndërkohë që i ka fituar dy përballjet e fundit, duke iu afruar shumë majës së peshës “light heavyweight”.
“Jam i përqendruar në luftën time. Kam rutinat që duhet të bëj, por natyrisht që jemi një ekip, dhe kemi ardhur këtu si një ekip dhe kemi pasur një kamp së bashku, kështu që natyrisht ju i kushtoni vëmendje asaj që po ndodh, por ju duhet të jeni fokusuar në lojën tuaj”, deklaroi Latifi para duelit të nesërm, i pyetur per shokun, Alexander Gustafsson, i cili mund të mos duelojë me Jon Jones për shkak debatit pë doping
Tërmet në Premier Ligë: Brexit ndikon tek lojtarët e huaj
Brexit ka bërë që në pah të del një problem tjetër në Premier Ligë. Skuadrat e tyre do të kufizohen vetëm në 12 lojtarë të huaja, një rregull kjo që do të bëj ndryshime radikale në filozofinë e tyre të futbollit
Ky plan është shkruar sot në The Times, në një raport ekskluziv, i cili nuk do të jetë efektiv menjëherë për shkak se duhet të bëhet shmangie nga kontratat e tanishme, por mund të shkaktojë tërmet edhe në futbollin europian.
Përfundimet e Brexit mund të jenë të paparashikueshme, pasi që askush nuk mund ti ikë, të paktën ndoshta në fillim, por më vonë pa dyshim do të sjell pasoja.
Në njërën anë, do të lëntë shumë lojtarë jo britanik pa rinovuar kontratat dhe me të ardhmen e tyre në ajër, në anën tjetër, do të ndikonte në nivelin e ligës që për momentin është më konkurruesja në botë duke falënderuar edhe importin e talenteve të huaj.
Për momentin, 13 nga 20 klubet e Premier Ligës nuk i përmbushin këto kërkesa që ka propozuar Brexit, e në mesin e tyre janë gjashtë klube që luajnë në gara europiane.
Rrëzohet pranë stadiumit helikopteri i pronarit të LeicesteritCityt
Është përplasur helikopteri i pronarit të Leicester Cityt afër stadiumit të klubit.
Helikopteri i presidenti të klubit anglez Vichai Srivaddhanaprabha është përplasur jashtë stadiumit të Leicesterit “King Power Stadium”, disa minuta pas barazimit me West Hamin të shtunën mbrëma
Ende nuk është konfirmuar se kush ka qenë në helikopter, përveç Vichait nuk ka qenë dikush tjetër nga familja e tij në stadium gjatë ndeshjes.
Zona rreth pjesës ku është përplasur helikopteri, njerëzit në stadium janë evakuuar, thuhet se disa lojtarë të Leicesterit ishin ende brenda stadiumit.
Në Malmö të Suedisë ka ndëruar jetë fudbollisti Labinot Harbuzi
Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit. Mesfushori me origjinë shqiptare, Labinot Harbuzi ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar nga babai i Labinotit, Ismeti, i cili tregon për mediat suedeze, se rreth orës 10 të mëngjesit, 32-vjeçari u rrëzua në shtëpi, pas një goditje në zemër. Edhe pse ai u transportua me ambulancë në spital, nuk arriti të shpëtonte.
Karriera e Harbuzit ishte tepër e pasur, teksa u aktivizua me klube si Fejnord, Ekselsor, Malmo, Genclerbirlig, Manisaspor, Syrianska dhe së fundi ishte pjesë e Malaka Junajtid.
Zyrtarizohen 30 kandidatët për Topin e Artë 2018 dhe trofeun Kopa
Revista e famshme franceze, “France Football” publikoi gjatë ditës së djeshme listën me 30 futbollistët, që do të jenë kandidatët për të fituar Topin e Artë 2018, çmimin më prestigjoz individual.
Prej 10 edicionesh, ky trofe prestigjoz është fituar vetëm nga dy futbollistë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, me nga 5 Topa të Artë secili, ndërsa këtë vit janë rritur pritshmëritë që hegjemonia e tyre të prishet.
Kjo pasi ka qenë pikërisht kroati Luka Modriç, ai që ka fituar çmimet Lojtari më i mirë i Vitit, si nga UEFA, ashtu edhe nga FIFA, ndërsa këtë herë është gjithashtu në listën e të nominuarve për të fituar edhe Topin e Artë.
Përveç Modriç, kandidatë potencialë që mund të thyejnë hegjemoninë e dyshes Messi-Ronaldo, janë edhe francezët Kylian Mbappe dhe Antoinne Griezmann, të cilët ishin protagonistë në Botërorin e fituar në Rusi dhe për më tepër, kanë një rol të rëndësishëm në skuadrat respektive.
Lista prej 30 futbollistësh të nominuar është ekskluzivitet i revistës “France Football”, ndërsa fituesi do të shpallet nga votat e një jurie ndërkombëtare, prej 173 gazetarësh (nga një për çdo shtet), të cilët e bazojnë votën e tyre në bazë të trofeve të fituar, kualitetit dhe karrierës së lojtarëve.
Çdo gazetar bën renditjen e 5 të preferuarve të tij, ku të parit i jep 6 pikë dhe të tjerëve, nga i dyti, te i pesti, u jep përkatësisht 4, 3, 2, dhe 1 pikë, ndërsa futbollisti që do të grumbullojë më shumë pikë, do të marrë edhe Topin e Artë, në një ceremoni spektakolare, që do të zhvillohet mbrëmjen e 3 Dhjetorit në kryeqytetin francez, Paris.
“Trofeu Kopa”
Këtë vit për herë të parë “France Football” do të japë edhe trofeun Kopa (në nder të ish futbollistit francez Raymond Kopa), ose ndryshe Topi i Artë për futbollistët nën 21 vjeç, çmim për të cilin janë nominuar 10 futbollistë, dhe për ta do të votojnë 33 fituesit e Topit të Artë ndër vite, që janë ende gjallë.
Nominimet për Topin e Artë:
Kush është Dillon Danis, personi që e nervozoi aq shumë Khabibin(video)
Dillon Danis, shoku i ngushtë i Conor McGregorit, ka marr vëmendje të madhe mediatike.
Luftëtari profesionit i UFC-së është 25 vjeçar nga New Jersey dhe është pjesë e stafit të irlandezit, që i ka ndihmuar atij që nga viti 2016 në stilin e kapjes së kundërshtarëve në luftimet në kafaz.’
Danis ka arritur që të jetë në vëmendjen e medieve, pas fyerjeve që ia bëri Khabibit, e që u sulmua nga ky i fundit, përcjell “lajmi.net”.
Rusi ishte sulmuar edhe më parë nga stafi i McGregorit, por që kjo e fundit solli përmasa më të mëdha.
Khabib kishte premtuar se do të hakmerrej për sulmin ndaj autobusit të tij, andaj fyerjet që iu bënë pas meçit ndaj irlandezit, bënë që ai ta kaloj edhe tetëkëndëshin dhe t’i qëroj hesapet me ta.
Çdo vit, në nëntor organizohet Kupa Pavarësia, ku marrin pjese skuadra nga Shqipëria, Kosova si dhe skuadrat shqiptare në Maqedoni dhe Shqipëri.
Këtë vit, një event i ngjashëm do të organizohet dhe për skuadrat e futbollit të femrave.
Ekipi i futbollit të femrave, nënkampionet aktuale të Shqipërisë, “Tirana AS” do të udhëtojë të mërkurën drejt Gjilanit, për të marrë pjesë në turneun mbarëkombëtar “Fadil Vokrri”. Përveç ekipit tonë, në aktivitet do të jenë edhe “Kosova” e Prishtinës, “Intelektualet” e Gjilanit dhe “Tetova 2017” nga shqiptarët e Maqedonisë, raporton Sportekspres.
Ky event është në nder të legjendës “Fadil Vokrri” i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.
Modriç, Lojtari i Vitit, shpërthejnë akuzat: Turp, e meritonte Ronaldo
Menaxheri i Kristiano Ronaldos, Horge Mendes, ishte shumë i inatosur nga fakti se UEFA nuk i dha portugezit, çmimin e Lojtarit më të Mirë të Vitit.
“Është qesharake, një turp i vërtetë. Kristiano shënoi 15 gola në Champions, duke e çuar Realit në fitimin e këtij trofeu”, deklaroi Mendes.
Ndërkohë, në të njëjtën linjë ishte edhe drejtori i Juventusit, Bepe Marota, për çmimin që iu akordua kroatit Luka Modriç. “Mund të them se nuk e prisja diçka të tillë, por duhet ta respektojmë. Ky çmim shkon për performancën në Champions, dhe jo në Kupën e Botës, dhe besojmë se e meritonte Ronaldo, që i ka dhënë kaq shumë emocione këtij kompeticioni.
Nuk i heq asgjë vendimit të jurisë apo votave të trajnerëve dhe gazetarëve, por nëse do votoja unë, atëherë do zgjidhja Ronaldon.”