Mediet në SHBA raportojnë se ish-ylli i basketbollit, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë pas një aksident me helikopter në Kaliforni.

Bryant është njëri ndër basketbollstët më të mirë në histori në sportit.

Gjatë lojëve të mbrëmshme në NBA, LeBron James e kaloi atë në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të kësaj lige, transmeton Gazeta Express.

Dhe ish asi i Lakers kishte vetëm fjalë të mira për James.

“Vazhdon të çojë lojën përpara Mbreti James. Shumë respekt vëllau im”, kishte shkuar Kobe në rrjetin social Twitter.

Bryant është i katërti në listën e lojtarëve që kanë shënuar më së shumti pikë në histori të NBA.

Kobe Bryant@kobebryant

??

Continuing to move the game forward @KingJames. Much respect my brother #336441.02M4:39 AM – Jan 26, 2020

Ylli i basketbollit, Kobe Bryant, ka vdekur në një aksident me helikopter.

Sipas TMZ, Bryant ka vdekur në një aksident me helikopter, së bashku me katër persona të tjerë që ishin në bord.

Ende është nën hetime shkaku i aksidentit.

Bryant ishte ylli i Los Angeles Lakers për shumë vite me radhë. Përveç që ka fituar katër herë titullin e NBA me këtë ekip, ai po ashtu është zgjedhur disa herë MVP dhe është koshashënuesi i katërt më i mirë në histori të NBA’së.

Në mungesë të një kampionati kombëtar të përbashkët, i cili për momentin nuk është i mundshëm, Shqipëria dhe Kosova po punojnë një Kupë të përbashkët. Lajmi është bërë publik nga presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi në një intervistë për gazetn “Zëri”, ku ka zbuluar se kjo Kupë do të quhet “Nënë Tereza”.

“Kjo kupë do të jetë masive dhe do të zhvillohet gjatë tërë vitit. Mund të luhen ndeshjet në mesjavë të mërkurën ose të enjten kur nuk ka ndeshje kampionale. Projekti do të jetë i përbashkët edhe me qeveritë tona. Do të krijohet një fond i posaçëm nga të dyja qeveritë dhe nga federatat. Krahas shpërblimit që do ta marrë fituesi nga federatat, do ta ketë edhe një shpërblim shtesë nga qeveritë. Kjo kupë do të njihet si kupa “Nëna Terezë”. Ne e kemi dorëzuar në UEFA projektin dhe ende nuk kemi marrë përgjigje. Vitin tjetër do të mbajmë mbledhje për këtë çështje dhe do ta diskutojmë. Kjo çështje i takon më shumë presidentit Armand Duka, që është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA. Në kuadër të kësaj i takon atij me kompetencë ta përcjellë këtë çështje. Duka është edhe përgjegjës i federatave të regjioneve si Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Kemi kërkuar nga UEFA që fituesi i kësaj kupe të jetë i pranuar në garat e fituesve të kupave, që janë jashtë kupës së shtetit. Spanja, bie fjala, e ka Kupën e Mbretit dhe ky eveniment njihet nga UEFA. Fituesi i Kupës së Mbretit shkon në UEFA dhe ne e synojmë një gjë të tillë. Krahas kampionit të Kosovës, vendit të dytë dhe fituesit të kupës së shtetit, nga Kosova ose nga Shqipëria, do të jetë një skuadër tjetër skuadër pjesëmarrëse në Europë që shkon nga kjo kupë”, tha Ademi.

Liverpooli është kampion i Botës për Klube për herë të parë në histori. Pas katër tentimeve, arrin ta fitojë edhe këtë trofe…

Liverpooli e ka mundur Flamengon në finale të Botërorit të Klubeve, për ta rrëmbyer një tjetër trofe në vitin që po lëmë pas, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk e kishte aspak të lehtë ndaj super Flamengos dhe kështu, 90 minuta të kohës së rregullt ishin të zjarrta dhe përfunduan 0-0.

Në pjesën e parë të shtesës, në minutën e 99-të, Roberto Firmino shënoi për ta kaluar në epërsi Liverpoolin, pas një kundërsulmi vrasës të ‘Redsave’ që doli të jetë gol i triumfit.

Edhe Shaqiri luajti në këtë ndeshje, vetëm dy minuta, sa për të zbritur në fushë.

Për të do të jetë trofeu i dytë i Kupës së Botës për Klube, pasi e ka fituar edhe me Bayern Munich. 

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz kanë përfituar shumë të majme parash pas revanshit të zhvilluar në mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Joshua ka arritur t’i kthejë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO, pasi arriti të fitonte me pikë pas 12 raundesh ndaj Andy Ruiz.

Megjithatë, britaniku nuk e ka mposhtur meksikano-amerikanin vetëm në ring, por edhe në aspektin financiar.

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz kanë përfituar shumë të majme parash pas revanshit të zhvilluar në mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Joshua ka arritur t’i kthejë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO, pasi arriti të fitonte me pikë pas 12 raundesh ndaj Andy Ruiz.

Megjithatë, britaniku nuk e ka mposhtur meksikano-amerikanin vetëm në ring, por edhe në aspektin financiar.

Në anën tjetër, Ruiz thuhet se ka ky meç ka përfituar 10 milionë funte apo rreth 12 milionë euro.

Gjashtë muaj pas meçit që e tronditi botën e boksit, Anthony Joshua i është hakmarrë Andy Ruiz Jr, duke i rifituar titujt e tij të kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda në boks – WBO, WBA edhe IBF. Andy Ruiz Jr ia rrëmbeu Anthony Joshuas tre titujt e tij të kampionit botëror në boks, mirëpo tani britaniku i ka rifituar këta titujt, duke e mposhtur Ruizin me vendim unanim të gjyqtarëve, raporton Gazeta Express.

Në rundin e parë, Joshua ishte dominues, duke ia shkaktuar një çarje mbi syrin e mjatë Ruizit me një goditje të fortë.

Joshua e vazhdoi meçin me të njëjtën rrjedhë edhe gjatë rundit të dytë, duke e goditur disa herë fuqishëm Ruizin, i cili gjithashtu arriti t’ia shkaktojë Joshuas një të çarë mbi sy gjatë rundit të dytë.

Edhe rundi i tretë kaloi me pothuajse të njëjtën rrjedhë, ndërsa goditje më të fuqishme ndodhën në rundin e katërt, kur Joshua u tregua më i ashpër, ndërsa edhe Ruizi ia ktheu me të njëjtën monedhë në momentet e fundit.

Joshua ishte më i mirë në rundet vijuese, mirëpo u zemërua kur Ruiz e goditi pasi ra zilja për herë të dytë në dy runde radhazi. Në rundin e tetë, Ruizi arriti t’ia japë disa grushte më të fuqishme Joshuas, i cili dukej ende i zemëruar.

Rundi i tetë dhe i nëntë i takuan Ruizit, mirëpo Joshua u kthye më fuqishëm sërish në rundin e dhjetë, duke lëvizur më shumë në ring dhe duke mos e lejuar Ruizin ta grushtojë atë, por duke i përdorur duart e tij të gjata si epërsi për ta goditur rivalin.

Në rundin e 11-të, Joshua ishte sërish më i miri dhe u bë e qartë se Ruizi kishte nevojë për nokaut për ta fituar këtë rimeç, pasi që Joshua kishte grumbulluar më shumë pikë gjatë 11 rundeve paraprake.

“France Football” ka publikuar ditën e sotme dhe pikët zyrtare të grumbulluara nga futbollistët. Lionel Mesi i renditur në vendin e parë ia ka dalë të triumfojë ndaj Van Dajk me një diferencë prej vetëm shtatë pikësh. Sulmuesi i Barcelonës kishte 686 pikë, ndërsa holandezi i Liverpul, 679 pikë. Ronaldo ishte i shkëputur nga dy të parët duke marrë vetëm 476 pikë. Sakaq, saktësohet se nëse do të merreshin në konsideratë vetëm votat e Kontinentit europian, atëherë Van Dajk do të fitonte ndaj Mesit. Numri i tyre do të ishte 231 pikë për Van Dajk ndaj 194 pikë për Mesin. Gjithashtu, edhe në votat e numëruara në Azi, Van Dajk sërish ishte superior ndaj Mesit. Por, ato që rezultuan vendimtare ishin votimet në Afrikë, ku Mesi u rendit i pari dhe Van Dajk i treti, pas Mane. Ndërsa, Mesi fitoi edhe në votat nga Oqeania , Amerika e Veriut dhe Karaibet.

Klasifikimi:

1 – Lionel Messi (Barcellona), 686 pikë

2 – Virgil van Dijk (Liverpool), 679 pikë

3 – Cristiano Ronaldo (Juventus), 476 pikë

4 – Sadio Mané (Liverpool), 347 pikë

Votat nga Afrika:

(Mesi 187 pikë, Mane 170, Van Dajk 154)

Votat nga Oqeania:

(Mesi 22 pikë, Van Dajk 14)

Votat nga Amerika e Veriut dhe Karaibet:

(Mesi 102 pikë, Van Dajk 86)

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, tha se ai shpreson se do ta vazhdojë ta shijojë futbollin për edhe disa vite të tjera pasi e fitoi Topin e Artë të hënën, mirëpo pretendoi se momenti i pensionimit është duke iu afruar.

Lionel Messi e mposhti mbrojtësin e Liverpoolit Virgil Van Dijkun dhe sulmuesin e Juventusit Cristiano Ronaldon në garën për Topin e Artë, duke u bërë lojtari i parë që arrin t’i fitojë gjashtë Topa të Artë në ceremoninë e ndarjen së çmimeve të hënën në Paris, transmeton Gazeta Express.

“Së pari dua t’i falënderoj të gjithë gazetarët që votuan për mua. Natyrisht edhe bashkëlojtarët e mi, si në klub, ashtu edhe në ekipin kombëtar, që e kanë bërë këtë vit të mrekullueshëm, qoftë në disfatë apo fitore”, ka thënë 32-vjeçari.

“Unë e mbaj mend Topin tim të parë të Artë në Paris, kur mbërrita këtu me tre vëllezërit e mi. Isha 22-vjeçar dhe kjo ishte e pabesueshme për mua”.

“Tani, dhjetë vjet më vonë, unë e fitova Topin e Artë për herë të gjashtë, në një moment plotësisht të ndryshëm. Ky është një moment shumë i veçantë në jetën time personale, me bashkëshorten dhe tre fëmijët e mi. Unë jam me fat që ata janë këtu me vëllain tim dhe njërin nga nipat e mi”.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, unë kurrë s’kam pushuar së ëndërruari, kurrë s’kam pushuar së rrituri dhe le të shpresojmë se unë mund të vazhdoj ta shijoj atë që e kam dashur që kur isha 1 apo 2-vjeçar”.

“Jam i vetëdijshëm se sa i vjetër jam dhe po i shijoj këto momente kaq shumë sepse e di se momenti i pensionimit tim është duke ardhur”.

“Është e vështirë, e di se më kanë mbetur edhe pak vite. Koha fluturon dhe gjithçka shkon shumë shpejt. Unë shpresoj të vazhdoj ta shijoj futbollin, familjen time dhe gjithçka tjetër në jetën time”.

Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos i dha fund beqarisë. Qendërmbrojtësi 33-vjeçar i Los Blancos dhe moderatorja televizive Pilar Rubio u martuan në një ceremoni të zhvilluar në katedralen më të famshme të Sevijës të shekullit të 16.

Arrestohet Michel Platini ish-presidenti i UEFA-s për akuzën e korrupsionit në kuadër të hetimeve për organizimin e Botërorit “Katar 2022”. Bëhet me dije se Platini është transportuar në zyrën antikorrupsion në Paris ndërsa çështja për të cilën akuzohet daton që në vitin 2010 për të drejtën e organiuzimit të Kupës së Botës nga Katari dhe në atë kohë Platini ka qënë president i UEFA-s.
Vendimi përfundimtar për të drejtën e organizimit të Kupës së Botës iu dha Katarit nga Sep Blatter që në atë kohë  president i FIFA-s por më pas pati denoncime,hetime dhe arrestime gjë që çoi deri në ndryshimin e drejtuesve të FIFA-s e UEFA-s.

Në këtë skandal indirekt u përfshi edhe Platini me akuzën se ka marrë nga Blatter në vitet 1999-2002 pagesa jo të ligjshme dhe që më pas u skualifikua me 8 vite që zbritën në 4. Platini në atë kohë u detyrua të largohej nga drejtimi i UEFA-s dhe në 2015-tën u zëvendësua nga Ceferin. Hetimi për Botërorin 2022 u nis në vitin 2016 nga Prokuroria franceze me akuzën e korrupsionit aktiv e pasiv të personave që nuk ushtrojnë funksione publike. Në qënëdër të hetimeve është një drekë e organizuar disa ditë përpara se të shpallej fituesi për të organizuar Kupën e Botës.

Në atë drekë perveç Platinisë morrën pjesë edhe ish-presidenti francez Sarkozy,emiri i Katarit, sheiku Hamad bin Jassem në atë kohë Ministër i Jashtëm dhe i Sporteve  por edhe një këshilltare e Sarkozy dhe sekretari i përgjithshëm i Presidentit francez të cilët po ashtu janë thirrur për të dëshmuar.Platini kishte dëshmuar për llogari të këtij hetimi edhe në vitin 2017-të dhe ka thënë sesi kishte votuar për Katarin në 2010-tën por e dinte një gjë të tillë përpara se të organizohej dreka.

Dreka familjare e futbollistit Ezgjan Alioski në një restorant në Prilep u shndërrua në makth, vetëm se ai dhe të afërmit e tij flisnin në gjuhën shqipe.

Ezxhan Alioski, lojtar i kombëtares së Maqedonisë dhe një nga lojtarët më të mirë që luajti kundër Polonisë dhe Austrisë edhe pse i lënduar, sot përjetoi një moment jo të këndshëm në Prilep.

Alioski sqaroi për “Klan Macedonia Television” se deri sa ishte në restorant së bashku me familjen e tij, është lutur që të largohej nga restoranti për shkak se me të afërmit e tij ka biseduar në gjuhën shqipe.

“Jam vërtet i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë luaj për ekipin e kombëtares së Maqedonisë. Vij nga Anglia për të luajtur me gëzim për këtë ekip dhe ja çka përjetoj këtu. Derisa unë me të afërmit e mi kemi biseduar në gjuhën amtare, përndryshe unë nuk fsheh që jam shqiptar, një njeri erdhi dhe më tha të largohesha nga restoranti vetëm sepse dëgjoi gjuhën që komunikoja me familjen time. Unë me të vërtetë nuk kam koment, uroj që kjo mos t’i ndodh askujt”, tha Alioski.

Lidhur me këtë që ka ndodh, ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Reagimi I FFM-së:

Federata e futbollit të Maqedonisë gjykon ashpër gjuhën e urrejtjes viktimë e së cilës së fundmi ishte reprezentuesi dhe ambasadori ynë, Ezgjan Alioski.

Ne si federatë dhe institucion me përgjegjësi sociale dhe që angazhohemi për zhvillimin e vlerave pozitive në shoqëri, gjithmonë do të mbajmë anën e trajtimit të duhur dhe respektit për të gjithë, pa marrë parasyshë përkatësinë fetare, nacionale apo racore!

Të gjithë reprezentuesit të cilët me krenari mbajnë fanellën e ekipit përfaqësues janë ambasadorët tanë më të mëdhenj dhe meritojnë respekt maksimal!

Duke gjykuar ashpër ngjarjen e sotme në Prilep, apelojmë se “Urrejtja nuk luan në terrenin tonë”! Ta largojmë atë edhe nga rrethi ynë!

FFM bën thirrje publike deri te institucionet përkatëse të reagojnë në mënyrën e duhur për ngjarje të këtilla të pahijshme, me qëllim që të njejtat asnjëherë mos të përsëriten.

Sulmuesi shqiptar i Maqedonisë ka bërë 47 paraqitje për Leeds United në Championship sezonin që lamë pas, duke shënuar 7 gola dhe ka dhuruar edhe 5 asiste.