Kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë një video ku tregon ecurinë e punimeve në kantierin e Aeroportit të Vlorës.

Shefi i qeverisë thotë se punimet po ecin me ritme të shpejta, me qëllim që Aeroporti të jetë gati vitin e ardhshëm.

“Mirëmëngjesi dhe nga kantieri i punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ku po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati vitin e ardhshëm, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

https://fb.watch/qU6_jNIAhd/

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se nga SHBA ka arritur në Shqipëri kontigjenti i helikopterëve amerikanë UH-60 Black Hawk.

“Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

“Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Në analizën vjetore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrja, njëkohësisht zv/kryeministre, Belinda Balluku bëri një pasqyrë të akseve rrugore të cilat pritet të dorëzohen përgjatë vitit 2024.

“Unaza e madhe e Tiranës do të përthithë të gjithë trafikun qe vjen nga autostradat, përfundon edhe ajo në dhjetor 2024. Turistëve nuk do i duhet të kalojnë qytetin mes për mes, por duke përdorur këtë unazë të madhe, mund të aksesojnë pika të ndryshme.

Fazat e para të Korridorit 8 do të dorëzohen, përfundojmë edhe me lidhjet Orikum-Dukat. Palasë-Dhërmi është thuajse e përfunduar. Korëë – Ersekë po ashtu është drejt fundit, Qafa e Buallit – Martanesh, një rrugë e kërkuar nga banorët do të dorëzohet edhe ajo. Rruga që lidh aeroportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë, është një tjetër aks që dorëzohet. Në 2024 nisim fazën e kolaudimit për aeroportin e Vlorës.

ë gjithë këto kanë edhe një element inovativ që dorëzohet gjatë 2024, qendra e monitorimit të trafikut. Monitorimi do përbëhet edhe nga Urgjencat, Emergjencat Civile, Policia e Shtetit dhe shumë trupa të tjera. Kjo qendër do kryejë edhe një nga funksionet e reja që do jetë në akset e funksionit të pagesës”, tha Balluku.

Balluku bëri bilancin e vitit 2023, ndërsa u shpreh përgjatë këtij viti priten të përfundojnë vepra të rëndësishme infrastrukturore. Ajo renditi Tunelin e Llogarasë, aksin Thumanë-Kashar si dhe Rrugën e Arbrit.

Balluku theksoi se nevoja për të investuar në rrugë vjen dhe për shkak të shtimin të vizitorëve të huaj dhe vendasve, një sfidë kjo, që sipas saj qeveria po e përballon me sukses.

Ajo theksoi se tuneli i Murrizit nuk ka marrë asnjë para shtesë nga buxheti i shtetit për vonesat kalendarike, por kostot janë përballuar nga fondi fillestar.

“2024 do të shënojë dy momente të rëndësishme; dorëzimin e tunelit të Llogarasë, që ka qenë një ëndërr për shumë qeveria, por që u realizua nga qeveria Rama. Do të përfundojë  dhe do hapet në fillim të sezonit veror të 2024, ka qenë proces i gjatë, por i mirë studiuar. Ka pasur sfidat për sa i përket gjeologjisë,. Por ka pasur gjeologji të qëndrueshme dhe nuk kemi ndaluar nga kalendari,. 30 qershor 2024 vepra do të dorëzohet. Një lajm tjetër të mirë, kemi nisur vitin me një inspektim në aksin Thumanë-Kashar. Është kërkuar edhe nga kompania koncesionare që të vijohet dhe të dorëzohet sa më parë.  Thumanë-Kashar do të futet në funksion gjashtë verës 2024. Një kalavar i gjatë përfundon në 2024, që mund ta themi këtë dhe ta garantojmë, të një gëzimi të madh për MIE, por edhe për të gjithë shqiptarët që aksesojnë zonën e Dibrës, që në 26 dhjetor kemi përfunduar gërmimet në tunelin e Murrizit . Unë e kam ndjekur atë proces nga maj i 2019. Nuk është harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit për të mbështetur vonesat për Rrugën e Arbrit.  Në dhjetor të 2024, ndoshta dhe më shpejt, me përfundimin e tunelit të Murrizit ku janë hedhur qindra tonë hekur për ta mbajtur dhe garantuar atë, Rruga e Arbrit do të përfundojë”, tha ajo.

Nga Shkupi, ku u mbajt takimi i liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore se, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se sot ka propozuar një format të një Samitit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, mirëpriti me interes propozimin për të ndërtuar një format të një Samitit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor, ku të jenë të pranishëm, jo vetëm vendet anëtare të NATO-s në këtë rajon, por edhe vendet partnere të NATO-s. Pra faktikisht vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që këtu sot nuk janë të pranishme, si edhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë në kufi me rajonin dhe që kanë një interes të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe progresin demokratik të rajonit”, tha Rama.

“Jam i keqardhur për faktin që pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të shtuar në mënyrë të ndjeshme, jo vetëm vëmendjen, por edhe trupat, të cilat duhet të garantojnë stabilitet dhe paprekshmëri absolute të Kosovës, ka ndodhur një ngjarje tragjike, e cila duhet konsideruar një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike dhe e cila duhet me çdo kusht të mos përsëritet më”.

Kryemininistri Edi Rama ka njoftuar se me buxhetin e vitit 2024 do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Buxheti i vitit 2024 do të ketë në total për të shpenzuar rreth 735,9 miliardë lekë (rreth 7 mld euro), prej të cilave 633,7 miliardë vijnë nga të ardhurat dhe pjesa tjetër është borxh i ri (deficiti) prej 61,9 miliardë lekësh.

Siç mësohet nga relacioni i projektbuxhetit 2024, pjesën më të madhe të financimit do të marrin investimet publike me 128,5 miliardë lekë (1,2 miliardë.

Fondi shtesë për rritjen e pagave është 11 miliardë lekë rreth 100 milionë euro. Sektori publik ka rreth 184 mijë të punonjes nga të cilat rreth 84 mijë janë administratës dhe pjesa tjetër janë punonjës në shërbimet bazë të sektorit publik, arsim, shëndetësi dhe polici dhe nëse përdoret vetëm për punonjësit e shënimeve publike, pagat rriten me një mesatare 9 mijë lekë në muaj.

Qeveria anuloi planin për një rritje pagash në dhjetor siç e kishte planifikuar në një nga dokumentet e saj për reformimin e administratës publike.

Prestigjiozja e udhëtimeve “National Geographic Traveller” e ka cilësuar Shqipërinë si një nga destinacionet më emocionuese që duhet të vizitohet në vitin 2024.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një postim në Facebook, ku shkruan se “jemi destinacioni “cool” për 2024-tën”.

“Jemi destinacioni “cool” për 2024! Promovimi për vitin e ardhshëm ka nisur që tani dhe është prestigjiozja e udhëtimeve “National Geographic Traveller” e cila sugjeron vendin tonë në listën e 30 vendeve më interesante për të udhëtuar.

Duke e renditur në vendin e parë që duhet vizituar në Europë, revista e njohur e cilëson “si një arratisje të egër drejt yllit në ngjitje të Europës” përvojën e të udhëtuarit në Shqipëri gjatë vitit 2024””, ka shkruar kryeministri.

Artikulli i plotë për Shqipërinë nga National Geographic Traveller

Udhëtarët në gjueti për diçka pak më ndryshe nga aventura e tyre e ardhshme evropiane po shikojnë gjithnjë e më shumë drejt Shqipërisë. Kjo pjesë ballkanike po tërheq një numër në rritje vizitorësh falë brigjeve të saj të Adriatikut dhe Jonit, të kaluarës intriguese osmane dhe komuniste dhe skenës relativisht të sapolindur të turizmit.

Të zhytura në brendësinë veriore, Alpet Shqiptare janë po aq pjesë e shortit. E njohur, mjaft ogurzi, si Bjeshkët e Nemuna, kjo mbretëri e majave të thepisura karstike është një ëndërr për alpinistët, ku rrëqebullët enden nëpër pyjet e bredhit dhe lulet e egra mbulojnë dyshemetë e luginës.

Ata që kërkojnë shtigjet sfiduese të rajonit mund të nisen në një turne të ri, tetë-ditor, të vetë-drejtuar me Ëalks Ëorldëide , i cili ofron një itinerar që përfshin udhëtime nëpër zonat malore, shtëpi tradicionale dhe një vizitë në fshatin Theth.

Shqipëria është gjithashtu më e aksesueshme se kurrë falë një sërë linjash të reja ajrore si Ryanair.

a.c./dita

Një grup i zyrtarëve të lartë të SPAK bashkë me kreun e këtij institucioni, Altin Dumani ndodhen këtë javë në Uashington, DC, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vizitë studimore.
Pjesë e delegacionit është edhe Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, prokurorët që po hetojnë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani i cili pasoi me ndërtimin e 19 kullave dhe sipas SPAK i dha një fitim prej 5.4 milionë euro dhëndrit të ish kryeministrit.   

Prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion kanë diskutuar edhe sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të SHBA-ve që mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët.

Në një njoftim në rrjetin social në Facebook, Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri shkruan se vizita e zyrtarëve të SPAK do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).

“Zyrtarë të lartë të SPAK-ut po marrin pjesë në një vizitë studimore në Uashington, DC këtë javë. Të udhëhequr nga anëtarët e ekipit të Zyrës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit të Ambasadës së SHBA në Tiranë (OPDAT), zyrtarët e SPAK-ut u takuan me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë nga OPDAT dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP).

Prokurorët e SPAK diskutuan gjithashtu sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të Bashkuara, i cili mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët federalë të Amerikës.Vizita do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI)”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

/TEMA

Avokat Genc Gjokutaj ka zbuluar sot se komunikon rregullisht me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndërsa është shprehur se nuk e di ku ndodhet ai, por shton se mbrëmë ka parë disa foto të tijat me disa miq në Shqipëri.

“Ndaj zotit Meta janë aktivizuar më herët disa që s’dua t’u përmend emrat. Janë vënë njerëz me të kaluar të dyshimtë për të përpiluar kallëzime. Meta prej gati 5 vitesh është në sulm permanent. Meta nuk është pyetur. Hetimet kanë vazhduar. Nuk flitet për letërporosira.

Berisha dhe Meta janë aleatë të një koalicioni, dhe në çfarëdolloj situate të gjendjen, nuk kërkojnë ndihmë. Futja e zotit Meta në këtë betejë të Berishës do të ishte e tepërt dhe e rekomandoj të mos marrë pjesë.

Meta çdo muaj shkon takon fëmijët, shkon për arsye shëndetësore. Nuk i është bllokuar dalja jashtë vendit. Është hapur ky muhabeti i Berishës dhe tashmë është krijuar perceptimi.

Me Metën komunikoj telefonisht, është shumë mirë. Nuk më duhet se ku ndodhet. Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani”, tha ai.

Kujtojmë këtu se avokat Gjokutaj është  këshilltar bashkiak në kryeqytet nën siglën e partisë së Metës.

p.c. / dita

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti, për pranimin e draftit të Bashkimit Evropian për Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti është pajtuar që ky draft i prezantuar në Kosovë e Serbi nga pesë diplomatë perëndimorë, të jetë bazë për diskutime rreth zbatimit të marrëveshjes bazë mes dy shteteve.

E lidhur me këtë ka reaguar Rama, duke thënë se është “vërtetë pikë kyçe”.

“Përgëzoj kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve”, ka shkruar Rama në rrjetin social “X”.

Sali Berisha ka komentuar sot një deklaratë të Edi Palokës, i cili është shprehur se “i është kërkuar që të rrokin armët”.

Në një konferencë për gazetarët, i pyetur a është dakord që qytetarët të marrin armët, ai tha se mbeshtet versionin e “mosbindjes civile”.

“Protesta do të jetë paqësore por çdo version i mosbindjes civile nuk mund të ndalohet, por është i mirëpritur” ,– tha Sali Berisha i cili vijon t’i shmanget përballjes me Drejtësinë.