Sektori i ndërtimit në vend thotë se rregullat duhet të ndryshohen urgjentisht, sepse projektet e mëdha infrastrukturore janë marrë vesh me shtetin kur çmimet e ndërtimit ishin shumë më të ulëta se sot. Tani me rritjen e çmimeve, projektet ose do të mbeten të papërfunduara ose kompania do të falimentojë, nëse shteti nuk e ndihmon.

“Nëse nuk kemi një zgjidhje të unifikuar që do të jetë e shpejtë, sepse nëse nuk është e shpejtë dhe nëse hyjmë në sezon, dhe nëse nuk kemi zgjidhje, besoj se në qershor 80% e projekteve kapitale nuk do punohen”, deklaroi Andrea Serafimovski -Kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve.

Ndonëse realizimi i projekteve kapitale ka dështuar prej vitesh edhe pa këto probleme, autoritetet besojnë se edhe ky vit do të jetë rekord sipas nivelit të investimeve shtetërore.

“Në tremujorin e parë të këtij viti janë realizuar 12,9% e shpenzimeve kapitale të planifikuara, që është 23,5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar…”, njoftojnë nga Ministria e Financave.

Sipas informacionit nga ndërtuesit, ka një rritje në çmimin me shumicë dhe pakicë të të gjitha materialeve të ndërtimit. Ekziston një rritje e shumëfishtë e çmimit të rërës, çmimi i tullave është rritur me 40 për qind, hekuri me 60 dhe materiali izolues për 50%./Alsat.mk

Pas raportimit të TV Klan se në Han të Elezit policia e Maqedonisë së Veriut ju kërkon udhëtarëve shqiptarë nga 20/30 euro ryshfet për ta kaluar kufirin, arrestohet kryeshefi i policisë kufitare dhe ndihmësi i tij, që të dy me përkatësi kombëtare shqiptare.

Zëvendësministri për Punë të Brendshme, Nazim Bushi, konfirmoi është arrestuar shefi i turnit në pikëkalimin Bllacë, i cili u kap me kamerë të fshehtë duke kërkuar nga 20 euro për pasagjerët shqiptarë që hynin në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se i arrestuari i parë është E.Sh nga Shkupi, shef turni në pikëkalimin mes RMV-ës dhe Kosovës, ndërsa zyrtari tjetër policor që duket në video mësohet se është Z.R.

Skandali u zbulua pasi një biznesmen, që merret me transport udhëtarësh denoncoi në emisionin “Stop” në TV Klan Shqipëri, presionin që i bëhet duke i kërkuar ryshfet për një shërbim që duhet të ishte falas dhe që i takon në kufi.

Shikoni videon, si pa fije turpi bandat kriminale të veshura me uniforma policie i plackitin udhëtarët shqiptarë, për fajin e vetëm, se duhet ta kalojnë kufirin artificial.

Mos paguani asnjëherë asnjë cent askujtë në kufi. Të gjithë kanë celularë në xhepa, incizo më zë, me video cdo abuzim dhe denonco në polici dhe dërgomandej incizimin edhe në në media ose publikoje vet në rjetet sociale.

https://fb.watch/cmfExnf-AS/

Deklaratat e kreut të VMRO-DPMNE-së, se mërgata nuk do të regjistrohet por do të evidentohet, nga drejtori i Entit shtetëror për Statistika, konsiderohen si lojëra për pikë politike ditore. Drejtori Apostoll Simoski, thotë se Ligji dhe Metodologjia e qartësojnë saktë se shtetasit që jetojnë jashtë vendit regjistrohen. Ai madje nënvizon se në Statistikë aspak nuk ekziston fjala evidentim.

Tani ajo që në esencë ndodh në opinion është politikë ditore. Ne aspak nuk ka intereson politika ditore, nga cilado qoftë strukturë politike. Askush nuk mund t’i ndalojë se si të veprojnë, por rregullat janë vendosur edhe me Ligjin edhe me Metodologjinë dhe ne nuk do të lëvizim asnjë milimetër nga ata rregulla… Porosia ime nuk është deri tek partitë politike por deri tek qytetarët që të mos i dëgjojnë subjektet politike të cilat kanë qëllime politike ditore për të realizuar, ndërsa për këtë e shfrytëzojnë regjistrimin – deklaroi Apostoll Simovski, Enti Shtetëror për Statistika.

Megjithatë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristojan Mickovski, mbetet në qëndrimin e tij se nuk do të pranojë regjistrimin e qytetarëve që e kanë lëshuar vendim më gjatë se një vit. Ai thirret në metodologjinë e Eurostat, por jo edhe në Ligjin dhe Metodologjinë për regjistrim në vendin tonë, e cila metodologji po ashtu është aprovuar nga Eurostat.

Të gjithë ata të cilët gjatë regjistrimin janë jashtë shtetit, ndërsa nuk e kanë çlajmëruar vendbanimin në 12 muajt e fundit, po, mund ta përdorin regjistrimin online, të tjerët jo. E për mua nuk është gjithçka e njëjtë, nëse Prodhimi Bruto Vendor prej 11 miliardë eurove, do ta ndaj me popullatën rezidente e cila krijon atë numër, ose do ta ndajë me regjistrin e shtetasve të cilët krijojnë Prodhim Bruto Vendor në shtetet ku jetojnë. Këtë nuk do ta pranoj – tha Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

Ligji për Regjistrim për vitin 2021 edhe metodologjia, e shpjegojnë qartë se popullsia jorezidente regjistrohet. Neni 6 i ligjit saktëson qartë: se në Regjistrim do të përfshihen:

Neni 6 (Ligji për Regjistrim)

1. Personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë vendbanim ose vendqëndrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa marrë parasysh nëse në momentin e Regjistrimit gjenden në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë vendit,
Ndërsa në pikën 5 të Metodologjisë për Regjistrim, potencohen qartë tre kategori të cilat përfshihen në regjistrimin e vitit 2021.
1. Popullsia e plotë rezidente.
2. Popullsia jo e plotë rezidente
3. Popullsia e plotë e regjistruar, e cila do të jetë kategoria që do i përshijë në një vend të gjithë qytetarët e regjistruar, pa dallim nëse janë rezident, ose diasporë.

Mefail Ismaili

Nëntë nëpunës të MPB-së kanë qenë pjesë e aferës “Mafia”. Ata janë pjesë e rrjetit për të cilin ekzistojnë dyshime se kanë falsifikuar  pasaporta dhe letërnjoftime që më pas ua kanë ndarë anëtarëve të nëntokës së vendeve Ballkanike. Nga policia vetëm konfirmojnë se po zhvillohet aksion i policisë, ndërsa hollësi paralajmërojnë për më vonë. Skandalin një ditë një brifing me gazetarët e zbardhi VMRO-DPMNE-ja dhe sipas dokumenteve të kësaj partie, njëri nga krerët e mafias turke, Sedat Peker, ka pasaportë dhe letërnjoftim të Maqedonisë, me emër, Xhadin Ademovski. Sipas këtyre dokumenteve ai jeton në rrugën Qemal Sejfulla numër 22/1 në lagjen Çair, ndërsa sipas listës së zgjedhësve ai ka të drejtë vote. Megjithatë, ndërtesa në të cilën pretendohet se jeton Sedat Peker, nuk mundet të gjendet, për çka policia duhet të japë  detaje-nëse bëhet fjalë për adresë fiktive ose për ndonjë person tjetër.

Policia pati bastisje edhe në radhët e saj, më saktësisht në zyrat ku lëshohen dokumente udhëtimi dhe ato personale. Ndërkohë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski akuzoi se nëntoka nga rajoni është në bashkëpunim të ngushtë me strukturat më të larta të vendit tonë.

“Një rast i tillë nuk mund të kishte ndodhur pa dijeninë e strukturave më të larta të qeverisë. Dhe nëse nuk e kanë ditur për këtë, atëherë ata ia kanë dorëzuar plotësisht pushtetin mafisë. Dhe kjo nuk duhet të përfundojë formalisht me deklaratë nga Ministria e Brendshme që arrestimet dhe rëniet e disa “kokave” të vogla dhe zyrtarëve… mos të na fyejnë inteligjencën tonë. Kjo nuk do të mundësohej pa dijeninë e strukturave më të larta qeveritare…- deklaroi Hristian Mickoski, lider i VMRO DPMNE.

Sipas asaj që një ditë më parë njoftuan nga VMRO-DPMNE-ja, rreth 200 kriminelë nga Ballkani, Amerika e Jugut dhe Azia kanë marrë dokumente nga Maqedonia. Midis tyre dyshohet se është kreu i klanit malazez i quajtur “shkaljarski klan”, Jovan Vukotiq, me identitet të rremë si Gjorgji Andonov, të lëshuar në SPB Shkup në vitin 2017.

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari sollën pak shpresa për formim të shpejtë të qeverisë, të cilat ulën mundësinë e zhbllokimi të shpejtë të procesit eurointegrues të Maqedonisë. Struktura politike tradicionale humbi, ndërsa fituan të ashtuquajturat “parti protestuese” që qëndronin pas demonstratave kundër sundimit të gjatë të Bojko Borisovit. Partia e tij GERB është fitues zyrtar, por me kapacitet të dobët për të arritur shumicën në parlament, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Edhe mesazhet e para nga befasia e zgjedhjeve – showmani Sllavi Trifonov dhe partia “Ekziston një popull i tillë” janë se nuk do të nxitojnë për në qeveri.

“Skena politike është shumë e fragmentuar. Ekziston skenar në të cilin koalicioni i udhëhequr nga GERB-i qeverisëse e Kryeministrit aktual Bojko Borisov do të formonte qeveri. Ky skenar tani po bëhet i pamundur për shkak të mbështetjes së vogël për partinë nacionaliste VMRO, e cila, siç qëndrojnë tani gjërat, nuk do të hyjë në parlament. Mbështetje tjetër që mund të vijë për GERB është nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, por rezultati i saj është më i dobët se zakonisht. Nëse formohet një qeveri rreth GERB, është e rëndësishme të theksohet se mund të shkaktojë pakënaqësi në shoqëri dhe të ulë më tej besimin në institucione”, tha Marija Simeonova, koordinatore e programit në Këshillin Evropian për Marrëdhënie të jashtme.

“Ka shumë matematika të lehta nëse përqendrohemi vetëm te numrat, por nëse i shikojmë programet politike dhe pikëpamjet e shprehura, do të jetë shumë e vështirë nëse dimë në çfarë kushtesh u mbajtën zgjedhjet, me të gjitha protestat që ndodhën në Bullgari. Cili është pozicioni i Kryeministrit aktual Borisov në përbërjen aktuale të parlamentit, mendoj se do të jetë e vështirë të formohet qeveri”, tha Andreja Stojkovski, drejtori ekzekutiv i Institutit të Prespës.

“Formimi i një qeverie eksperte, teknokratike. Një qeveri e tillë, për shembull, ekziston në Itali dhe drejtohet nga Mario Draghi. Një qeveri e tillë do të ishte e kufizuar në kohëzgjatje dhe qëllim. Ajo do të duhej të marrë vendime për çështje urgjente dhe të adresojë sfida të hapura të tilla si pandemia”, tha Simeonova.

“Për Borisovin, kjo nuk është aspak e huaj. Përkundrazi, ai e ka bërë një gjë të tillë në të kaluarën – është tërhequr për një kohë, që të bëjë rezultat të mirë në zgjedhje. Me gjasë kjo është shpresa që ai ka për një rezultat të mirë zgjedhor”, shtoi Stojkov.

“Skenari i tretë do të ishte formimi i një koalicioni rreth partive që organizuan protestat. Kjo do të varet nga hapat e partisë së dytë më të madhe në këto zgjedhje – “Ekziston një popull i tillë”, i cili mori mbështetjen e rreth 18 deri në 19 përqind të votuesve. Është ende e paqartë nëse këto “parti proteste” – “Ka një popull të tillë”, “Bullgaria Demokratike” dhe “Çohu!” Mafia jashtë! ”, formacioni politik i ish-ombudsmanit Maja Manolova do të arrijnë deri në 120 + 1 deputetë në parlamentin e ri. Ky numër është i nevojshëm për formimin e një qeverie me shumicë prej 240 vendesh në parlament. Në rast se formohet ky koalicion, atëherë ai do të ketë nevojë për mbështetje nga disa parti të tjera. Është e mundur që mbështetja të vijë nga Partia Socialiste, që do të thotë mbështetje nga Presidenti Radev”, tha Simeonova.

Cili skenar i përshtatet Maqedonisë së Veriut

Qeveri ekspertësh me kohë dhe mandat programor të kufizuar, me shumë gjasë do të nënkuptonte se çështjet e vështira politike, të tilla si ato me Maqedoninë e Veriut, do të vendosen në “stand by”. Kjo përfshin shtyrje të re të fillimit tashmë të vonuar të negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE. Opsioni i Borisovi ta mbajë pushtetin mund të jetë mirë në aspektin e marrëdhënieve Sofje-Shkup, por një gjë e tillë tani për tani është pak e besueshme.

Është e paqartë se çfarë do të thoshte për Maqedoninë nëse Sllavi Trifonov dhe lëvizja e tij populiste arrinin të formonin qeveri.

“Duke pasur parasysh brishtësinë e skenës politike bullgare, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën, ka të ngjarë që çështjet e pazgjidhura midis Shkupit dhe Sofjes të qëndrojnë të tilla për disa kohë. Pozicioni i disa prej “partive protestuese” për këto çështje është i paqartë, por nuk duhet të harrojmë se pozicioni i qeverisë bullgare u mbështet nga shumë parti në parlament. Nëse kemi koalicion të gjerë rreth ‘partive protestuese’, do të jenë të nevojshme kompromiset”, tha Simeonova.

“Nuk duhet të presim, nuk e di se sa është progresi në lidhje me çështjen maqedonase dhe marrëdhëniet me vendin. Në periudhën parazgjedhore, të gjitha grupet politike ishin jashtëzakonisht të mprehta për këtë çështje. Dje, nëse nuk gaboj, përsëri u shpërnda statusi i Sllavi Trifonov për vendin tonë dhe më duket se nuk do të jetë i thjeshtë. E vetmja shpresë që do të duej ta kemi është të shpresojmë në një mrekulli, e cila do të ndodhë më vështirë”, analizon Stojkovski.

“Faktor shumë domethënës do të jenë edhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale të planifikuara për këtë vjeshtë. Pamë që presidenti ka luajtur rol të rëndësishëm në çështjet midis Sofjes dhe Shkupit. Do të thoja që gjëja më e rëndësishme për çështjet e hapura bilaterale është nëse presidenti do të ndryshojë pozicionin e tij apo jo. Ndërsa presidenti aktual Rumen Radev ka të drejtë rizgjedhjeje”, tha Simeonova.

Pasojnë negociata të ndërlikuara dhe të pasigurta për atë se si do të duket qeveria e ardhshme në Bullgari. Nuk përjashtohen as zgjedhje të reja të shpejta. Një gjë është e sigurt – Maqedonia nga sot, nuk hynë në dinamikë të re në marrëdhëniet me Bullgarinë, ashtu siç para dy ditësh njoftoi shefi i diplomacisë. Pyetja është nëse kjo do të jetë e mundur në të ardhmen e afërt. Nevojitet optimizëm, por realizmi kryesisht drejton marrëdhëniet ndërkombëtare.

Vaksinimi masiv i popullatës kundër KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut zyrtarisht filloi prej sot në A1 Arenën (salla “Boris Trajkovski”). Janë caktuar 3.000 termine për qytetarët të cilët do të vaksinohen me vaksinën ruse “Sputnik V”, njofton Portalb.mk.

Në këtë fazë do të imunizohen personat nga e ashtuquajtura infrastruktura kritike – të punësuarit në MPB, ARM, gazetarët, shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, edukatoret në çerdhe, të punësuarit në pikëpagesa dhe të tjerë.

Sipas planit për imunizim, vaksinimi me 20.000 vaksina ruse “Sputnik”, donacion nga Serbia, do të zhvillohet në 48 pika.

Pritet që mesatarisht çdo ditë do të vaksinohen 4 mijë qytetarë, ndërsa së shpejti numri do të arrijë në 7 mijë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 61-të vendosi që salla e sportit “Boris Trajkovski” të shndërrohet në qendër për vaksinimin masiv të qytetarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit 734 persona kanë rezultuar pozitiv nga 3.246 të testuar, ndërsa 35 persona kanë humbur betejën me virusin. Të shëruar janë regjistruar 621 pacientë. Deri tani, një total prej 641.573 testeve të Kovid-19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 134.867, numri i pacientëve të shëruar është 109.297, numri i atyre që humbën jetën është 3.940 dhe numri i rasteve aktive është 21.630.

Paketa e pestë e masave ekonomike, si dhe zhbllokimi i Kuvendit do të presë derisa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa të marrin sinjal serioz nga Qeveria se dëshiron ta zgjidhë përgjithmonë problemin e shtetësisë për të ashtuquajturit “fantomë”. Kështu deklaroi për Plusinfo deputeti i koalicionit ASh-AAA, Halil Snopçe, edhe përkundër njoftimit nga VMRO-DPMNE-ja se këtë javë do t’i tërheqin amendamentet e Ligjit për Shtetësinë dhe thirrjes së Kryeministrit Zoran Zaev për zhbllokimin e ligjeve pasi është i bindur se do të gjendet zgjidhje për shtetësinë, transmeton Portalb.com.

“Derisa nuk marrim sinjal serioz nga qeveria, nuk do të heqim dorë nga bllokimi i ligjeve. Është një gjë dhënia e deklaratave se do të ketë zgjidhje, ndërsa është krejt tjetër gjë ta shohim zgjidhjen në tryezë. Këtë javë presim takim për Ligjin për Shtetësinë, por tani në nivelin e liderëve do të shohim nëse qeveria do të ofrojë zgjidhje të pranueshme. Në të kundërtën, është joparimore dhe jo serioze t’i tërheqim amendamentet, dhe nëse nuk biem dakord për shtetësinë me qeverinë përsëri do të paraqesim mijëra amendamente”, tha Snopçe.

Ai zbuloi se në takimin midis Zaevit dhe Ministrave të Drejtësisë dhe të Brendshëm, Bojan Mariçiq dhe Oliver Spasovski, me koordinatorin e AAA-ASh, Skender Rexhepi, është ofruar zgjidhje rastit për atë kategori të qytetarëve, e cila më pas u shqyrtua nga organet partiake të Aleancës dhe Alternativa dhe zgjidhja u hodh poshtë.

Snopçe shpjegon se koalicioni AAA-ASh nuk ishte plotësisht dakord me propozimin e qeverisë dhe se në takimin që është paralajmëruar, por tani midis Zaevit dhe liderëve Zijadin Sela dhe Afrim Gashi, do të dalin me propozimet e tyre, do të shqyrtojnë ofertën e Qeverisë, pastaj do të merret vendim nëse do të ketë zgjidhje për shtetësinë.

Sipas Snopçes, qeveria ofroi zgjidhje të rastit, të cilën ata e refuzuan, pasi u ofrua zgjidhje e problemit të shtetësisë për qytetarët që janë në evidencë të Ministrisë së Brendshme, rreth 500-600 raste, ajo të zgjasë një periudhë të caktuar kohore, që pastaj përsëri të jetë në fuqi  Ligji aktual për Shtetësinë.

Ai thotë se megjithëse besojnë se tashmë kanë arritur disa suksese me faktin se qeveria është e angazhuar dhe kërkon zgjidhje për atë kategori të qytetarëve, ata përsëri do të insistojnë në zgjidhje të përhershme, gjegjësisht ndryshime në Ligjin për Shtetësinë që edhe në të ardhmen do të ofrojnë zgjidhje për personat pa shtetësi.

Funksionarë i lartë qeveritar për Plusinfo nuk dëshironte të hynte në detaje rreth zgjidhjeve të mundshme, vetëm tha se “me Aleancën dhe Alternativën do të merren vesh për zgjidhje të  problemit të të gjithë atyre që kërkojnë shtetësi”.

Nga VMRO-DPMNE dje njoftuan se do t’i tërheqin amendamentet në Ligjin për Shtetësinë dhe se presin që deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativëa të bëjnë të njëjtën gjë në mënyrë që të zhbllokojnë miratimin e pakos së pestë të masave për ndihmë ekonomike.

Edhe kryeministri dje përsëri bëri thirrje për zhbllokimin e punës së Kuvendit, gjegjësisht që këtë javë të miratohen ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike.

Ai përsëriti se do të gjendet zgjidhje për Ligjin për Shtetësinë dhe u bëri thirrje të gjithëve që të përmbushin përgjegjësinë e tyre.

„Pres që këtë javë nëse mund të përfundojë. Përsëri dërgoj mesazh të gjithëve që ta përfundojmë pjesën tonë të përgjegjësisë para qytetarëve tanë. Shprehim pikëpamje të qarta në takimin e punës me përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. E panë shpirtin dhe gatishmërinë tonë që do ta mbështesim këtë ligj, zgjidhjen do ta gjejmë në atë pjesë më mirë e pranuar, që të zgjidhet statusi dhe të marrin shtetësinë qytetarët që nuk e kanë. Prandaj bëj thirrje që ligjet të lirohen sa më shpejt, pasi nuk i bëjmë mirë askujt, ndërsa angazhimi ynë mbetet gjetja e një zgjidhjeje të përhershme për marrjen e shtetësisë”, tha Zaev.

Aleanca dhe Alternativa fillimisht propozuan që shtetësia të merret me dy dëshmitarë dhe me njohuri të paktën një prej gjuhëve zyrtare në Maqedoni, duke nënkuptuar për gjuhën shqipe. Kjo u refuzua nga blloku i partive maqedonase dhe VMRO-DPMNE paraqiti amendamente për projekt-ligjin.

Pas takimit të Zaevit me Rexhepin, Aleanca dhe Alternativa hodhën poshtë kërkesën për marrjen e shtetësisë me dëshmitarë, gjegjësisht pranuan se nevojitet ndonjë dokument që të vërtetojë se jetojnë këtu, ndonjë certifikatë fëmije, vërtetim për ndihmë sociale… Sipas informacioneve nga AAA-ASh, pyetja është nëse qeveria do të ofrojë zgjidhje të përhershme apo do të mbetet zgjidhje kalimtare për shtetësinë për “fantomë”.

Nga Rufije Azi

Spitali infektiv i Tetovë Per keqardhje Shtatë ditë sa shtatë Vjet
Perjetimet në spitalin e Tetovës,ishte një eksperiencë që nuk do ta harojë asnjëher në jetën Time!

E kisha ndëgjuar nga shumë njerëz që thonin: mos të çofte Zoti në spitalin e Tetovës ,aty ku ryshfeti dhe njoftesia të mbajnë gjallë,aty ku edhe pastrusja pa I shti diçka në xhep nuk ta çel derën,aty ku papastertia ta keqëson edhe më shum gjendjen.
Disa thonin larg nga këtu se ktu hyn I gjallë e del i  vdekutr. Kjo ishte më Se e vërtetë!

Babai im ishte I sëmurë ,shkon te mjeku am aty I thonë se ka ftohje,pas disa ditëve I përkeqësohet gjendja, mjeku am e dërgon ti bëj analizat ku atje e ndalin në spital sepse i mungonte hekuri në gjak prandj ska shum fuqi ,më e dhimshme është spese e ndalin në spital në qendren infektive ku të gjith pacientet ne dhom ishin Te semur Me COVID 19 . Pas insistimeve tona iu be corona Test ku edhe doli pozitiv,aty infektohet!

Mjeket I thon se duhet parjeter dikush ta shoqeroj sepse nuk kemi mjaftushem motra medicinale,ishte e detyruar të rij nana 70 vjece me të,pasi ne të gjithë jetojm jasht shtetit.
Në diten e 5 une dhe vëllau vendosëm të shkojmë pasi edhe nëna u sëmur,e si mos të semuret ne nje dhom 4 pacien të sëmur dhe katër Te shendosh vetëm një karike!!!

Kjo është një dram e vërtet Babai shkoi me këmbet e veta në spital ne,e gjetem gati të  v d e k u r.
Për gjatë gjith kohës që ka ndejtur në spital nuk i kanë dhën asnje terapi perpos oksigjenit;

Na erdhi shpirti ne fyt mes dhimbjeve dhe lotëve vendosëm të kerkojmë ndihmë , ato janë intervenimet, pas intervenimeve vendosen ti japin terapi.

Ajo që më tmeroi më shumë ishte se kemi ndejtur 7 ditë ne spital bashk me vëllaun për 7 dit mundem të shkruaj 7 libra nga dhimbja që perjetova! Vinte mjeku me një letër dhe thonte shkoni bleni këto barna , në barnatore na thonin ne nuk kemi vetëm në spital ka ,e tmershme!

Një natë Babait iu perkeqësua gjendja , une shkoj e thire mjekun mjeku më thot: keshtu janë të semuret me COVID skemi cbejm!turp!turp 1 milon her turp! Ata nuk I mbysnin pacientet po I lenin të  v d e s i n  mes dhimvjeve pa ju dhën as edhe më të vogelen ndihme.

Në diten e 5 erdhi një djal I ri ishte shum I sëmur,kishte ethe kërkonte jorgan,motra i thot nuk kemi, unë e dija ku I mbajn sepse mësova çdo cep të infektologjis,shkova gjeta aty kishte edhe10 jorgane tjerë por,motra I tha ska se nuk ja kan mbush xhepin.

Ky është turp për spitalin e Tetovës,marëzi aty ishte si ne filmat  h o r o r ku nga secila dhomë degjohen britma që kërkojnë ndihmë ,ato as që lëviznin;
Po të isha une një pushtetar do I kisha burgos të gjithe, Ato nuk e meritojnë të jenë mjek,ua kisha mar licensen dhe I kisha çuar ne Burg.

Dukur krenohesha Me Tetovën por, prej kësaj eksperience më vin turp ! Kam vendosur bashkë me familjen time të marim passports gjermane nuk dua ta shof passporten e Maqedonis,nuk do të vim as në pushime ju nuk e meritoni as edhe 1 cent nga ne gurbetqaret.

Kisha një apel për të gjithë ata që infektohen me corona; rini në shpi se në shtepi do të sheroheni ne spital ju vdesin!!!
Nëse dikush është kundër ose nuk beson kam aq shum dëshmi aq shum inçizime që do ti bëj publike!

Sic njofton drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë Faton S. Ahmeti, regjistrimi i diasporës së Maqedonis së Veriut do të filloj nga data 1 mars 2021. Në profilin e tij të facebookut ai shkruan:

“Të nderuar vëllezër dhe motra në mërgatë dhe ju familjarë të bashkëkombasve tanë që jetojnë në diasporë,Nga nesër, e hënë, 1 mars 2021, fillon procesi i vetregjistrimit në adresën: https://census.stat.gov.mk/Ju lutemi për sensibilizim dhe mobilizim maksimal.Shpërndajeni dhe njoftoni familjarët. #regjistrimi2021

Nga Bardhyl Mahmuti

Të dashur miq, Shtrembërimi i të vërtetës historike dhe fyerjet që u bëhen shqiptarëve në librin “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë-për vitin II të gjimnazit të reformuar” ka nxitur reagime të shumta. Reagimet janë tërësisht të arsyeshme, sepse trajtimi i shqiptarëve, që botërisht dihet se janë autokton të këtij vendi, si njerëz me prejardhje çerkeze, rome, turke apo të maqedonas që janë bërë shqiptarë gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane është më tepër se fyes! Ky trajtim shpërfaq logjikën e nxitjes së urrejtjes ndëretnike dhe luftënxitëse.E shoh të udhës t’i kujtoj lexuesit reagimin që kam bërë në shtator të vitit 2009 kundër të ashtuquajturës Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë.

R e a g i m „ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE“ – ÇORBË DERRASH E KUZHINËS LUFTËNXITËSE TË SHKUPIT!

Që nga krijimi i Maqedonisë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, si surrogat i gatuar në kuzhinën komuniste të Beogradit, një numër individësh që bartnin tituj shkencor u orientuan në krijimin e identitetit maqedonas. Ky surrogat politik e etnik u krijua mbi territore të uzurpuara shqiptare, bullgare e greke dhe duke uzurpuar komponentë të identiteti kulturor dhe historik të popullit shqiptar, popullit bullgar dhe popullit grek. Të gjithë ata që njohin historinë e Ballkanit e dinë fare mirë se në këto hapësira vetëm një popull ndërroi tri herë identitetin e vet: deri në vitin 1940 identifikohej si serb, nga viti 1941 deri në vitin 1944 si bullgar e pas vitit 1945 si maqedonas.

Nga kalemxhinjtë e quajtur akademikë të këtij surrogati politik e etnik që për pesë vite tri herë ndërroi identitetin e vet nuk mund të pritet objektivitet shkencor por vetëm hajdutllëk të territoreve, të kulturës dhe të historisë së popujve tjerë. Kontestimi i historisë dhe vlerave kombëtare të popullit shqiptar dhe të popujve të tjerë fqinjë nga Kuzhina e luftënxitëse e Shkupit përmes Çorbës së Derrave të ambalazhuar me etiketën “Enciklopedia Maqedonase” është neveritëse dhe e rrezikshme.

Bashkimi Demokratik Shqiptar u rikujton të gjitha institucioneve të demokracive perëndimore, sidomos institucioneve të atyre vendeve që dhënë kontribut të madh për të ndërprerë luftën në Maqedoni, se Kuzhina luftënxitëse e Shkupit që e quan veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë (ASHAM), në mënyrë analogjike si Kuzhina luftënxitëse e Beogradit që e quante veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë (ASHAS), falsifikimin e realitetit historik e bën në funksion të mobilizimeve politike kundër popujve tjerë.

Bashkimi Demokratik Shqiptar u rikujton të gjitha institucioneve të demokracive perëndimore, se pas Çorbës së Derrave të ambalazhuar me etiketën “Enciklopedia Serbe”, Kuzhina luftënxitëse e Beogradit përgatiti Memorandumin famëkeq si recetë për Çorbën e Masakrave kundër popujve tjerë.

Bashkimi Demokratik Shqiptar konsideron se Çorba e Derrave të ambalazhuar me etiketën “Enciklopedia Maqedonase” paraqet fazën e parë të projekteve antishqiptare që Kuzhina luftënxitëse e Shkupit përgatit.

Bashkimi Demokratik Shqiptar u rikujton kalemxhinjve të Shkupit që vetes i thonë akademikë dhe mentorëve të tyre politik se në mënyrë analogjike si kalemxhinjve të Beogradit që vetes i thonin akademikë dhe mentorëve të tyre politik se Çorbat e Masakrave kundër popujve tjerë do t’ju mbesin në fyt.Populli shqiptar ka forcë dhe energji që përballë rreziqeve që i kanosen të dalë fitimtarë!

Kryetar Bardhyl MahmutiTetovë – 21 Shtator 2009-Bashkimi Demokratik Shqiptar

E vetmja gjë që ka ndryshuar nga koha e këtij reagimi lidhet me ndryshimin e emrit të këtij shteti!

Megjithatë, asnjë shkencëtar serioz nuk mund ta kontestojë faktin se sllavët që kanë ardhur nga Karpatet, që janë larg në veri të territoreve tona, nuk mund të jenë autoktonë, edhe nëse shteti ka marrë emrin:Maqedoni e Veriut! Përkundrazi! Siç thotë historiani i njuhur francez Alain Ducellier kur flet për pretendimet serbe ndaj Kosovës, historia na mëson se sllavët, në raport me territoret ilire, janë pushtues që kanë ardhur shumë vonë!

Ja linku i librit të gjeografis:

https://prosvetnodelo.com.mk/CMS/Upload/Uchebnici/new04/Geografija%20za%20II%20godina%20albanski%20jazik.pdf