Kancelarja Gjermane Angela Merkel kërkoi nga qytetarët që ditën e referendumit të mos qëndrojnë në shtëpi por të dalin dhe të mbështesin të ardhmen e tyre Evropiane. Pas takimit me kryeministrin Zaev, kancelarja gjermane Merkel tha se askush nuk i kërcënon qytetarët e Maqedonisë me izolim, ata vet munden dhe duhet të vendosin për ardhmërinë e shtetit.

Unë nuk jam për kërcënime. Ju si qytetarë të këtij vendi duhet të vendosni për ardhmërinë e vendit tuaj. Ardhmëria mund të jetë nëse referendumi del i suksesshëm, të bëheni pjesë e NATO-s dhe e BE-së dhe kuptohet se ka shumë parakushte që duhet të plotësohen. Ekzistonte kontest i cili ishte mes vendit tuaj dhe Greqisë dhe duhej patjetër që gjendej zgjidhje për ndryshe nuk do kishte pajtueshmëri për anëtarësim. Çështja e emrit dhe çështja e anëtarësimit janë dy gjëra të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Pa zgjidhjen e kësaj çështje nuk do të kishte anëtarësim në BE dhe NATO. Këtu nuk ka asnjë kërcënim. Njerëzit kanë mundësi që më 30 shtator të tregojnë a do të hapën dyert e BE-së dhe NATO-s njëjtë si para 27 vitesh kur vendosën që të pavarësinë Maqedoninë. Ky është shans historik që nuk vjen çdo ditë, ky është një rast që një gjeneratë e ka vetëm një herë. 30 shtatori është shans historik andaj nga aspekti im mund të them, mos qëndroni në shtëpi në këtë ditë historike, shfrytëzoni mundësinë tuaj demokratike ta tregoni atë që doni ta thoni për ardhmërinë e vendit tuaj”- theksoi Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë.

Kryeministri Zaev tha se vizita e parë e një kancelari gjerman në Maqedoni në momente historike tregon se fuqitë e mëdha mbështesin marrëveshjen për emrin dhe integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.

Mbështetjen që e marrim nga Gjermania është e madhe dhe miqësore. Ky gjest i kancelares Merkel është shumë inspirues për ne dhe na ndihmon të ndërtojmë shoqëri prosperuese dhe me vlera Evropiane. Kjo vizitë është mesazh i fuqishëm dhe zgjim për ne qytetarët në prag të referendumit që në të cilin, qytetarët e vendit tonë do ta zgjedhin ardhmërinë e tyre. Kjo vizitë është edhe një inkurajim që fuqitë e mëdha mbështesin zbatimin e marrëveshjes së Greqisë nga të dyja palët dhe vërtetim se marrëveshja garanton ardhmërinë maqedonase dhe vendin tonë në BE dhe NATO”- deklaroi  Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

Merkel tha se Gjermania do t’i jep Maqedonisë 2,5 milion euro si ndihmë për zbatimin e reformave në Arsim si dhe do të dërgojnë Këshilltar për çështje Ekonomike i cili do të mund të koordinojë punën e Qeverisë dhe Odës Ekonomike, si ndihmë e vendit për të realizuar reformat e nevojshme. E pyetur për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, Merkel tha se integriteti i vendeve të rajonit është pikë shumë e rëndësishme që Ballkani te mbetet ashtu siç është.

Prokurorja speciale Publike Katica Janeva njoftoi se së shpejti do të dorëzojë akuza të reja në gjykata. Kjo nuk ka të bëjë me rastet e hapura nga bisedat e përgjuara, për shkak se afati prej 18 muajsh për ato skadoi në korrik të vitit të kaluar, por për rastet që PSP i mori nga prokuroria e rregullt, siç është rasti “Aktor”.

Mendoj se kemi vendosur kompetencë për të gjitha rastet që i kemi marrë nga prokuroria publike ose nga krimi i organizuar dhe nuk kanë kaluar ato 18 muaj. Kjo do të thotë se ne do të jemi në gjendje ti përfaqësojmë vetë në gjykatë, por ende vazhdojnë ato 18 muaj dhe është e vërtetë se ka disa në fazën përfundimtare dhe se në periudhën tjetër, nuk do të jepen në gjykatë. Por në të ardhmen me siguri do ti japim në gjykatë, në vlerësim të gjykatës ose do të sjellim një tjetër vendim të prokurorisë publike- deklaroi Katica Janeva.

Janeva këtë deklaratë e bëri në kuadër të prezantimit të raportit të OSBE-së për punën e PSP-së. Me këtë rast, ajo kritikoi gjykatën penale në Shkup se po punon ngadalë me rastet që janë tani në gjykatë, krahasuar me rastin e 27 prillit, ku tashmë janë caktuar dhjetëra seanca gjyqësore. Njoftoi edhe raport mbi parregullsitë në gjykata, bashkëngjitur me raportin e rregullt të prokurorisë që duhet të jetë gati deri në mes të shtatorit.

Obstruksionet e gjykatave ndaj Prokurorisë Speciale, sidomos në fillimin e punës së Janevës, u nënvizuan edhe në raportin e OSBE-së. Në publikim paralajmërohet se gjykatat kanë standarde të dyfishta kur vendosin lidhur me kërkesat për paraburgim nga Specialja për dallim nga prokuroria e rregullt dhe se puna e ngadalshme mund të sjellë deri në vjetërsimin e veprave penale në disa lëndë. Por, kishte vërejtje dhe rekomandime edhe për PSP-në.

Është e drejtë diskrete e Prokurorisë Speciale t’i ndajë me opinionin shkaqet për të cilat ndërmerr apo nuk ndërmerr lëndë të caktuara nën kompetencën e saj, duke pasur parasysh profilin e lartë dhe ndjeshmërinë politike në këto raste që PSP i ka, OSBE këshillon Specialja të ketë qasje më transparente dhe mënyrë që t’ia sqarojë opinionit këto vendime- pohoi Mishel Prins- misioni vëzhgues i OSBE-së.

Në pjesën kritike për PSP-në në raportin e OSBE-së u ndërlidh vetëm kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Kole Shterjev. Publikisht pranoi se edhe Këshilli ka qenë ndër institucionet që ka penguar punën e Speciales, por shtoi se është mirë që tani ka situatë të kundërt. I bëri thirrje Janevës që ta kryerje punën siç duhet, që në fakt e ka bërë edhe deri më tani.

Alsat

Disa kërkesa qe dolën nga debati “Zëri i intelektualëve shqiptarë” për referendumin dhe Marrëveshjen e Prespës, ku u prononcuan rreth 30 intelektuale, organizuar nga IGFM -seksioni MAQEDONI.
Këto janë kërkesat e “Zëri i intelektualëve”, për të cilat tani është formuar një komision me nga një delegat nga çdo komunë ku ka shqiptarë, ku në afat një javor bashkë me ekspertë e juristë do të hartohet një platformë me një konkluzion, me të cilën do i drejtohemi qeveris dhe kryeministrit Zoran Zaev!
Kërkesat kushtëzuese dalë nga Zëri i Intelektualëve!
1. Shqiptarët komb shtetëformues.
2. Gjuha shqipe gjuhe zyrtare në tërë territorin .
3. Buxhet shtetëror proporcional.
4. Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në te gjitha institucionet shteterore.
5. Regjistrim i popullsisë me monitorim ndërkombëtar .
6. Te zgjidhet problemi për shqiptaret pa nënshtetësi qe jetojnë në IRJM.
7. Ligj shtetëror për familjet e dëshmorëve dhe te invalidëve të UÇK-së
8. Shqiptarët me identitet kombëtar dhe gjuhësor në dokumentet zyrtare, jo si sllavomaqedonas.
9. Proceset e montuara dhe të gjithë shqiptarët e pafajshëm të lirohen nga burgjet.
10. 28 Nëntori të shpallet Festë zyrtare për shqiptarët e IRJM-së.
11. Haptazi t’i thuhet qeverisë Zaev që shqiptarët janë autokton dhe nëse nuk pranohen kërkesat kushtëzuese do të dështojë referendumi dhe shqiptarët do të shpallin autonomi politiko-territoriale.
Shkup, me 18 Gusht 2018

Adil Mustafa

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ka quajtur “ditë të madhe” vendimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian

Read More

Më në fund, pas 27 viteve do të përmbyllet një kapitull me shumë negociata, me shumë palë të përfshira dhe me shumë deklarata të dhëna se ”pritet zgjidhje”.

Read More

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka njoftuar se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen e emrit me Greqinë.

Read More

Komisioneri për zgjerim Johanes Han ka kërkuar që presidenti i Maqedonisë, Ivanov të marrë përgjegjësin për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

Read More

Republika Maqedonia Veriore është emri i ri i IRJM-së, emër që është dakorduar mes kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, shkruajnë mediat greke.

Read More

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për media në selinë e Qeverisë së Maqedonisë, së bashku me anëtarët e tjerë të qeverisë

Read More

Ditën e djeshme unë dhe anëtarë të familjes time jemi kërcënuar me jetë nga Hebib Fejzuli.

Read More