Agron Luka

Gjyqi zogist, fillimisht i akuzoi për përmbysje të regjimit me revolucion. Zogu I kishte menduar t’ia bënte qejfin Duçes, mirëpo shumë shpejt e kuptoi se gaboi rëndë, sepse Duçja e shfrytëzoi rastin “për t’i ardhur në ndihmë urgjentisht”.
Kështu edhe akuzat dalë e ngadalë filluan të ndryshonin dhe të zbuteshin. Gjatë procesit gjyqësor, situata precipitoi me shpejtësi dhe tashmë po shihej qartë se agresioni dhe okupacioni fashit italian ishte te porta.

Read More

Shkruan: Çerkin Ismaili * Prishtinë, 21. 04. 2010-Fragment kujtimi

Në mbledhjen e 14 majit 1981, Azem Shkreli iu drejtua sekretarit të Komitetit Sava Komadinqiq: “Ju jeni fajtor shoku sekretar! Ju! Ju keni faj që e përkëdhelni këtë fundrinë nacionalizmi! Futeni atje ku e ka vendin dhe ai do këndoj e jo vetëm të bëjë autokritikë”.

Azem Shkreli rritej në mendjen time deri në natën e 14 Majit 1981, kur vdiq si njeri idhulli im, Azem Shkreli. Atë natë idhulli im Azem Shkreli ishte argat i Komitetit Krahinor në diferencimin tim ideopolitik. Sa do të doja që natën e 14 majit 1981 të mos e shihja e dëgjoja duke folur idhullin tim. Dy netë më parë më kishin marrë në UDB për organizimin dhe pjesëmarrjen në demonstratën e 3 prillit 1981 në Mitrovicë. Në mbledhje, pos faktorëve tjerë politik të qytetit, Nezir Prokshi, zëvendës sekretar i komitetit, i cili e nisi mbledhjen me një retorikë staliniste duke hedhur gurë mbi personalitetin tim vetëm për një argument: në dollapin tim të vitrinës së arsimtarëve, UDB’a kishte gjetur një numër të revistës “FJALA” me tregimin e Sabit Rystemit “Mysafirët e paftuar”.

Read More

Nga Dr. Stavri J. Dajo
Doktor i Shkencave Historike në Universitetin “Aristotelis” të Selanikut

Më 5 mars 1953, Josif Visarjanoviç Xhugashvili (Stalin) vdiq. Vdekja e tij, disi e papritur, shkaktoi apati dhe konfuzion në Perëndim, dhe, gjithashtu, ngurrim në strategjinë diplomatike të Uashingtonit dhe të Londrës.
Nga ana tjetër, humbja e “babait të popujve”, shkaktoi amulli, nervozizëm dhe reagime kundërthënëse në vendet satelite të Kremlinit. Siç është logjike, shumica e vendeve vasale, e, më së pari Tirana, u vithis në zi, ngaqë Stalini linte kampin socialist pa krye dhe gjasa për ndryshime në kursin politik të Moskës nën shembullin e Beogradit nuk ishin të papërfillshme, ndërsa më anë tjetër, Titoja e të tjerë udhëheqës të veçantë në kryeqytetet lindore kishin çdo të drejtë të fërkonin duart se, më në fund, kishte ardhur dita të shpëtonin nga tutela mbytëse e Moskës dhe nga spastrimet staliniste.

Read More

Si e braktisi jetën në Stamboll për t’iu bashkuar çështjes kombëtare? Dënimi me vdekje nga Zogu dhe falja e tij.

Elbasan – Një ndër studiuesit e traditave, folklorit dhe historisë së trevës së Elbasanit, Shpëtim Haxhihyseni, ka nxjerrë në dritë të dhëna të reja për një prej majorëve të Elbasanit që studioi në Akademinë Ushtarake Turke përkrah Qemal Ataturkut, por që pas çlirimit do të përballej me trajtimin e rëndomtë.

Read More

30 vjet nga dalja në skenë e Jusuf Gërvallës

Në janar 1980, (30 vjetë më parë), në Shtutgart, del në skenën e Teatrit të Dramës së viseve Shqiptare, për të mos u larguar kurrë, Jusuf Gërvalla. Faqja pashtriku.org, kohë pas kohe do të sjellë materiale lidhur me këtë ngjarje. Në fund të korrikut 1981, në adresën e paharruar e të përjetshme, Habichthöhe 40 në Untergruppenbach, Jusufi përgatitë për shtyp numrin 4-5 të revistës Liria.

Read More

Demonstratave të Tetovës, që shpërthyen me 23 dhjetor të vitit 1968 u paraprinë disa ngjarje që ndodhën në Kosovë, por në fakt ishte ky një shpërthim i mllefit të akumuluar te shqiptarët për një kohë më të gjatë, për shkak të trysnisë së pushtetit Jugosllav, i cili edhe pse në mënyrë verbale garantonte barazi për të gjithë qytetarët e vet, në praktikë shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë e të tretë ishin të shtypur në çdo segment të jetës.

Read More