Familja Bojaxhi ia dorëzoi këtë thesar Havasë bashkë me amanetin: “Të ruhet, të mos griset dhe të mos digjet!”. Një premtim që shkodrania e mbajti për 35 vjet.
Historinë e Mesharit e tregon sot i biri i gruas së mirë, Besnik Alibali, bashkë me historinë e peripecive që nëna e tij duhet të kalonte për të mbrojtur librin.
Hoxha: Balluku e ka shthurur ministrinë dhe ushtrinë
Fjala e Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike në dhjetor 1970 për situatën në ushtri dhe sjelljet e gjeneralëve Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako
Në pjesën e fundit të dosjes mbi gjyqin e Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike gjashtë vite para pushkatimit të “gjeneralëve puçistë”, vjen pjesa ku ish-Sekretari i Parë i KQ të PPSH-së, analizon gjendjen alarmante në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore dhe në ushtrinë shqiptare.
Ai akuzon ministrin Beqir Balluku dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, në mbledhjen e Byrosë Politike në 8 dhjetor 1970, se përveç fshehjes së materialit të tij të titulluar “Tezat për Shkollën e Lirë Ushtarake”, kishte mbjellë frymën e çorganizimit në ushtri, duke mos u hapur rrugë moshave të reja dhe duke mos vendosur disiplinën në forcat e armatosura.
MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Myderriz
Mulla Haxhi Zeka është shembull për besimtarët, shembull për atdhetarët, shembull për të gjithë shqiptarët… Lindi në vitin 1832, në katundin Shoshan, të Krasniqës, rrethi i Tropojës, Malësia e Gjakovës. Emri i tij është Zenel, ndërsa Myderriz, Mulla janë titujt e tij, siç janë edhe titujt të tjerë të tij: Hoxhë e Haxhi… Është djali i Mehmetit, të Byberajve, që ishte djali i Hysenit, burra të Malsisë, parardhësit e Haxhisë, që ia zbardhi faqën Shqipnisë…! Haxhi Zeka fëmijërinë e kaloi në Pejë të Kosovës, sepse që në vitin 1835, familja e tij ishte shpërngulur nga Malsia e Gjakovës… Mësimet fillestare i kreu në mejtep, në Pejë. Si nxënës, ishte një fëmijë shëndetlig, por një fëmijë i dalluar, për virtyte, për cilësi, aq sa të gjithë e kishin lakmi…
Një ditë, Hoxha i tij publikisht kishte thanë:
”Kur të rritet ky djal ka me ba namin
Shtatë kralat kanë me ja ni zanin…”
Pjesëmarrja e shqiptarëve në betejën e Çanakalasë (Turqi)
Më 8 gusht 2010u mbushën plotë 95 vjet të Betejës së përgjakshme të Çanakalasë në mes ushtrive jo të barabartë në numër dhe armatime, në njërën anë armatat e Antantës (ushtarë anglez, Zelandezë, Australianë etj., e në anën tjetër divizioni 19 i ushtrisë turke i përbërë kryesisht nga shqiptarë të mobilizuar shumica me forcë, të komanduar nga Mustafa Qemali, më 8 gusht 1915.
Për Betejën e Çanakalasë deri tani nuk është shkruar. Përjashtim bënë vetëm: Prof. Dr. Gazmend Shpuza, Dr. Ibrahim Krosi, Nexhip P. Alpari, Naser Selimi, botuar në të përditshmen “Flaka” më 1995, të dhënat e të cilëve pjesërisht i kamë shfrytëzuar në hartimin e këtij punimi.
Mehmet Ali Pasha, ” Napoleoni musliman”
Me rastin e 200 vjetorit te ardhjes ne pushtet te themeluesit te Egjiptit modern, shqiptarit Mehmet Ali Pasha, publicisti, shkrimtari dhe perkthyesi i njohur Luan Rama ka treguar historine e tij te jashtezakonshme, permes nje kendveshtrimi shume interesant.
” Ishte ky njeri, shkruan autori- qe shkoi te luftonte kunder Napoleon Bonapartit ne brigjet e Egjiptit me 1800, me pas do ta bente perandorin francez idhull te tij, aq sa ne boten europiane ate do ta quanin ” Napoleoni musliman “. Madje ai ka deshire tu thote biografeve te vet se ka lindur ne te njejten dite si dhe perandori francez. Aq legjendare u be figura e Mehmet Aliut ne ate epoke sa ne vitet 40 te shekullit XIX-te, duke ju referuar figures se tij, Victor Hugo ne permbledhjen Les Orientales, do te shkruante : ” Nese ka nje kolos qe mund te krahasohet me Bonapartin ku njeri gjenial eshte Mehmet Ali Pasha ; ai qendron krah tij ashtu sic rri tigri perballe luanit, si skifteri perballe shqiponjes… “
Komplotet dhe vrasjet që shkatërruan derën e bajraktarëve
Gjomarkajt e Mirditës, dera princërore e historive të mëdha
Dera princërore e Gjomarkajve mbetet simbol i Mirditës vetëqeverisëse, ata i dhanë zë asaj ashtu sikundër ajo u dha atyre si prijës. Sipas studiuesve të hershëm, Gjomarkajt janë degë e familjes së famshme princërore mesjetare të Dukagjinëve.
Në librin e tij “Antologji historike”, autori Gjet Ndoj i referohet një dëshmie që përcjell M.Marleku, ku thuhet se “për të shpëtue prej furisë së turqve, Mark Kola i Pal Dukagjinit,u largua prej vendit të të parëve,që mund të ketë qenë Hasi (Pashtriku), ose Fandi, treva të sundimit të Dukagjinëve dhe vajti e u fut në Gryke të Oroshit. Prej këndej, Oroshi, u bë vendbanimi i derës së Gjomarkut dhe kryeqendra historike e Mirditës dhe e zonave përreth saj…”
Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftës së saj
Arbër Ahmeti:
Arbër Ahmeti: Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftës së saj
Arbër Ahmeti: Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u mbajt më 10 qershor 1878, dhe ishte fillimi i organizimit te vetëm mbrëkombëtar që nga koha e Skënderbeut. Rreziku që i kanosej shqiptarëve ishte jashtëzakonisht i madh. Lakmitë e shteteve shoviniste fqinje dhe fitoret e aleatës së tyre Rusisë mbi Turqinë përbënin rrezik për ekzistencën e Kombit Shqiptar.Ministri i jashtëm serb Ilia Garashanin hartoi dokumentin “Naçertania” më 1844, projekt që synonte rritjen e Principatës së vogël serbe në “shtet të madh sllav sipas shembullit të perandorisë së Stefan Dushanit”.
132-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Qysh përpara Krizës Lindore të viteve 70 shtetet fqinje ballkanike, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi, kishin shfaqur lakmitë shoviniste për t’u zmadhuar në dëm të trojeve shqiptare. Madje për këtë qëllim Greqia e Serbia përpunuan edhe platformat e tyre politike. Kryeministri grek Jani Koleti shpalli më 1844 programin e tij të quajtur ,,Ideja e madhe’’ (Megali Idea), i cili synonte të krijonte një shtet të madh helenik. Sipas ,,Idesë së madhe’’, e gjithë Shqipëria e Jugut deri në Shkumbin do të përfshihej brenda kufijve të Greqisë së madhe. ,,Megali Idea’’ greke gjeti mbështetje të fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit. Po kështu programi i ministrit serb Ilia Garashanin, i shpallur në të njëjtin vit (1844), dhe i njohur me emrin ,,Projekti’’ (Naçertania) synonte që principatën e vogël serbe ta shndërronte në një shtet të madh jugosllav, në të cilin do të përfshiheshin edhe të gjitha tokat shqiptare në veri të Shkumbinit, së bashku me Kosovën, të cilën filluan ta quanin ,,Serbia e vjetër’’. Me qëllim për të mos lejuar aneksimin e trojeve shqiptare nga fqinjët më 10 qershor të viti 1878, në Priren i i hapi punimet Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për shkak të kohës së shkurtër dhe të vështirësive që nxorën autoritetet osmane, në Prizren nuk kishin arritur të gjithë delegatët e krahinave shqiptare. Delegatët e vilajetit të Shkodrës, nuk ishin nisur ende sepse pengoheshin nga valiu, Hysen Pasha. Kuvendin e Përgjithshëm e drejtoi Iljaz Pashë Dibra, një veteran i luftërave që kishin zhvilluar shqiptarët kundër reformave centralizuese të Stambollit dhe kundër synimeve shoviniste të shteteve fqinje.
Ramadan PLLANA – DËSHMI TË KOHËS
KUJTIME NGA BURGU-(PJESA E TRETË)
“Prore mbaj kujtim synimet që po rrekemi
Nëpër hullitë e kohës që të zhduket pabesia”
(Fazli Greiçevci)
-Si u prite nga drejtoria e Burgut të Zajeçarit?
Dëshmitë e spiunëve, loja e agjenturave me Shqipërinë komuniste.
Albert Kotini | 19/05/2010 | Dossier | 12
Nga Kim Filbi te Fulvio Martino. Loja e dyfishtë e Filbit që shpëtoi jetën e Enver Hoxhës dhe krenaria pse evitoi gjakderdhjen me dekonspirimin e aksioneve të deversantëve.
Rrëfimi i ishdrejtorit të SISM-it Italian për shqetësimet mbi bazën e nëndetëseve në Pashaliman dhe zgjidhja e krizës së familjes Popa që kishte hyrë në ambasadën italiane në Tiranë
Në vendet ballkanike të pushtuara, agjenturat ishin ndarë gjatë Luftës II Botërore për vende që konsideroheshin, si aleatët e gjermanëve dhe vende që ishin armiq të saj. Gjermanët e konsideronin, Shqipërinë dhe Kosovën, si aleate të saj dhe këtë vlerësojnë edhe mjaft zbulimet e vendeve kundërshtare.
