Ambasada e Shqipërisë në Athinë, ka çelur procesin e mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”.

Kryeministri Edi Rama ndau njoftimin në një postim në rrjetet sociale, një ditë pas vizitës së tij në Athinë, Greqi, ku u takua me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj.

“Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë”, theksohet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë.

Ambasada u bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit.

Shkruan Murat Koci

Dje me 4 maj 2024 është mbajtur Kuizi i Diturisë për nxënësit që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe në Suedi dhe Diasporë.

Është traditë e gjatë, e mirë, edukuese, mësimdhënëse e mësimnxënëse, e domosdoshme për të afruar, angazhuar, nxitur, frymëzuar e masovizuar mësimin e gjuhës shqipe të gjeneratat e dyta, treta, katërta e kështu me radhë, te komuniteti ynë në rritje. Kjo garë ka për qëllim të bashkoi sa më shumë nxënës, prindër e pedagogë për të ngritur nivelin e dijeve tek nxënësit në një shkallë shumë më të lartë sa ajo e zakonshmja.

Pjesë e garës ishin materialet e përzgjedhura nga lëndët: Gjuhë shqipe, letërsi shqipe, gjeografi, histori e kulturë shqiptare.

Vitin e kaluar garuan 12 komuna nga treva të ndryeshme të Suedisë, tri nga Greqia dhe dy nga Austria me rreth 120 nxënës garues.

Vendin e parë patën zënë nxënësit e Landskornës.

Vendin e dytë nxënësit e Vjenës (Kikirikët).

Vendin e tretë nxënësit e Selanikut (Shoqata ”Nëna Terezë”).

Është rregull që ajo komunë që zënë vendin e parë fiton të drejtën e organizmit të kuizit të radhës.

Shih për këtë, këtë vit Kuizi i Diturisë do të mbahet në Landskrona.

Gara u nda në dy pjesë.

Pjesa e parë:

– Koha: 14.00 – 17.00

– Gara u zhvillua në mënyrë digjitale nëpërmjet platformës Kahoot.

– Gara u zhvillua në Shtëpinë e Popullit në Landskrona (Säbygatan 16, Landskrona)

Pjesa e dytë:

– U Zhvillua në Shtëpinë e Popullit në Landskrona (Landskronas Folkets Hus)

– Koha: 18.00 – 22.00

– Kishte rpezantime artistike të nxënësve nga shkolla, komuna e vende të ndryshme.

– Lotari (shpërblime të ndryshme).

– Darkë modeste.

– Këngë, valle.

EPILOGU

A+

Vlerësimi më i lartë për dije të treguara në shkollat e Suedisë është A. Kjo, domethënë që nxënësit, të cilët vlerësohen me notën A kanë nxënë në tërësi materialet mësimore dhe janë në gjendje ta vënë në zbatim atë dije aty dhe atëherë kur u kërkohet e duhet a u duhet.

Materiali i Kuizit të Diturisë që nxënësit duhet ta përballojnë është voluminoz, gjithëpërfshirës, i kategorizuar nëpër lëndë e me nivele. Nga ky material rrjedhin 200 pyetje. Në pjesën dërrmuese të pyetjeve përgjigjet gjenden drejtpërdrejt në tekstet e materialit. Ambicia jonë është që radhën tjetër të këtë më shumë pyetje që përgjigjet nuk gjenden drejtpërdrejt në tekste, por mes rreshtave e përtej teksteve.

Nxënësit pjesëmarrës në garë treguan përgjegjësi, angazhim të pashoq, bashkëpunim në grup, vullnet të madh, disiplinë të paparë, gëzim të shprehur edhe me lot, kompetencë shoqërore, shqiptarizëm unik e të papërmbajtur, por edhe integrim të plotë në shkollën e shoqërinë suedeze me cilësitë më të mira shqiptare. 97% e përgjigjeve të garuesve ishin të sakta, ndonjë komunë kishte përgjigje të sakta deri në 99.9%. Kjo tregon për punë e madhe që kanë bërë nxënësit, mësuesit e tyre dhe prindërit.

Andaj thërras A +!

Që të vinim deri të kjo ditë suksesi për të gjithë ne pa dallim, edhe për ata që u munduan të marrin pjesë por nuk ia dolën, edhe për ata që ishin indiferentë, edhe për ata që e kundërshtuan është dashur punë e madhe në kohë e pakohë dhe në ditë punë e fundjavë. Pa angazhimin e pakundshoq të kryetares së KKKD-së Hava Limani dhe anëtarëve dr Geranda Hoxhaj, Xhevat Isufit, Isuf Bajraktarit edhe Murat Kocit do ishte e pamundur të realizohet diçka e tillë. Faleminderit për përkushtimin e angazhimin!

Pa punën e madhe e vetëmohuese të mësuesve të gjuhës shqipe nëpër komuna të ndryshme Kuizi i Diturisë është inekzistent.

Faleminderit për punën tuaj misionare!

Pa përkrahjen e madhe të prindërve zor se do ia dilnim mbanë.

Faleminderit për bashkëpunimin e edukimin e fëmijëve në frymën shqiptare e europiane!

Pa mbështetjen ekonomike dhe jo vetëm ekonomike të LSHSH “Iliria” në Suedi realizimi i Kuizit të Diturisë do ishte shumë më i vështirë.

Faleminderit LSHSH “Iliria”!

Garuan 10 komuna e 12 ekipe garuese dhe ekipi “Kikirikët” nga Vjena e Austrisë. Gjithsejt 13 ekipe garuese. Katër ekipe (komuna) u tërhoqën nga gara në javën e fundit apo në ditën e garës, pak e çuditshme por e kuptueshme se edhe ndodhin të tilla rrejdha.

Vendi i parë: Kikirikët, Vjenë, Austri.

Vendi i dytë: Landskrona, Suedi.

Vendi i tretë: Hässleholm, Suedi.

Në emër të LSHSH “Iliria” falënderojë mësuesit misionarë: Anila Velaj, Mejreme Gubetini, Qefser Tahiri, Beqë Shala, Qerime Gurguri, Lumnije Kajtazi, Englantina Shehu, Desara Beqari Gjonej, Suela Shala, Edlira Topuzi, Hava Limani, dr Geranda Hoxhaj, Xhavat Isufi dhe Isuf Baraktari.

Falënderojmë në veçanti konsullin e Kosovës në Suedi z Ardian Kolaj që gjithherë gjen kohë të na mbështes e ndihmoj, kryetarin e komunës së Landskrones që ishte pjesëmarrës gjatë gjithë garës së diturisë z Torkild Strandberg, drejtoren e shkollës “Hoxhë Kadriu” në Prishtinë zj Teuta Rushiti Govori dhe zj Ervisa Danin drejtore në Drejtorinë e Arsimit të komunës së Landskronës e cila ishte e pranishme gjatë gjithë garës dhe gjatë gjithë mbrëmjes argëtuese dhe edukuese!

Falënderojmë Entin e gjuhëve amtare në Ängelholm për mbështetjen ekonomike, morale e institucionale për Kuizin e Diturisë!

Është për keqardhje që disa ente të gjuhës amtare nëpër komuna të ndryshme në Suedi jo që nuk përkrahin aktivitete të tilla pedagogjike, didaktike e integruese, por përkundrazi demotivojnë apo edhe kundërshtojnë herë hapur e herë-herë me ndërskamca aktivitete të tilla. Ato komuna punojnë hapur në kundërshtim më ligjin shkollor dhe me Planprogramin 22 për gjuhën amtare.

Është zhgënjyese së si institucionet e shteteve tona qëndruan indiferente ndaj një aktiviteti të tillë që për bazë ka ruajtjen e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar e kulturor shqiptar. Aktivitet që angazhon qindra nxënës, qindra familje e dhjetëra e dhjetëra pedagogë.

Është e habitshme së si mjetet e informimit në atdhe informojnë së si një i, e iashtuquajtur “VIP” a “VIPESHË” është kollitur, ndërsa nuk u intereson fare së çfarë e së si mijëra e mijëra familje në mërgatë luftojnë çdo ditë me çdo mjet për ti bërë ballë a frenuar asimilimin.

Mirgarofshim në Kuizin e radhës!

Bandat shqiptare kanë nisur një shërbim kontrabandë prej 18.000 £ vetëm për gratë dhe fëmijët të cilat duan të ribashkohen me bashkëshortët apo kryefamiljarët e tyre që tashmë kanë hyrë fshehurazi në MB.

Trafikantët sigurojnë pasaporta të BE-së të lëshuara nga zyrtarë të korruptuar italianë që përdorin emrin e një personi real, por me foton e emigrantit të paligjshëm.

Ata më pas punësojnë shoferë për të çuar klientët në Britani, duke përdorur këto dokumente udhëtimi në dukje legjitime, qoftë nëpërmjet tunelit të Kanalit ose trageteve nga Franca. Një reklamë që ofronte “shërbimin e familjes” u postua në një nga dy llogaritë e bandës në TikTok më 25 shkurt. Një gazetare e Mail-it e paraqitur si një grua shqiptare i dërgoi mesazh grupit dhe iu tha se çmimi ishte “18,000 £”.

Më pas gazetarit iu dha një numër telefoni në Mbretërinë e Bashkuar për një person që besohet të jetë kreu i bandës. Gratë që përdorin shërbimin duhet të japin emrin e një anëtari të familjes tashmë në MB, të cilin shefi i bandës me bazë në Londër e viziton përpara udhëtimit për të kontrolluar se ka para për të paguar. Ata duhet të dorëzojnë të gjitha sendet, përfshirë edhe pasaportat e tyre shqiptare.

Për të treguar se ishte i sinqertë, bosi i dyshuar i bandës dërgoi një video që tregonte shoferin e një Fiat 500 të bardhë duke i thënë lamtumirën një gruaje dhe një fëmije që sapo kishte lënë. Ai shpjegoi se ajo ishte gruaja e shokut të tij që ai kishte futur kontrabandë. Ai dërgoi gjithashtu pamje nga ekranet e bisedave me klientët e mëparshëm gjatë rrugës për në MB.

Ekspozimi vjen pasi agjencia evropiane e kufijve raportoi një rritje të mashtrimit të pasaportave në kufijtë e jashtëm. Tony Smith, ish-drejtori i përgjithshëm i Forcave Kufitare, paralajmëroi se pasaportat ‘të rreme të vërteta’ përbënin një ‘dhimbje koke të re’ për Ministrinë e Brendshme.

Njerëzit e bandave të kontrabandës e dinë se kontrollet kufitare në Mbretërinë e Bashkuar kanë për qëllim zbulimin e dokumenteve të rreme ose të vjedhura. Por nëse dikush ka një pasaportë të vërtetë të lëshuar nga autoritetet italiane, oficerët e imigracionit nuk do ta dinin se mbajtësi është në të vërtetë një mashtrues. Nëse nuk e dinim se po ndodhte një mashtrim ose nuk kishim inteligjencë specifike, ata do të jenë në gjendje të kalojnë përmes e-portës.”

Dan Barcroft, i Agjencisë Kombëtare të Krimit, tha:

Grupet shqiptare të kontrabandës me njerëz janë të shkathët dhe përshtatës. Ne po punojmë me partnerë në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë shtetit për të synuar, prishur dhe çmontuar këto rrjete kudo që ato veprojnë.

j.l./ dita

Më 22 dhe 23 nëntor në Tiranë do të mbahet eventi i Ditës Arbëreshe dhe Samiti i III të Diasporës. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama me një shënim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Rama shkruan se Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fusha të ndryshme.

“Tirana mikpret shqiptarët nga mbarë bota, në eventin e kthyer traditë tashmë, në Ditën Arbëreshe dhe Samitin e III të Diasporës, që do të mbahet më 22 dhe 23 Nëntor.

Një rikthim në vendin e Shqiponjave, duke përqafuar trashëgiminë shqiptare, Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit. Shihemi në Tiranë”, shkruan Rama.

Mes pesë viktimave nga aksidenti i rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ka edhe shqiptarë.

Lajmi konfirmohet nga policia gjermane për agjencinë mediatike “DPA”. Mësohet se mes viktimave, tre janë shtetas shqiptarë. Policia sqaroi për mediat gjermane se tre viktimat nuk ishin me shtetësi bullgare, por shqiptarë, ndërsa nuk dihen identitetet e tyre.

Ndërsa një person është i plagosur, por në gjendje kritike për jetën. Sipas informacioneve, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori.

a.c./dita

Një prej vrasësve më të kërkuar në Shqipëri është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar pas më shumë se 22 vjet në arrati. Skuadra e ekstradimeve në policinë metropolitane londineze ka mundur të arrestojë vrasësin Dëfrim Iseberi.

Iseberi ishte listuar nga Interpol Tirana si një prej shqiptarëve më të kërkuar në botë. Në vitin 1997, te hotel “Gjallica” në Kukës ai goditi, me armë për vdekje një roje sigurie, i cili disa muaj më pas ndërroi jetë në spital. Dëfrim Iseberi në vitin 1997 do të futej ilegalisht në Angli ndërkohë që drejtësia shqiptare e dënoi në mungesë me 20 vite burg. Policia britanike për kapjen e tij kërkoi edhe ndihmën e publikut përmes programit televiziv ‘Crimeëatch’ në BBC1.

Megjithëse në kërkim nga drejtësia shqiptare, Dëfrim Iseberi në vitin 2011 kishte postuar një video në YouTube duke luajtur futboll. Nga kjo video policia angleze mundi të përftojë një imazh të ri se si dukej i shumëkërkuari drejtësisë shqiptare. Iseberi në Angli përdorte një identitet të rremë nën emrin Agim Mema. Megjithëse ishte i kërkuar për vrasje në Shqipëri, Iseberi kishte gjetur guximin të aplikonte për nënshtetësi britanike madje merrte edhe asistencë sociale si person në nevojë. Dëfrim Iseberi mundi mjeshtërisht ti shmangej arrestimit nga skuadra e ekstradimeve në Londër.

Tashmë arratia e tij 23-vjeçare ka marrë fund disa ditë më parë. Ndaj tij në gjykatën londineze kanë nisur procedurat e ekstradimit. Ndërkohë mediet britanike kanë listuar edhe 10 shqiptarët më të kërkuar në mbretërinë e bashkuar, disa prej të cilëve, sipas britanikes “Daily Mail”, mbrohen dhe fshihen nga komunitetet shqiptare në ishullin mbretëror, të tjerët tashmë janë arrestuar.

Producenti i njohur Flamur Beqiri është ekzekutuar ditën e Krishtlindjes, në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes.

DailyMail shkruan se eliminimi i tij ka të bëjë me disa vrasje të ngjashme mes bandave të shqiptarëve në Europë duke theksuar se ai ishte ndër më të kërkuarit në Suedi.

Abcneës.al sjell të plotë shkrimin e DailyMail mbi ekzekutimin e Beqirit:

Ekzekutimi i një producenti para gruas dhe fëmijës së tij në Londër në prag të Krishtlindjes ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave shqiptare në Suedi, ku ai dikur ishte një nga më të kërkuarit, ka zbuluar MailOnline.

Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36 vjeç, u qëllua rreth orës 9 të së martës, ndërsa gruaja e tij ulëriste nga tmerri jashtë shtëpisë së tyre në Battersea.

Pasi e qëlluan ai ndihmua nga një mjek dhe një infermiere që jetonte në të njëjtën rrugë pranë Thames, por nuk mundi të shpëtonte.

Policia në Suedi është duke punuar me Scotland Yard për rastin sepse ‘disa’ nga ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij janë vrarë pasi ai emigroi në Mbretërinë e Bashkuar tre vite më parë, një burim i tha gazetës Sydsvenskan në Malmo.

Në vitin 2008 ai ishte një nga personat më të kërkuar në Suedi, pasi detektivët e cilësuan atë si pjesë të një bande ndërkombëtare së drogës që transferoi hashash me vlerë rreth 2 milion paund në Skandinavi.

Policia tha në atë kohë se Beqiri u nis për në kufi me këmbë, por nuk dihet nëse ai u arrestua ndonjëherë ose u akuzua në lidhje me komplotin për të cilën akuzohej.

Një i brendshëm në Suedi tha sot për MailOnline se Beqiri, i cili u transferua nga Shqipëria në Suedi qëkur ishte fëmijë, ishte ‘i lidhur shumë’ me kriminelët suedeze.

Shoku i tij Naief Adaëi, 33 vjeç, u vu në shënjestër të një sulmuesi sirian para një dyqani në Malmo në gusht.

Grabitësi i dënuar i bankës ia dorëzoi foshnjën e tij dy muajshe gruas së tij Karolin Hakim, 31 vjeç, dhe iku. Zonja Hakim u qëllua në kokë, por fëmija dhe babai i saj mbijetuan.

Naief u burgos me tetë vite për një grabitje prej 7 milion dollarësh në Danimarkë në vitin 2008.

Vrasja e Beqiri është e 146-ta në Londër për vitin 2019.

Motra e tij është një modele e famshme e cila ka qenë e martuar me futbollistin e Manchester United, Anders Lindegaard por martesa e tyre nuk funksionoi .

Cili ishtë Flamur Beqiri, i njohur si Alex?

Beqiri është martuar me gruan e tij, Debora Krasniqi, në Cernobbio pranë Lake Como, Itali, në tetor 2018.

Në artikullin në revistën Grace Ormonde Wedding Style, i cili publikoi foto të rastit që tronditi Britaninë zbuloi se çifti u takua për herë të parë përmes Facebook.

Zonja Krasniqi i tha revistës se dyshja, fillimisht ishin vetëm miq, por më vonë u dashuruan marrëzisht’.

“Gjithmonë kishte diçka të veçantë në lidhjen tonë,” tha ajo

Duke folur për ditën e veçantë, ajo tha: ‘Unë pashë vetëm atë dhe djalin tim, dhe gjithçka u duk kaq perfekte.

“Ndërsa ecnim si burrë e grua, u kthyem te njëri-tjetri, buzëqeshëm dhe thamë ‘Pfff, faleminderit Zotit që jemi bashkë”.

Por dashuria e tyre do të shuhej shumë shpejt..

Për vrasjen e tmerrshme që ndodhi , Jamie Stevenson, nga Komanda e Specialistëve të Krimeve, tha: ‘Hetimi ynë është në fazat e hershme dhe ne jemi ende duke punuar për të vendosur se cili është motivi që mund të ketë çuar në ekzekutimit të tij, në një mënyrë kaq të tmerrshme, në prag të Krishtlindjes, para familjes së tij.

‘Ata janë shkatërruar nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe po ruhen nga oficerë të specializuar.

Ne e dimë se viktima po kthehej në shtëpi me gruan e tij dhe fëmijën pas një mbrëmje, kur u qëllua në oborrin e shtëpisë së tij. ‘

Julian Stratton, 51 vjeç, ishte në shtëpinë e prindërve të tij vetëm metra larg vendit të ngjarjes dhe kur tha se kishte dëgjuar krismat.

Ai tha: ‘Ishin pesë të shtëna me armë, pastaj një pauzë para gjuajtjes përfundimtare. ‘

‘Të shtënat u dëgjuan nga shumë fqinjë, por duke qenë pragun e Krishtlindjes, shumica menduan se ishin fishekzjarre, në fillim.

Ai shtoi: Fqinji im është një mjek. Ai shkoi për ta ndihmuar dhe pa atë të shtrirë në rrugën e tij, përpara se të arrinte policia dhe ambulanca.

‘Ai ishte shtrirë para derës së tij i mbuluar nga gjaku. Ai ishte akoma gjallë. Ne me të vërtetë po shpresonim që ai do ia dilte.

“Ju nuk keni ide se sa e dëshpëruar ajo (gruaja e tij) dukej.”

Një makinë u pa duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po siguron banorët e Battersea se nuk ka ndonjë rrezik tashmë nga personi i armatosur.

Ndërsa shumica e botës feston Krishtlindjet dhe shikon përpara në vitin 2020, Londinezët do të reflektojnë në një vit gjakderdhjeje me dhunë me armë.

Operacioni më i rëndësishëm anti-drogë i kryer nga Policia e Ravenës çoi në arrestimin e dy trafikantëve me origjinë shqiptare.

Hetimi i cili zgjati disa javë dhe u koordinua nga zyra e prokurorisë publike, lindi pasi policia e Ravenës filloi të dyshojë se një tregtar droge në zonë, i cili ishte përjashtuar nga territori italiane pas dhënies së një mase sigurie në vitin 2016, pasi u gjet me kokainë në Milano, duke kryer tregti në një dyqan Romagna.

35-vjeçari u vëzhgua dhe u ndoq për disa ditë. Shqiptari për t’u kthyer në Itali kishte përdorur një dokument të vlefshëm, por duke mbajtur një mbiemër të ndryshëm, duke e ndryshuar atë pas martesës me një grua rumune në Shqipëri. Pas martesës ai kishte marrë mbiemrin e gruas së tij.

Shqiptarët gjatë vëzhgimit nga policia u panë të shkonin nga shtëpia ku jetonin në Bagnacavallo, u panë të shkonin në një shtëpi në Ravena.

Kështu punonjësit e policisë së Ravenas, të martën pasdite, ndaluan dy shqiptarët, të cilët ishin duke udhëtuar drejt Via Canalazzo, Ravenna me një mjet tip “Alfa Romeo Giulietta” (jo në pronësi të tyre).

Gjatë kontrollit në makinë shqiptarëve ju gjetën edhe 3 mijë euro para të gatshme, për të cilat nuk arritën të justifikonin origjinën e tyre.

Hetimet pastaj u zhvendosën në shtëpinë e Bagnacavallo, dhe këtu dyshimet e policisë u konfirmuan. Në shtëpi, në fakt, kishte rreth 20 mijë euro të mbështjella në rrathë, 16 kg marijuanë të ndarë në çanta të paketuara, por edhe materiale dhe dy makina paketimi dhe pesë bilance precize.

Por surpriza e vërtetë u gjet në makinë. Gjatë çmontimit që autoritetet poi  bënin makinës hetuesit zbuluan në airbagun e pasagjerëve 6,2 kilogramë kokainë, të paketuara në 24 pako me pesha të ndryshme të gatshme për shitje. Nëse kjo sasi droge do të dilte në treg do të kapte vlerën e 100 mijë eurove. Gjithashtu e drogën u gjet dhe sekuestruan rreth 70 plumba për pistoletë.

Pra në total Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë  e provës materiale 16 kg marijuanë, 6.2 kg kokainës, 130 mijë euro para të gatshme, një pistoletë dhe 70 plumba.

Hetuesit spekulojnë se të dy trafikantët po grumbullonin drogë nga Evropa Lindore, dhe pastaj e rishesin atë me shumicë në tregtarët e drogës nga e gjithë Romagna.

Një djalosh, që babait të tij i ndihmoi të tërheq përfitime të sigurimit invalidor zviceran në mënyrë të paligjshme dhe që për këtë ishte dënuar, para Gjykatës Federale zvicerane ka korrur sukses të pjesërishëm.

Rasti kishte bërë jehonë në Kantonin Schëyz, në vitin 2016, shkruan “Bote”, përcjell Shtegu.com. Atëbotë, babai 70-vjeçar ishte dënuar nga Gjykata Penale e Schëyz-it me katër vite burg, për shkak se si simulant në periudhën 2004-2016, ai kishte përfituar rreth 600,000 franga zvicerane nga fondi i sigurimit invalidor zviceran dhe nga përkujdesja e huaj ndaj personit. Para autoriteteve, ai ishte paraqitur si i paralizuar në pjesën e majtë të trupit.

Por, rasti mori kahe të kundërt, pasi autoriteteve u kishte ardhur një video. Aty është mundur të shihet se si shtetasi verimaqedonas, në një dasmë në Maqedoninë e Veriut, po kërcente me entuziazëm me gjithë trupin, duke përfshirë edhe dorën dhe këmbën e majtë “të paralizuar”. Përveç kësaj, ai ishte fotografuar edhe duke punuar kopshtin, duke mbajtur të mëdhenj, bile edhe duke kalëruar.

Atëbotë, edhe djali i tij 38-vjeçar ishte dënuar me gjobë prej 270 mëditjesh me nga 150 franga. Ai ishte akuzuar, se kishte manipuluar me plotësimin e dokumenteve të rremë për babain, duke i dorëzuar bile edhe nga dy herë te mjekja.

Gjatë vizitave tek mjeku, djali kishte përkthyer, duke inskenuar një rrëfim të rremë për babain. Gjykata Penale, por edhe ajo Kantonale e dënuan për mashtrim të letrave me vlerë profesionale.

Mirëpo, këtë vendim e korrigjoi Gjykata Federale, të paktën pjesërisht, përcjell Shtegu.com. Fajësimi për mashtrim të letrave me vlerë profesionale e shkel Ligjin federal, kanë vlerësuar gjykatësit e lartë dhe lëndën e kthyen për rishqyrtim në Gjykatën Kantonale.

Gjykata tani duhet të vendos nëse i biri mund të shpallet si bashkëpunëtor në rastin e babait, apo thjesh do të përgjigjet për veprën “asistim në mashtrim”.

Këshilli Koordinues i Diasporës ka tashmë listën me kandidatët zyrtarë që do të jenë pjesë e tij, listë kjo e propozuar nga ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme. 
Nisur nga rrethanat e mbajtjes së Samitit të Dytë të Diasporës si dhe për të pasur një konsultim më të gjerë për këtë çështje në mbledhjen e Komitetit Shtetëror me propozim të Ministrit të Shtetit për Diasporën u gjykua që vendimmarrja të merret pas komunikimit dhe vlerësimit me pjesëmarrësit e Samitit për këtë çështje.
Kandidaturat, të përzgjedhura sipas procedurave ligjore dhe të propozuara nga ambasadat e akredituara jashtë vendit, do të përzgjidhen në një fazë të dytë, pas komunikimit dhe vlerësimit të pjesëmarrësve të Samitit.
Për herë të parë, Këshilli Koordinues i Diasporës do të institucionalizojë prezencën e Diasporës në nivelin më të lartë shtetëror. 
Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni të plotë listën me kandidaturat: