Koronavirusi, apo COVID-19 tashmë pandemi botërore, po mban në alarm gjithë botën. Virusi ka prekur 149 vende në mbarë botën dhe po shënon përditë shifra të frikshme të viktimave, përjashtuar Kinën e cila vetëm sot raportoi për 4 raste të reja të infektimit.

Mediat e huaja japin një pasqyrë të plotë të vendeve të prekura dhe të rasteve të identifikuara për secilin vend.

Sipas të dhënave të fundit në mbarë botën janë 149 180 të prekur, 5 551 të vdekur, dhe të shëruar janë 73 712 persona.

Kujtojme se Kina ka 80 976 raste me koronavirus, pas saj vjen Italia me 17 660 raste, dhe Irani me 12 729.

Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.

OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19. Kujtojmë se Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës.

Ndërkaq, në YouTube, kush të dëshirojë mund të ndjekë në kohë reale ecurinë e koronavirusit në të gjithë botën.. Kjo hartë e llojit të ri u transmetua së pari në 26 janar, dhe që nga 30 janari transmetimi i drejtpërdrejtë nuk është ndërprerë.

“Qëllimi i transmetimit nuk është që dikush të ndjehet i shqetësuar. Unë po paraqes vetëm informacione që më ndihmojnë të kuptoj situatën aktuale”, thuhet në përshkrimin e transmetimit të drejtpërdrejtë.

Numrat bazohen në një kombinim të njoftimeve qeveritare dhe informacionit për median.

Britania e Madhe ka lënë sot zyrtarisht familjen e madhe europiane dhe duket se kjo ka sjellë liri të britanikët.

Ata kanë festuar këtë ditë historike, siç e kanë cilësuar, duke mbushur rrugët e vendit me flamuj anglez. Kryeministri Boris Johnson mblodhi sot kabinetin e tij, teksa era e re për popullin më në fund erdhi.

Britania bëhet vendi i parë që la bllokun prej 28 anëtarësh, 47 vjet pas anëtarësimit të saj.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka mbështetur Brexit-in dhe ka premtuar se do të udhëheqë vendin drejt një të ardhme të re të ndritshme.

“Puna jonë si qeveri, puna ime është që ta bashkojmë këtë shtet të na çojë përpara”, tha Johnson në një deklaratë për të shënuar rastin historik. Ai tha se “ky nuk është një fund, por një fillim. Ky është një agim i një epoke të re”.

Në vitin 2016, nëpërmjet një referendumi masiv, britanikët vendosën largimin nga Bashkimi Europian. Dhe kur kanë kaluar më shumë se 3 vite, çështja u finalizua. Pothuajse gjysma e popullsisë së vendit ka qenë kundër daljes nga Bashkimi Evropian.

Ka shkuar në 21 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi. Vendi u trondit ditën e djeshme nga një lëkundje me magnitudë 6.8 e shkallës rihter.

17 persona kanë ndërruar jetë në Elazig, dhe 4 në Malatya. Deri më tani raportohet edhe për 1030 të plagosur.Sipas zyrtarëve të sizmologjisë në këtë vend, tërmeti me fuqi prej 6.8 shkallësh të Richterit pati epiqendrën në qytetin Sivrice në provincën Elazig.

Ai bëri që ndërtesat të shemben dhe njerëzit të dalin në rrugë.

Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Siri, Liban dhe Iran.

Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17,000 njerëz kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit, më 1999.

Sivrice, një qytet me rreth 4,000 njerëz, është një vend i njohur turistik në bregun e liqenit Hazar.

Pasi presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi vrasjen e gjeneralit të lartë të Iranit, Qassem Soleimani, shumëkush ka shtruar pyetjen se sa do të mund ta përballonte ky vend një konfrontim me ushtrinë më të fortë në botë.Një pyetje e tillë vjen pasi, ndërsa Irani mban zi për vdekjen e gjeneralit, zyrtarët nga të dy vendet kanë shkëmbyer paralajmërime të ashpra, duke u bërë thirrje forcave ushtarake dhe aleatëve përkatës “për gatishmëri”, përcjell Telegrafi. Sipas Global Fire Power, një faqe interneti e renditjes së ushtrive, ajo e SHBA-së renditet si ushtria më e fortë në botë, ndërsa Irani gjendet në vendin e 14-të nga 137 vendet që konsiderohen në rishikimin vjetor.

Sidoqoftë, rrjeti i fortë i Iranit “aleatët rajonalë” përbëjnë një kërcënim të madh për objektivat e SHBA-së dhe pritet të luajnë një rol të madh në rritjen e tensioneve midis dy vendeve, shkruan mediumi britanik Metro.Presidenti amerikan tha që ai urdhëroi sulmin ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit sepse Soleimani, 62 vjeç, po ‘komplotonte vrasjen’ e amerikanëve që banonin në vend.Trump akuzoi komandantin e dytë më të fuqishëm të Iranit si përgjegjës për një seri luftërash në të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë sulmet e ‘orkestruara’ të milicisë në bazat e koalicionit amerikan në Irak.

Ai gjithashtu mendohet të ketë mbështetur demonstratat e dhunshme në ambasadën amerikane në Bagdad, në fillim të javës.Irani e ka bërë të qartë tashmë se SHBA do të ketë pasoja të rënda për sulmin, me udhëheqësin suprem Ayatollah Ahmad Khatami që ka kërcënuar trupat amerikane në Lindjen e Mesme.

Ai paralajmëroi se është ‘koha për të pastruar rajonin nga këto kafshë tinëzare’, duke shtuar: ‘Unë po u them amerikanëve, veçanërisht Trump, ne do të marrim një hakmarrje…’.Sipas Metro, Irani vuan disavantazhe të mëdha ushtarake në krahasim me SHBA-në, pasi është detyruar të mbështetet në prodhimin e brendshëm të armëve pas një embargoje të armëve të SHBA-së dhe jo vetëm.
Sidoqoftë, forca e tij qëndron në rrjetin e saj të forcave të përfaqësuara të udhëhequra nga Forcat Quds, një njësi e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) – një degë e Forcave të Armatosura të vendit të themeluara pas Revolucionit Iranian në 1979.Fuqia ushtarake e IranitIrani ka një personel ushtarak aktiv prej rreth 523,000 trupave – me marinën, forcat ajrore dhe IRGC.Por me një popullsi prej më shumë se 83 milionë banorësh, vendi ka aftësinë të tërheqë më shumë fuqi njerëzore nëse është e nevojshme (rreth 47 milionë).Buxheti i tyre i mbrojtjes arrin në 6.3 miliardë dollarë, që është shumë më i vogël se ai i SHBA-së.Fuqia e saj tokësore përbëhet nga 8,577 tanke luftarake, projektues raketash, artileri vetëlëvizëse, automjete të blinduara luftarake dhe artileri tërheqëse.Fuqia ajrore, përfshirë edhe helikopterët, qëndron në 512 njësi, ndërsa ajo posedon 398 anije dhe nëndetëse.
Vendi aktualisht ka 12 raketa operative, të cilat janë kryesisht me rreze të shkurtër dhe me rreze të mesme, ndërsa një numër janë në zhvillim.Sidoqoftë, një raport i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së thotë se forcat raketore të Iranit janë më të mëdhatë në Lindjen e Mesme.Fuqia ushtarake e SHBA-sëSHBA-ja pranohet gjerësisht se ka ushtrinë më të fortë në botë.Fuqia e saj ushtarake është dukshëm më e fortë se ajo e Iranit me 1.281.900 personel aktiv dhe një shtesë 144,872,845 në dispozicion.Ka një buxhet mbrojtës tronditës prej 716 miliardë dollarësh dhe megjithëse ka më pak raketa se Irani (shtatë), ato janë shumë më të avancuara, përfshirë Trident D-5 dhe një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM).Thuhet se SHBA dhe Rusia posedojnë më shumë se 90 për qind të kokave bërthamore në botë dhe të dy kombet kanë pothuajse një numër të barabartë.Kombi amerikan gjithashtu ka forcën më të madhe ajrore dhe detare – kjo e fundit e matur me tonazh – në botë.Ushtria amerikane krenohet me 48.422 tanke luftarake, projektues raketash, artilerie vetëlëvizëse, automjete të blinduara luftarake dhe artileri tërheqëse. Në fuqinë e saj ajrore, SHBA aktualisht ka 10.117 njësi, si dhe 415 në forcat detare.Siç edhe tanimë është bërë e ditur, presidenti Trump autorizoi sulmin ndërsa Soleimani po linte aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit në Irak.Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra të premten në një sulm me dronë amerikanë derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.Si përgjigje, autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.Sipas Mirror, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.Veç kësaj, Irani ka bërë të ditur se nuk do të respektojë me asnjë kufizim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njoftoi të dielën televizioni shtetëror i vendit.Gjithashtu, vrasja e gjeneralit iranian ka ndikuar që një vendim të merret edhe nga Parlamenti i Irakut, i cili ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet largimi i trupave amerikane nga vendi.

Një aeroplan luftarak rus është përplasur në një mision stërvitor vetëm disa ditë para se ai të dërgohej në forcat ajrore të Putinit.

Avioni Su-57 u rrëzua në lindjen e largët të Rusisë dhe u shkatërrua plotësisht, thanë zyrtarët.

Ai u rrëzua në pyllin e largët siberian dhe piloti kërceu nga avioni dhe shpëtoi.

Forcat ajrore të Rusisë kanë porositur 76 aeroplanë të tillë të cilët kushtojnë 140 milionë dollarë, të cilat kanë për qëllim të rivalizojnë avionët F-22 Raptor të Amerikës.

Su-57 është gjithashtu i ngjashëm me avionin kinez J-20, i cili dyshohet se është ndërtuar duke përdorur planet e vjedhura të SHBA të marra nga hakerët kinezë.

Avioni i rrëzuar ishte një aeroplan provë jo një nga ata që duhej të kalohej në forcat ajrore, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti.

Banorët e fshatit Dzyomgi, rreth shtatë kilometra në veri të Komsomolsk-on-Amur, dëgjuan një ‘zhurmë të fortë’, që besohet të ishte momenti kur avioni u fut në telashe.

Komisioni Evropian kërkoi nga Polonia që të heqë dorë nga miratimi i një ligji që do t’i ndëshkonte gjykatësit që vënë në dyshim reformat e qeverisë.

Në një letër dërguar presidentit polak, kryeministrit dhe kryetarëve të dy dhomave të parlamentit, zyrtarja e lartë për Vlera dhe Transparencë e BE-së, Vera Jourova, u bëri thirrje organeve të shtetit të mos e çojnë përpara propozimin, përpara se t’i bëjnë konsultimet e nevojshme.

Jourova tha se i inkurajon fuqishëm autoritetet polake që të konsultohen me Komisionin e Venecias, që është grup i eksepertëve të çështjeve kushtetuese.

Propozim-ligji u kritikua edhe nga Kombet e Bashkuara.

Ai “e rrezikon edhe më shumë” pavarësinë e gjyqësorit në Poloni, tha të premten zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për të Drejta të Njeriut, Rupert Colville.

Ligji, që u propozua nga Partia qeverisëse për Ligj dhe Drejtësi e Polonisë, do të lejonte shkarkim dhe masa të tjera disiplinore kundër gjykatësve që vënë në dyshim ligjshmërinë e emërimeve gjyqësore.

Gjykatësit po ashtu do të detyroheshin të jepnin informacione me shkrim për llogaritë e tyre në mediat sociale dhe aktivitetin në shoqatat gjyqësore.

Propozim-ligji ka shkaktuar protesta në Poloni, por qeveria e sheh atë si të nevojshëm “për të parandaluar kaosin në gjyqësor”.

Bashkimi Evropian e ka kritikuar disa herë Poloninë për miratim të ligjeve që thuhet se nuk janë në përputhje me rregullat e BE-së.

Aktivistja suedeze e klimës, adoleshentja Greta Thunberg u shpall Njeriu i Vitit nga revista prestigjoze Time.

Kryeredaktori Edward Felsenthal e bëri njoftimin të mërkurën në programin “Sot” të rrjetit NBC.

Felsenthal tha se Greta Thurnberg “u bë zëri më i fuqishëm për çështjen më të madhe me të cilën përballet planeti këtë vit. Ajo erdhi nga askund dhe u bë udhëheqëse e një lëvizjeje mbarëbotërore”.

Thundberg është personi me moshën më të re që fiton këtë çmim.

Protestat që ajo zhvillonte e vetme çdo të premte përpara parlamentit suedez gjatë orëve të shkollës, kur ishte 15 vjeçe, u bënë shkak për një lëvizje globale për të luftuar ndryshimin e klimës.

Lëvizja u bë e njohur si “E Premtja për të Ardhmen” dhe bëri që miliona njerëz në rreth 150 vende “të veprojnë në emër të planetit”, tha Felsenthal.

Stili i saj i të folurit hapur tërhoqi vëmendjen e udhëheqësve botërorë dhe si rezultat Thurnberg mori ftesa për të folur në forume të profilit të lartë, si Kombet e Bashkuara dhe Kongresi amerikan.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i shtojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin në mbarë botën.

Korrupsioni, thotë kryediplomati amerikan, fuqizon dhe mbështet udhëheqësit autokratë, dobëson besimin tek sistemet demokratike dhe krijon mundësi për aktorë të tretë që të shfrytëzojnë vendet partnere të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Pompeo njoftoi se gjatë vitit 2019, për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor, rreth 40 zyrtarë të huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre janë përfshirë nga Departamenti i Shtetit në listën e atyre që u ndalohet hyrja së bashku me familjet në ShBA. Uashingtoni, tha ai, do ta vazhdojë më tej këtë praktikë.

Nga Shqipëria në këtë listë, janë 3 ish zyrtarë dhe familjet e tyre, që e çojnë në 14 numrin e përgjithshëm të individëve që u ndalohet hyrja në Amerikë.

Zyrtari i fundit nga Shqipëria i përfshirë në këtë listë ishteish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

E njëjta masë është marrë më parë për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ish-deputetin socialist Tom Doshi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi pranimin e helikopterëve të rinj të forcave serbe, përfshirë edhe katër helikopterë rusë Mi-35.

Në një ceremoni në bazën ajrore në Beograd, ai falënderoi Rusinë për mbështetjen ndërsa lavdëroi helikopterët Mi-35 që sipas tij “nuk kanë asnjë rival në botë”.

Armatosja e Serbisë nga Rusia ka nxitur shqetësime në perëndim dhe në vendet fqinje të rajonit që ende po ripërtërihet nga luftërat e përgjakshme të viteve të 90-ta.

Serbia, ushtria e së cilës bazohet në teknologjinë e armëve ish-sovjetike, ka siguruar nga Rusia vitet e fundit avionë luftarakë MiG-29 si dhe helikopterë, tanke dhe transportues të

Ajo aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ruan lidhjet e ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër saj për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Ajo është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s, një synim ky i Rusisë e cila nuk e sheh me sy të mirë zgjerimin e aleancës ushtarake perëndimore në Ballkan.

Serbia është mbështetur tek Rusia në refuzimin e saj të vazhdueshëm për të njohur pavarësinë e Kosovës, e cila shpalli shtetësinë më 2008, nëntë vjet pas përfundimit të luftës me ndërhyrjen e NATO-s që u dha fund mizorive të forcave serbe kundër shqiptarëve.

Serbia gjithashtu varet tek Rusia për furnizimet me gaz natyror dhe kompania më e madhe lokale e naftës, është në pjesën më të madhe në pronësi të Gazpromit rus. 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ende vazhdon të jetë i mendimit se NATO ende është në gjendje të ‘vdekjes klinike’. Veçoi ndaras Turqinë si anëtare të aleancës që bashkëpunon nganjëherë me ndërmjetës të ISIS.

Ai kështu deklaroi duke zhgënjyer anëtarët e aleancës në prag të nisjes së samitit të NATO’s në Londër. Ky samit shënon 70 vjetorin e aleancës veri atlantike.

“Ende ashtu mendoj”, tha Macorn në konferencën e përbashkët për gazetarë me Presidentin Amerikan, Donald Trump, që ishte i pakënaqur me deklaratat e muajit kaluar të presidentit francez për ‘vdekje truri’’.

Presidenti i Francës sot tha se Turqia nganjëherë bashkëpunon me ndërmjetësit e radikalëve islamik ISIS dhe shtoi se ende ia zë për të madhe Turqisë pasi lufton kundër kurdëve në veri të Sirisë, pasi që ata luftuan kundër xhihadistëve.

“Turqia lufton kundër atyre që luftuan krah nesh. E nganjëherë bashkëpunojnë me ndërmjetës të shtetit islamik”.