Mulla Haxhi Zeka është shembull për besimtarët, shembull për atdhetarët, shembull për të gjithë shqiptarët… Lindi në vitin 1832, në katundin Shoshan, të Krasniqës, rrethi i Tropojës, Malësia e Gjakovës. Emri i tij është Zenel, ndërsa Myderriz, Mulla janë titujt e tij, siç janë edhe titujt të tjerë të tij: Hoxhë e Haxhi… Është djali i Mehmetit, të Byberajve, që ishte djali i Hysenit, burra të Malsisë, parardhësit e Haxhisë, që ia zbardhi faqën Shqipnisë…! Haxhi Zeka fëmijërinë e kaloi në Pejë të Kosovës, sepse që në vitin 1835, familja e tij ishte shpërngulur nga Malsia e Gjakovës… Mësimet fillestare i kreu në mejtep, në Pejë. Si nxënës, ishte një fëmijë shëndetlig, por një fëmijë i dalluar, për virtyte, për cilësi, aq sa të gjithë e kishin lakmi…
Një ditë, Hoxha i tij publikisht kishte thanë:
”Kur të rritet ky djal ka me ba namin
Shtatë kralat kanë me ja ni zanin…”
13 gusht 1961 – Muri që e ndau Berlinin për gati 30 vjet
Ta mbajtmë të gjallë kujtimin mbi ndërtimin e Murit të Berlinit dhe ndarjen e qytetit, theksoi kryetari i Bashkisë së Berlinit, Klaus Wowereit, duke folur në përvjetorin e 49 të ndërtimit të murit.
Në kujtim të viktimave të regjimit të Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ), u vendosën kurora me lule në përmendoren në rrugën “Bernauer Straße”. Në kujtim të rripit të vdekjes, zonës midis dy kufijve u ndezën qirinj. Në kujtim të kujtim të viktimës së fundit të vrarë në kufi, Chriss Guefroyy, një rrugë do të marrë emrin e tij. 20 vjeçari Guefroyy, ka qenë viktima e fundit që u vra më 1989 në Berlin nga ushtarët e RDGJ-së. Më 13 gusht 1961, udhëheqja e RDGJ-së filloi me ndërtimin e murit. Ndarja gjermano- gjermane zgjati 28 vjet. Sipas të dhënave të qendrës për studimet historike në Pocdam, nga viti 1961 deri në vitin 1989, u ranë në Murin e Berlinit 136 vetë.
Si dhe pse u ndërtua Muri i Berlinit
Ditë historike për Gjermaninë – Si u vendos 20 vjet më parë bashkimi i RDGJ-së me RFGJ-në?
Një datë e shënuar në historinë gjermane të pasluftës: më 23 gusht 1990, pas katër dekadash të ndarjes, Kuvendi Popullor në Berlinin lindor vendosi bashkimin e RDGJ-së me RFGJ-në që do të hynte në fuqi më 3 tetor 1990
LDK: Për dhe kundër koalicionit me PDK-në
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, njëherësh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, kërkoi sërish prishjen e koalicionit PDK-LDK. Ai tha se për Kosovën është humbje kohe çdo minutë e vazhdimit të punës së këtij koalicioni. Ndërkohë, zëvendëskryeministri Ramë Manaj, po ashtu nga LDK-ja, tha se këto janë pikëpamje personale të Isa Mustafës dhe se koalicioni do të vazhdojë deri në fund të mandatit.
Eksperimentet me nxënësit shqiptarë
Aida XHONI
Ekspertë, profesorë dhe shoqata joqeveritare, akuzojnë partitë politike shqiptare por edhe ata maqedonase se vazhdimisht eksperimentojnë me nxënësit shqiptarë dhe me fatin e tyre. Ata gjithashtu përshëndesin idenë për unifikim të sistemit arsimor mbarë shqiptarë. Profesori universitar Avzi Mustafa për gazetën “Koha e Re” tha se fajtor kryesor për librin tash më të tërhequr të lëndës “Shoqëria” është numri një i arsimit, i cili nuk e befason me vendimet e tija paushalle.
Ministria e Brendshme jep me qira helikopterin për dasma
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (MPB) ofron helikopterët e saj me qira edhe për ahengje dhe dasma familjare. Helikopterët e policisë për një orë për shfrytëzim mund të merren me qira prej 500 euro deri në 1500 euro.
Në tre dasma në rajonin e Tetovës, çifti bashkëshortor kishte arritur të shijojë shëtitjen me helikopter, pas shërbimit të paguar në konton e MPB-së. Ky dikaster jep me qira helikopterët, për shkak se në Maqedoni akoma asnjë agjenci apo kompani private nuk ofron shërbime të tilla.
“Për shkak se nuk ka helikopterë privat, shumë qytetarë drejtohen tek ne për të shfrytëzuar shërbimet për nevojat e tyre festive. Në shumë raste helikopterët tanë shfrytëzohen edhe nga shtëpi produksioni dhe filmike”, ka theksuar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në betejën e Çanakalasë (Turqi)
Më 8 gusht 2010u mbushën plotë 95 vjet të Betejës së përgjakshme të Çanakalasë në mes ushtrive jo të barabartë në numër dhe armatime, në njërën anë armatat e Antantës (ushtarë anglez, Zelandezë, Australianë etj., e në anën tjetër divizioni 19 i ushtrisë turke i përbërë kryesisht nga shqiptarë të mobilizuar shumica me forcë, të komanduar nga Mustafa Qemali, më 8 gusht 1915.
Për Betejën e Çanakalasë deri tani nuk është shkruar. Përjashtim bënë vetëm: Prof. Dr. Gazmend Shpuza, Dr. Ibrahim Krosi, Nexhip P. Alpari, Naser Selimi, botuar në të përditshmen “Flaka” më 1995, të dhënat e të cilëve pjesërisht i kamë shfrytëzuar në hartimin e këtij punimi.
Zherovjan, deponia ende nuk pastrohet
“Ne problem e kemi pasur deponinë jo me fajin e komunës të njërës apo tjetrës por ne kemi pasur ndalesë që ta shfrytëzojmë deponinë rajonale që ka qenë legjitime në Komunën e Gostivarit. Por ne kemi bë kontratën do ta menaxhojmë do pastrojmë deponinë dhe kemi fillua me punë kemi marrë një kamion tjetër me qera derisa vjen yni kshtuqë ne nuk ngurojmë të punojmë në këtë drejtim që të kemi një ambient sa më të pastër”, tha Hazbi Idrizi, kryetar i Komunës së Bogovinës.
Gjeografia për klasën e VII, etiketon shqiptarët me prejardhje rome, turke…
Ndër të tjera në këtë libër, botim i vitit 2003, autorë i të cilit janë 5 doktorë shkencash edhe atë Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla Dimitrov dhe Gjorgji Pavllovski shkruan:
“Vendosja e paraardhësve prej ku rrjedh popullsia shqiptare në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, gjegjësisht kah fundi i shekullit të XVIII. Në fillim kishte numër të vogël të tyre. Në shekullin XIX, fillon valë e re e vendosjes së shqiptarëve në Maqedoni, atëherë janë vendosur numri më i madh i shqiptarëve. Theksojmë se vendosja e re e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë nuk është proces i mbaruar, ai bëhet edhe sot, në fillim të shekullit të XXI. Vendosja e këtillë, në momente e pakontrolluar, vendosja në mënyra të ndryshme, mund t’i dëmtojë të gjithë në Republikën e Maqedonisë”.
Viktimë e injorancës dhe e shpirtngushtësisë
Mjafton një periudhë disavjeçare përgjumjeje, vullgaritet në arsim e kulturë, mjafton vetëm një dekadë të të qeverisë ai që ta helmon sferën e arsimit dhe të kulturës, që të humbësh përgjithmonë disa gjenerata e të marrësh plagë të rënda në trupin etnik. Pastaj, mjafton një popull ta lësh në duart e atyre që nuk kanë vesh për urdhrat e dijes dhe të urtësisë, në duart e atyre që dëgjojnë vetëm zhurmën e primitivizmit të vet, e që ai popull, gjatë kohë të mos e kuptojë se është kapur në rrjetin e mediokritetit shpirtëror, mediokritet i cili gjithmonë shoqërohet nga veprime që i ngjajnë bërjes së vrimës në ujë. Dhe dy dekada me radhë, shqiptarët e Maqedonisë nuk bëjnë thuajse asgjë tjetër përpos që ankohen se dikush ua mëkëmb kulturën, se fëmijët e tyre mësojnë nga librat e autorëve serbë e maqedonas, e të cilët Kosovën e tregojnë si pjesë përbërëse të Serbisë dhe të kaluarën dhe vlerat shqiptare i pasqyrojnë në librat shkollorë po aq sa edhe ato të aborixhinëve të Australisë. Por, edhe pas gjithë këtyre ankesave, fëmijët shqiptarë vazhdojnë të mësojnë nga librat shkollorë të botuar me lejen e një ministrie që më shumë i ngjan drejtorisë së një kooperative bujqësore me sekretare të bukur, sesa institucionit që vendos për kahen e rrugëve të dijes.


