image
Edhe pse u paralajmërua se sot do fillonte bartja e mbeturinave të deponisw së fshatit Zherovjan të komunës së Bogovinës, një gjë e tillë ende nuk është realizuar. Autoritetet komunale thonë se kjo ndodhë për shkak të pengesave me deponinë rajonale Rusino, e cila nuk ka lejuar bartjen e këtyre mbeturinave, që po shkatërrojnë shëndetin e zherovjanasve. Kryetari i komunës së Bogovinës nuk mundi ta precizojë kohën se kur do fillojë largimi i deponisë.
“Ne problem e kemi pasur deponinë  jo me fajin e komunës të njërës apo tjetrës por ne kemi pasur ndalesë që ta shfrytëzojmë deponinë rajonale që ka qenë legjitime në Komunën e Gostivarit. Por ne kemi bë kontratën do ta menaxhojmë do pastrojmë deponinë dhe kemi fillua me punë kemi marrë një kamion tjetër  me qera derisa vjen yni kshtuqë ne nuk ngurojmë të punojmë në këtë drejtim  që të kemi një ambient sa më të pastër”, tha  Hazbi Idrizi, kryetar i Komunës së Bogovinës.
Idrizi më tej ka theksuar se një pjesë e fajit është edhe e vetë banorëve, të cilët aspak nuk bashkëpunojnë me komunën, dhe bëjnë pengesa në kryerjen e punëve.
“Për qytetarët e Zherovjanit mundë të flas me përgjegjësi se ata e dijnë i kemi njoftuar, dhe nuk është aq e rezikshme deponia . ata vet e ndezin dhe kemi informata se e kallin vet por ama unë ju bëj apel Zherovjanasve që të më presin një dit në mes të fshatit dhe unë do shkoj ti bindi ata pozitivisht jo me forcë, se ndoshta ata kanë telashe unë i kuptoj por edhe ne kemi problemet tona dhe po bëjmë përpjekje ta zgjedhim si problem që preokupon”, deklaroi  Hazbi Idrizi,  kryetar i Komunës së Bogovinës.
Burime brenda komunës së Bogovinës, kanë theksuar se mos-heqja e deponisë në Zherovjan, ka të bëjë edhe me çështjen e mospagesës disa vite me radhë të shërbimit komunal për bartjen e mbeturinave. Bashkim Sulejmani