Vetëm dy vite më parë, dukej se konflikti vdekjeprurës në Maqedoni nuk do të përbënte më rrezik serioz. Por ngjarjet e fundit kanë ringjallur kërcënimin.

Nga larg, dukej se kishte filluar sezoni veror për kamping në kryeqytetin e këtij vendi. Njerëzit luanin letra dhe pinin birra nën tendat shumëngjyrëshe të vendosura në rrugët afër Parlamentit. Ndërsa një grup tjetër më i madh i të rinjve ishin vendosur përballë ndërtesës së qeverisë, dhe po shijonin tingujt e muzikës së gjallë.

Read More

Ndihmat e shumta të destinuara për në Lagjen e Trimave në Kumanovë, kanë bërë që mes banorëve të lindin përçarje. Individ, por edhe familje, denoncojnë padrejtësi nga ana e shtabit emergjent, në ndarjen e ndihmave. Sipas tyre, ndihmat që destinohen për familjet, nuk ndahen në bazë të asaj se cila familje sa dëm ka, por në mënyrë proporcionale. Kjo nxit reagimin e banorëve pasi që ndihma i ndahen edhe familjeve shtëpitë e të cilave nuk kanë besuar dëme të mëdha materiale.

Read More

Kreu i opozitës, Zoran Zaev ka rikthyer publikimin e dëshmive për siç thotë veprimet kriminale të pushtetit aktual. Bombat e sotme i janë kushtuar punës së zyrtarëve të BDI-së, përfshirë edhe kreun e saj. Ai tha se nga bisedat e regjistruara dëshmohen veprime të shumta kriminale. Sipas Zaevit, paraja dhe pushteti kanë qenë parësore për partinë e Ahmetit.

Read More

Rrjeti televiziv europian “Euronews” i rikthehet ngjarjeve dramatike të Kumanovës, ku mbetën të vdekur 22 persona, 14 shqiptarë dhe 8 policë të Maqedonisë.

Nëpërmjet një kronike të realizuar nga vendi i ngjarjes, “Euronews” hedh dyshime mbi shkaqet e saj. Sipas tij, në ngjarje mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete maqedonase, të cilët mund të kenë negociuar dhe organizuar këtë ngjarje të rëndë.

“Ka gjithnjë e më shumë dëshmi se shërbimet sekrete maqedonase, apo elementë të këtyre shërbimeve ishin përfshirë në negocim, madje edhe në organizimin e gjithë asaj çka ndodhi”, thuhet në reportazh.

“Dhuna ndëretnike ka mbërthyer sërish Ballkanin pas përplasjes së fundit mes policisë dhe militantëve shqiptar në veri të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Të paktën 10 burra, disa prej tyre veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u vranë kur policia filloi bastisjen e qytetit të Kumanovës, të afërsi të kufirit me Kosovën. Tetë policë vdiqën gjithashtu në operacionin e 9 majit”, vijonreportazhi.

Duke cituar shifrat zyrtare të qeverisë maqedonase, “Euronews” shkruan se, incidenti u shit si shkak i tensioneve ndëretnike midis shqiptarëve pakicë (edhe pse janë mbi 30%) dhe maqedonasve që përbëjnë shumicën.

“Tensionet ndëretnike midis pakicës shqiptare dhe komuniteteve shumicë jo shqiptare i cituan si shkak. Shqiptarët vendas janë ankuar gjatë se trajtohen si qytetarët të dorës së dytë nga shtetit. Por, shumë maqedonas besojnë se shkaku i vërtetë i incidentit më të rëndë në 14 vitet e fundit në rajon kanë të bëjnë më shumë me intrigat politike sesa me grindjet ndëretnike. Ata besojnë se qeveria e tyre, me skandalet e fundit, ka pasur dorë në provokimin e ngjarjes”, përfundonreportazhi i “Euronews”.

Kryetari për Këshillin e të drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

“Kjo protestë do të organizohet për shkak të padrejtësive që po u bëhen luftëtarëve të UÇK-së, dhe këto dënimeve që po u bëhen gjoja se për krime lufte. Unë personalisht do të marr pjesë në atë protestë”, ka thënë Qeriqi për Indeksonline.

Read More

Shqipëria ka mposhtur 1-0 Francën në miqësorën e zhvilluar në “Elbasan Arena” këtë të shtunë.

Goli u shënua nga Ergys Kaçe në minutën e 44 të pjesës së parë, me anë të një goditjeje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte.

Por përtej rezultati, ajo që rrit shpresat për pjesëmarrjen në Euro 2016 ishte paraqitja e skuadrës, e cila pati edhe disa raste të tjera për të shënuar golin e dytë.

Read More

Disa mijëra shqiptarë sot protestuan në Shkup në organizimin të lëvizjes politike “BESA”.

Protesta ka nisur nga parku i Çairit duket përfunduar në urën “Goce Dellçev” disa metra larg Qeverisë.

Read More
Për të gjithë fëmijët e apasionuar pas pikturës dhe vizatimit, vjen për ta botimi më i ri i Shoqatës Kulturore “Gruaja” me titull “Piktori i vogël”.
Ilustrime që presin fantazinë e vogëlushëve për kombinimin e ngjyrave.
Read More

Mbi 10 mijë protestues që i janë bashkangjitur pritestës Kuq e Zi kanë mbërri afër qeverisë dhe janë ndalur te ura “Goce Dellcev” ku atyre pritet t’u drejtohen organizatorët e protestës të cilët do të shpalosin edhe kërkesat politike, raporton “Lajm”. Për momentin aty po intonohet edhe himni kombëtar.

Read More

Komisariati i lart OKB për refugjatët, UNHCR, sot alarmoi për numrin e madh të emigrantëve ilegal të cilët në këmbë po tentojnë që të arrijnë në Evropë përmes Ballkanit, e të cilët janë të kërcënuar nga dhuna, keqpërdorimi dhe fatkeqësitë në hekurudhat në të cilat po lëvizin.

Read More