283 është numri i vëzhguesve ndërkombëtarë, sytë e të cilëve do të jenë në të gjithë Shqipërinë minutë pas minute, duke nisur nga ora 7 e së dielës, kur shqiptarët do të nisin të japin verdiktin për qeverisjen lokale.
Peshën më të madhe të monitorimit do ta mbajë OSBE-ODIHR, organizatë e cila edhe do të certifikojë këto zgjedhje.

Read More

DSK-ja ka kryer shpërdorime, shkelje ligjore, shpërdorim të sistemit, ndërhyrje në organet shtetërore. Të gjitha këto bëhen të ditura nga raportit i KE-së, i përpiluar nga ekspertët e udhëhequr nga drejtori i drejtorisë për Ballkanin Perëndimor, Rejnahrd Pribe.

Read More

Gjykatë me mandat ndërkombëtarë ku do të merrte nën juridiksion çështjet e gjykatave të Maqedonisë Maqedonisë sipas skandalave të fundit që jemi duke i dëgjuar dhe parë do ti duhet një gjykatë speciale për anti- korrupsion dhe çështje tjera legale që kërkojnë procesim dhe vendime të pavarura gjyqësore.

Read More

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit që mbahen të dielën në Shqipëri konsiderohen mjaft të rëndësishme për reformimin e qeverisjes vendore dhe ecurinë e procesit të integrimit. Këto janë zgjedhjet e shtata lokale që mbahen në vend,që nga viti 1991.

Read More

Phoo Chan, një 50-vjeçar nga Malajzia, u bë dëshmitar i një beteje të ashpër mes dy shqiponjave gjatë një vizite në Uashington. Për fatin e tij të mirë, ai kishte me vete aparatin forografik, përmes të cilit ai u ka treguar të gjithëve atë çfarë ka parë.

Read More

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se plani i Rusisë për të forcuar arsenalin e saj bërthamor me 40 raketa të reja baltistike, është model i rrezikshëm i sjelljes së Rusisë.

“Kjo shpatë e vrullshme bërthamore është e pajustifikueshme, destabilizuese dhe e rrezikshme”, ka thënë Stoltenberg, pas një takimi me kreun e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në Bruksel.

Read More

“Krenaria është në gjakun tim. Unë jam shqiptare, kështu që krenaria është brenda meje”. Kështu ka thënë Rita Ora për revistën e mirënjohur botërore Marie Claire.
Rita, përveç që ka zënë ballinën e revistës, ka dhënë edhe një intervistë për të, duke folur për planet e saj, lidhjet, muzikën dhe tiparet e saj personale.

Read More

nkriminimi i shtetit nuk ka të ndalur.Besimi i qytetarëve në nivele minimale

“Shteti fatkeqësisht është kapur keq për fyti nga kriminelët e parapolitikës dhe politikanë të fuqishëm, të pozitës dhe opozitës, që kanë krijuar trekëndëshin kriminal politikë-biznes-mafi. Populli duhet të ngrihet në këmbë dhe me protesta masive të largojë një herë e përgjithmonë këtë klasë politike, të tejkriminalizuar dhe të korruptuar, të cilët shtetin e kanë bërë pronë të tyre private”, tha analisti politik Faik Krasniqi

Read More

Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Europian, Knut Fleckenstein, i konsideron zgjedhjet vendore një test të rëndësishëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Në një intervistë televizive, ai thotë se partitë duhet të dëshmojnë standarde, se ato nuk blejnë vota dhe se ofrojnë kandidatë të mirë dhe me integritet moral.

Read More

Që nga data 21 prill, kur është sulmuar stacioni i policisë kufitare në kufirin Maqedoni-Kosovë, e deri në epilogun tragjik dhe shkatërrues në Kumanovë më 9 maj, nuk kanë rreshtur të dhënat numerike të publikuara të mos e them të fabrikuara nga zyrtarët e Qeverisë.

Read More