Kryetari për Këshillin e të drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

“Kjo protestë do të organizohet për shkak të padrejtësive që po u bëhen luftëtarëve të UÇK-së, dhe këto dënimeve që po u bëhen gjoja se për krime lufte. Unë personalisht do të marr pjesë në atë protestë”, ka thënë Qeriqi për Indeksonline.
Protesta e paraparë të mbahet me 17 qershor, u bën thirrje deputetëve të miratojnë ligjin për vlerat e luftës.

Kështu kishte deklaruar kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, i cili ka kërkuar që të mos votohet Gjykata Speciale, sepse ajo e rrënon autoritetin e drejtësisë vendore.