Sokrat-HabilajSokrat Habilaj-Thuajse njëzetë e pesë vite pas rrëzimit të komunizmit, ndërsa shikon se ne ende jemi të pozicionuar në llagëmin kundër komunizmit, duke lëshuar klithma për luftë, ideja e parë që të lind është se jemi një shoqëri e kapur kurth që jetojmë në një realitet absurd. Një realitet që nuk ka lidhje as me botën përreth dhe as me veten tonë. Duket se jetojmë herë në një kohë e herë në një tjetër

Read More

rama-basha-Agjensia prestigjoze britanike e kërkimeve dhe analizave”The Economist Intelligence Unit” nëpërmjet një raporti prej 26 faqesh siguruar prej Top-Channel, kalon në skaner zhvillimet politike dhe ekonomike pas ardhjes në pushtet të maxhorancës së majtë. Raporti jep njëkohësisht edhe disa parishikime për zhvillimet e pritëshme në vend për vitin

Read More

iran1Irani ka reduktuar stoqet e uraniumit të pasuruar në nivele të larta dhe nuk ka nisur ndërtimin e reaktorit të diskutueshëm Arak, ka thënë të enjten Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB).Raporti lë të kuptohet se Irani ka përmbushur angazhimet e marra me marrëveshjen e përkohshme të 24 nëntorit, të arritur me fuqitë botërore.

Read More
UckKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se Projektligjin për veteranët e UÇK-së e ka proceduar në Kuvendin e Kosovës.“E procedova në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për veteranët e UÇK-së, të aprovuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Me këtë ligj përcaktohen të drejtat në benificione për veteranët e UÇK-së dhe anëtarët e

Read More

robbenMesfushori i Bajernit të Mynihut, Arjen Robben, rrezikon të pezullohet për ndeshjet e ardhshme të ekipit të tij në Champions League, pasi në fitoren 2-0 në fushën e Arsenalit duket se realizoi një gjest antisportiv që i shpëtoi gjyqtarëve.Imazhet filmike tregojnë se pas një dueli, në minutën e 16 të pjesës së parë, holandezi pështyu pas shpine futbollistin Sagna, i cili ndodhej i shtrirë

Read More

ukrainaukrainaMarrëveshja e arritur mbrëmjen e djeshme mes presidentit ukrainas dhe lidereve të opozitës për fundin e përballjes nuk mjaftoi për të shmangur përleshjet e reja mes protestuesve anti-qeveritarë dhe policisë në Kiev.Pakti u shemb pa arritur të hynte mirë në fuqi.mbi 60 demonstrues janë vrarë vetëm gjatë ditës së enjte në përplasjet e

Read More

protesta20shkurt

Pavarësisht se nuk është regjistruar ndonjë incident, policia përpara fillimit të protestës e deri kur u hoq nga sheshi podiumi i ngritur nga opozita mbajti dy kordona të fortë sigurie ku dominonin fillimisht policet femra përpara Kryeministrisë. Pak minuta përpara se të mbaronte kjo protestë në mesin e kordonit të parë është kërkuar përforcim nga punonjësit e rendit dhe

Read More

maksudMaksud Ali, një qytetar i komunitetit turk në Ohër akuzon qeverisjen komunale për diskriminim në punësim.Ai në rrëfimin e tij për INA thekson se nuk merret parasysh punësimi i turqve në këtë komunë dhe nuk respektohet Marrëveshja e Ohrit. “Ne konsiderojmë se nuk po plotësohet kjo marrëveshje, e cila ka të bëjë me përfaqësimin edhe të komuniteteve të tjera që nuk janë maqedonas dhe shqiptarë. Padrejtësitë më janë bërë gjatë procedurës së punësimit dhe testimeve në komunën e Ohrit”, thotë Ali.

Ai ka thënë se testimi profesional për nëpunës shtetëror i realizuar në administratën komunale ka qenë i manipuluar dhe antiligjor. Por nga ky testim ka pësuar Ali, pasi që nga komuna është konstatuar se ai nuk ka plotësuar testin dhe ka treguar njohuri të pamjaftueshme.

Por, Maksud Ali thotë se ai e njeh shumë mirë punën e institucioneve dhe është person kompetent për të udhëhequr me detyra në administratë, pasi që ka pasur përvojë pune në bankë private, përvojën në kompani private, detyrën si ish-zv.ministër i financave dhe detyra tjera. “Unë jam i vetëdijshëm me pasojat dhe përgjegjësinë, dhe andaj dua të informoj opinionin për këtë dështim”, theksoi qytetari turk.

Sipas tij, në hyrje të provimit të gjithë kandidatëve i janë marrë stilolapsat dhe i janë dhënë stilolapsa të tjerë dhe kjo siç thotë ai asocon me kurdisjen e rezultateve. Ali thotë se qëllimi është që të përjashtohen të punësuarit në komunë që kanë statusin e kandidatit për nëpunës shtetëror. Sipas tij, të gjithë kandidatët që nuk kanë dhënë provimin profesional do të përballen me ndërprerjen e vendimit të punës,por ai paralajmëroi se do të përdor të gjitha procedurat juridike për të nxjerrë në sipërfaqe drejtësinë.

Ndaj prononcimit të Maksud Ali, ka reaguar edhe komuna e Ohrit.

“ Në pajtim me Ligjin për nëpunës shtetëror të RM-së, personat që vitin e kaluar janë pranuar në administratën e vetëqeverisjes lokale, pas një viti janë të obliguar që ti nënshtrohen provimit përfundimtar për tu pajisur me statusin e nëpunësit shtetëror. Testimi është realizuar në pajtim me ligjet, ndërsa z. Maksud Ali, ka treguar njohuri të pamjaftuar në provim. Akuzat për nepotizëm dhe joetik, vetëm e konfirmojnë mosnjohjen e Ligjit për nëpunës shtetëror dhe mobilitetit të shërbimeve, por edhe karakterin e personit”, thuhet në reagimin e komunës së Ohrit.

(M.Latifi/INA)

 

rruge_kercove-oherZv/Kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi paralajmëroi se shumë shpejtë do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës Kërçovë-Strugë dhe Ohër, si pjesë e përfundimit të projektit korridori 8. ‘Bëhet fjalë për një pjesë të rrugës rreth 60 kilometra me një kredi e cila do të kushtojë rreth 380 milion euro për Maqedoninë. Bëhet fjalë edhe për pjesën e

Read More

venizelosShefi i diplomacisë greke Evengeliz Venizelos ishte i prerë, çështja e emrit nuk është pengesa kryesore që mban peng integrimet evropiane të vendit. Venizelos tha se pret nga Shkupi zyrtar që të përmbush kriterin kryesor, kultivimin e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore jo vetëm në raport me Athinën por edhe Sofjen zyrtare. Ai hodhi poshtë akuzat për

Read More