ukrainaukrainaMarrëveshja e arritur mbrëmjen e djeshme mes presidentit ukrainas dhe lidereve të opozitës për fundin e përballjes nuk mjaftoi për të shmangur përleshjet e reja mes protestuesve anti-qeveritarë dhe policisë në Kiev.Pakti u shemb pa arritur të hynte mirë në fuqi.mbi 60 demonstrues janë vrarë vetëm gjatë ditës së enjte në përplasjet e egra me forcat e rendit, që nisën me lëshimin e shisheve të benzinës së kundërpërgjigjura me pompa uji, por vazhduan me të shtëna armësh në sheshin e pavarësisë, ndersa protestat e dhunshme vazhdojne.

Në tre ditët e fundit, të paktën 100 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 128 bilancin e viktimave që prej nisjes së protestave anti-qeveritare më parë gjatë Janarit.

Sipas burimeve të sigurta të “CNN”, të paktën 500 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, ndërsa bilanci mund të jetë edhe më i rëndë, pasi autoritetet nuk publikojnë asnjë të dhënë zyrtare prej të paktën një jave.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka konfirmuar deri tani vetëm numrin e të vdekurve midis radhëve të policisë dhe në kaosin e kësaj të enjte të përgjakshme, një polic mbeti i vrarë dhe disa të plagosur.

Sipas aktivistëve, forcat e rendit kanë pasur një urdhër të qartë që të shpërndajnë me dhunë manifestimet që kanë bllokuar kryeqytein Kiev prej javësh tashmë.

Disa prej tyre dëshmojën për përdorimin e snajperave qeveritare, për të qëlluar direkt dhe në mënyrë selektive midis përfaqësuesve të opozitës.

Tre ministra të Jashtëm të BE-së janë duke zhvilluar një takim me presidentin Viktor Janukoviçm, ku pritet të diskutohet edhe mundësia e sanksioneve nga ana e bllokut europian.

Më herët, ministrja ukrainase e Shëndetësisë deklaroi se bilanci i vdekjeve nga trazirat e kesaj jave kishte mbërritur në 28, teksa e enjtja u shpall ditë zije në nder të viktimave.

Pjesa më e madhe e vdekjeve ndodhën gjatë përplasjeve të së martës, dita më e përgjakshme që prej shpërthimit të valës së protestave nga fundi i muajit Nëntor.

Pas episodeve më të fundit të dhunës në vend, disa atletë ukrainas vendosën të braktisin Lojrat Olimpike Dimërore të Sochit e të kthehen në shtepi.

Një deklaratë në faqen elektronike të presidentit Janukoviç fajëson opozitën për përshkallëzimin e situatës, duke theksuar se apelet e paqes dhe dialogut nuk ishin gjë tjetër veçse një mënyrë për të fituar kohë që militantët në Maidan të mobilizoheshin e të armatoseshin.

Sektori i djathte, i cili është pjese e protestave, e bëri të ditur që përpara shpërthimit të dhunës se nuk e kishte firmosur paktin e të mërkurës me arsyetimin se “nuk ka asgjë për të negociuar me Janukoviçin.

Një ditë më parë, Kancelarja Gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Francois Hollande u shprehën thellësisht të tronditur nga përshkallëzimi i situatës në Ukrainë, ndaj në takimin e tyre u angazhuan për vendosjen e sanksioneve kundër autorëve të akteve të dhunës.