Së shpejti rruga Kërçovë-Ohër-Strugë
Zv/Kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi paralajmëroi se shumë shpejtë do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës Kërçovë-Strugë dhe Ohër, si pjesë e përfundimit të projektit korridori 8. ‘Bëhet fjalë për një pjesë të rrugës rreth 60 kilometra me një kredi e cila do të kushtojë rreth 380 milion euro për Maqedoninë. Bëhet fjalë edhe për pjesën e Strugës ku me kredi nga Banka Evropiane rreth 40 deri 50 milion euro varësisht prej kostove me cilën do të përfundohet kjo pjesë e korridorit 8”, u shpreh Fatmir Besimi, Zv/Kryeministër.
Besimi paralajmëroi gjithashtu se në qershor pritet të fillojë procesi i koncesionimit të dy rrugëve shumë të rëndësishme asaj Gostivar-Kërçovë dhe Shkup-Bllacë.
‘Bëhet fjalë për një pjesë të rrugës 43 kilometra, nga Gostivari deri në Kërçovë e cila mund të kushtojë sipas projektit themelor rreth 370 milion euro dhe pjesa tjetër, Shkup-Bllacën rreth 12 kilometra afër 70 milion euro’, deklaroi Fatmir Besimi, Zv/Kryeministër.
Besimi tha se përgatitjet për shpalljen e ankandit janë gati, por gjithçka varet nga zgjedhjet presidenciale. Ai tha se po shqyrtohen mundësitë që pjesa Gostivar-Kërçovë të shpallet para zgjedhjeve.
‘Të dhënat e fundit për fillimin e punimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore nga Kërçova në Strugë, është diçka e mirë, diçka e mirë, diçka që do të jetë me ndikim pozitiv në përmirësimin e kushteve të transportit të mallrave dhe shërbimeve’, tha Arben Halili, drejtor ekzekutiv i OEMVP.
Si një projekt të rëndësishëm për qarkullimin e mallrave dhe njerëzve Besimi e përmendi edhe rrugën e Arbrit, ku planifikohet riparim i pjesës Mavrovë Dibër dhe rrugë të re nga Burimi në dalje të Kërçovës deri në Dibër. Zv/kryeministri Besimi tha se projekti për korridorin 8 do të kushtojë rreth 900 milion euro. Ferikan Iljazi