carmen elektraEdhe pse tashmë është 42-vjeçe, bukuroshja Carmen Electra nuk dorëzohet, por prapë falë ushtrimeve dhe kujdesit në ushqim, vazhdon të ketë një trup të jashtëzakonshëm për të cilin ia kanë lakmi edhe vajzat shumë më të reja në moshë. Dhe ajo insiston se edhe përkundër viteve, ajo vazhdon të jetë po ajo vajza e egër dhe e ‘çmendur’ që ishte dikur.
‘Vitet nuk kanë lënë fare gjurmë as në trupin tim dhe as në të menduarit tim. Jam po ajo vajza e egër dhe e çmendur që isha dikur. Ende e pëlqej të argëtohem tërë natën dhe të bëj gjëra të cilat zakonisht bëhen nga vajzat e reja’, është shprehur zeshkania atraktive, për të shtuar se ndër preferencat e saj është që të provokoj dhe josh meshkujt, pa marrë parasysh moshën e tyre.

‘Dua t’i provokoj dhe joshi meshkujt me të gjitha mënyrat e mundshme. Dhe këtë po ia arrij me sukses. Format e mia trupore janë ende atraktive dhe vazhdojnë të rrëzojnë për tokë meshkujt’, ka shtuar Carmen.
Aktorja dhe modelja e bukur vazhdon ende të merr pjesë në shou të ndryshëm në klube dhe hotele të njohur në Las Vegas, në të cilët përfshihet edhe zhveshja dhe vallëzimi erotik, ndërsa shpesh paguhet me para të majme për të organizuar ndeja të çmendura për njerëzit e pasur.

Se bukuroshen e adhurojnë meshkujt e të gjitha moshave, e tregon edhe rasti më i fundit, ku ajo ka arritur të pushtoj një djalosh i cili është gati sa gjysma e moshës së tij. Carmen është parë në shoqëri të kampionit olimpik në not Ryan Lochte. Ata janë parë në argëtim të çmendur në klube të natës.
Ish bukuroshja e serisë ‘Baywatch’ është parë duke flirtuar dhe duke këmbyer puthje plot epsh me fituesin e medaljes së artë, derisa janë argëtuar deri në orët e hershme të mëngjesit në klubin e natës ‘Bootsy Bellows’. Ata aspak nuk e kanë fshehur simpatinë ndaj njëri-tjetrit, por para të gjithëve kanë ndarë momentet intime, për t’i larguar më vonë së bashku