Bale debuton si mbrojtës i majtë?
Pas ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror, Gareth Bale më në fund ka mundësinë që të debutojë me fanellën e Real Madridit. Por gazeta britanike “Daily Mail” ka njoftuar se lojtari i vlefshëm mbi 100 milionë euro do të fillojë lojën në anën e majtë të mbrojtjes.Lojtari më i shtrenjtë në botë mund të luajë vetëm në mbrojtje pasi trajneri Carlo Ancelotti ka mbetur pa dy mbrojtësit e majtë, Marcelo dhe Fabio Coentrao që mungojnë shkaku i lëndimeve që kanë pësuar gjatë ndeshjeve me kombëtaret.
Marcelo u lëndua gjatë ndeshjes që Brazili e demoloi Australinë me rezultat 6:0 vikendin e kaluar ndërsa mungoi në ndeshjen miqësore kundër Portugalisë të martën.
Kjo ia bënë të pamundur uellsianit që të fillojë lojën në fazën e sulmit në ndeshjen që Real Madridi do ta zhvillojë të shtunën kundër Villarrealit.
Por analistët spanjollë kanë pyetur se si Bale mund të akomodohet në fazën e sulmit kur aty gjenden Cristiano Ronalo, Karim Benzema, Isco, Angel di Maria dhe Assier Illarramendi.
Tani Ancelotti ka mungesë në fazën e mbrojtjes dhe vetëm Bale e plotëson atë pozitë.