Për Rowan Atkinson është koha të tregojë se është një baba i mirë dhe i përkushtuar. Aktori i njohur për publikun kryesisht në rolin e “Mr. Bean” ka vendosur që për disa kohë të marrë pushimet dhe të lërë aktrimin.

Shkak për këtë vendim është vajza e tij, e cila erdhi në jetë në vitin 2017.

Kjo sakrificë vjen për t’i dhënë mundësinë bashkëshortes së tij Louise Ford që t’i përkushtohet më shumë karrierës si aktore.

Tashmë Rowan do të kujdeset për të voglën, ndërsa mamaja e saj do t’i kthehet aktrimit. 64-vjeçari dhe 35-vjeçarja janë në lidhje që nga viti 2014. Ndërsa Rowan është baba edhe i një djali 23 vjeç dhe një vajze 21-vjeçare nga martesa me Sunetra Sastry.

Këshilli Koordinues i Diasporës ka tashmë listën me kandidatët zyrtarë që do të jenë pjesë e tij, listë kjo e propozuar nga ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme. 
Nisur nga rrethanat e mbajtjes së Samitit të Dytë të Diasporës si dhe për të pasur një konsultim më të gjerë për këtë çështje në mbledhjen e Komitetit Shtetëror me propozim të Ministrit të Shtetit për Diasporën u gjykua që vendimmarrja të merret pas komunikimit dhe vlerësimit me pjesëmarrësit e Samitit për këtë çështje.
Kandidaturat, të përzgjedhura sipas procedurave ligjore dhe të propozuara nga ambasadat e akredituara jashtë vendit, do të përzgjidhen në një fazë të dytë, pas komunikimit dhe vlerësimit të pjesëmarrësve të Samitit.
Për herë të parë, Këshilli Koordinues i Diasporës do të institucionalizojë prezencën e Diasporës në nivelin më të lartë shtetëror. 
Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni të plotë listën me kandidaturat:

Sulmi i kryer nga grupi xhihadist, Boko Haram në qytetin Ran të Nigerisë, shkaktoi vdekjen e 60 personave, njoftoi “Amnesty International”, që kreu një hetim.

“Sulmi më i përgjakshëm i Boko Haram në Ran, qytet në verilindje të Nigerisë, shkaktoi vdekjen e të paktën 60 personave”, theksoi kjo organizatë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Sulmi është kryer të hënën e kësaj jave, por nuk ka pasur informata të plota për numrin e viktimave .

Nga ana tjetër rreth 30000 persona janë arratisur në drejtim të Kamerunit, për t’i shpëtuar këtij grupi xhihadist që kontrollon këtë zonë.

Burime partiake njoftojnë për Gazetën Lajm se zv/ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu, është një ndër emrat më serioz për kandidat presidencial të BDI-së. Gjatë kohës sa është zëvendës ministër, por një periudhë ishte edhe ministër, Agim Nuhiu ka krijuar raporte të afërta me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Shkup, duke bashkëpunuar në rrënimin e regjimit të VMRO-së, por edhe në pengimin e tentimeve për kthim të këtij regjimi. Për shkak të afërsisë me ndërkombëtarët, Nuhiu gëzon përkrahje të fuqishme edhe në radhët e BDI-së. Lajm mer vesh se Nuhiu është i pranueshëm për të gjitha rrymat partiake, por edhe njeri i afërt me kryetarin e partisë, Ali Ahmeti.

”Sweet but Psycho”, kjo këngë i ka kaluar 100 milionë shikime në Youtube, duke marrë parasysh stilin dhe zërin e këngëtares Ava Max.Në fakt emri i saj i lindjes është Amanda Ava Koçi dhe ajo ka lindur nga dy prindër shqiptarë përkatësisht nga Tirana dhe Saranda, emigrantë në SHBA. Karriera e Ava si kantautore u zhvillua në SHBA.

Vajza e talentuar nga Shqipëria është tanimë në gjurmët e të tjerave si Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Era Istrefi.

”Sweet but Psycho” është kënga, të cilën e ka bërë atë të njohur dhe që Ana e ka shkruar vetë. Megjithëse ajo është kritikuar që videoklipi i saj përmban disa skena dhune, sërish mbetet një nga këngët më stil dhe që aktualisht ka aq sukses sa është kryesuese e listave në 15 vende të botës, duke përfshirë Suedinë, Finlandën apo Norvegjinë.

“Sweet but Psycho” është kënga e saj e tretë, por ndërkohë Max është paraqitur edhe në albumin e 7 të David Guetta me “Let it be me”.

Përsa përket etnisë së saj Ava Max ka deklaruar që është 100 përqind shqiptare dhe që dëshiron po ashtu t’i kthehet komunitetit shqiptar sa më parë të mundet.

30 ditë paraburgim janë caktuar për ish ministrin e bujqësisë Mihail Cvetkov dhe zv.ministrin Hristijan Delev. Për ish ministrin tjetër të bujqësisë Aco Spasenovski është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Ata dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1,4 milionë euro derisa kanë qenë në Qeveri me Nikolla Gruevskin. Për të dyshuarin tjetër, ish ministrin Lubço Dimovski Gjykata do të vendosë javën e ardhshme nëse deputetët votojnë që të njëjtit t’i merret imuniteti.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë lidhur kontrata për qira të tokës bujqësore, por nuk i kanë shkëputur kontratat, edhe pse qiramarrësit nuk e kanë paguar kompensimin e qirasë. Parregullsitë janë vërtetuar në 584 kontrata në lokacione të ndryshme ndërsa dëmi ndaj buxhetit vlerësohet në 1,4 milionë euro.

Ish ministrat dhe zv.ministrat e bujqësisë, Aco Spasenovski, Mihaill Cvetkov, Hristijan Delev dhe Lupço Dimovski janë ndaluar nga policia. Prokuroria për krim të organizuar të njëjtit i ndjek për abuzim me detyrën zyrtare derisa kanë qenë në funksion gjatë qeverisë së VMRO DPMNE-së. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë lidhur kontrata për qira të tokës bujqësore, por nuk i kanë shkëputur kontratat, edhe pse qiramarrësit nuk e kanë paguar kompensimin e qirasë. Parregullsitë janë vërtetuar në 584 kontrata në lokacione të ndryshme ndërsa dëmi ndaj buxhetit vlerësohet në 1,4 milionë euro.

Për tre prej tyre kërkoj masën e paraburgimit ndërsa për njërin, për shkaqe shëndetësore pasi na sollën dokumentacion mjekësorë, e ndryshova propozimin nga paraburgim në arrest shtëpiak. P: Për këtë bëhet fjalë? S’mund të them, në procedurë hetimore nuk përmendën emra, mundem vetëm iniciale”  -tha Vilma Ruskoska, prokuroria e krimit të organizuar

Ruskoska nuk zbuloi se për cilin e ka ndryshuar qëndrimin dhe ka kërkuar masa më të buta. Megjithatë, për deputetin e dyshuar të Partisë Socialiste, Ljupço Dimovski, gjykata ka kërkuar dritën e gjelbër për paraburgim nga Parlamenti, sepse ai ka imunitet parlamentar. Javën e ardhshme Gjykata pritet të vendosë për masën ndaj tij. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski nuk zbuloi detajet e rastit. Ai vetëm vuri në dukje se, me urdhër të prokurorisë, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në Gjykatën Penale.

Ne në bashkëpunim me prokurorinë kishim sot aktivitet dhe janë siguruar të gjithë personat e listuar në kallëzim. Për çfarë saktësisht bëhet fjalë? -Do ti merrni të gjithë informacionet kur të përfundojë ky proces, do të lëshojmë një deklaratë së bashku me prokurorinë publike”  -u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm

Aco Spasenovski, Mihail Cvetkov dhe Ljupço Dimovski ishin ministra në qeverinë e VMRO-DPMNEsë me propozimin e Partisë Socialiste të Ljubislav Ivanov-Xingo-s. Hristijan Delev ishte zëvendësministër me propozimin e VMRO DPMNE-së.

Bojan Stojanovski


Pesha

Flasin dy gjyshe:
– Sa peshon? – E pyet njëra.
– Me syze – 80 kilogramë.
– E pa syze?
– Eh, pa syze nuk e shoh peshoren…

Higjiena

Kur i lan duart cigani, para apo pas urinimit?
Gjatë…

Numri i fatit

I thotë shokut:
– A të kam treguar se numri im i fatit është 7? Shiko, jam i lindur me 7.7.1977 në orën 7 e 7 minuta e 7 sekonda. Në lotari fitova 7 milionë euro, të gjitha ato para i vura bast në kalin me numër 7…
– Po kjo është e jashtëzakonshme. Ma merr mendja kali me numrin 7 arriti i pari? – pyet shoku.
– Jo, i shtati!

Fshatari në autobus

Një fshatar ka ardhur në qytet dhe hip në autobus. Në një moment një zonjë e shkel me take dhe fillon të kërkojë falje:
– Më falni, ju lutem, pa qëllim!
– Mos u shqetësoni zonjë, ne në katund jemi mësuar të na shkelin lopët!

Karrigia

Kthehet gruaja në shtëpi dhe e gjen burrin duke punuar diçka.
– Çfarë je duke bërë?
– A nuk e sheh, jam duke e bërë një karrige për ty!
– Po a, shumë mirë. Mezi pres të ulem në të. E kur është gati?
– Ja, ja, gati, vetëm ta kyç në rrymë…

Si lindi Chuck Norrisi

Chuck Norrisin e ka lindur tezja! Pse? Askush nuk ka guxuar të shkojë me nënën e tij…

Mori fund!

Cilat janë reagimet e meshkujve (në baza fetare, kombëtare, politike dhe mendore)kur e dashura bën gati valixhet dhe i thotë se ka marrë fund lidhja e tyre:

Ateisti: Nuk besoj.
Budisti: Vetëm ti të jesh e lumtur.
Katoliku: Fajet i kam unë.
Çifuti: Do ta kthej!
Ortodoksi: Vetëm le të jetë i yni!
Myslimani: Një më pak.
Melankoliku: Do të bëj vetëvrasje!
Apatiku: Ok.
Pesimisti: E kam ditur…
Optimisti: Merre çelësin me vete – për çdo rast…
Realisti: E ke marrë valixhen time.
Naivi: E kur kthehesh?
Racionalisti: Nuk ke arsye!
Skeptiku: A je e sigurt?
Romantiku: Por, unë të dua!
Filozofi: E pse pikërisht sot?
Avokati: Kjo do të të kushtojë shumë.
Bankieri: Kjo do të më kushtojë.
Liberali: Më në fund i lirë!
Komunisti: E kam obligim të të ndaj me të tjerët.
Ekologu: Merre biçikletën.
Prifti: Po gabon…
Socialdemokrati: Respektoj vendimin tënd.
Serbi: Me kusht që tjetri të mos jetë shqiptar!
Shqiptari: Udha e mbarë të qoftë…

Politikani te floktari

Shkon një politikan te floktari dhe i lutet:
– Largo çka të duket keq!
Dhe floktari ia heq kokën…

Kapitullimi

Chuck Norrisi ka lindur më 6 maj 1945. Gjermania e Hitlerit kapitulloi më 7 maj 1945. Kjo nuk është koincidencë!

Përgjigjja

Profesori u thotë nxënësve:
– Kush përgjigjet në pyetjen e ardhshme, mund të shkojë në shtëpi.
Një nxënës e godet tavolinën.
– Cili e bëri këtë? – pyet arsimtari.
– Unë – përgjigjet nxënësi. Tash mund të shkoj në shtëpi… Ditën e mirë…

Akulli

Pse biondja nuk ka akull në frigorifer? Sepse nuk e di recetën.

Një njeri në depresion

Një burrë qëndron i ulur në një bar dhe shikon pijen e tij. Ai qëndron ashtu rreth gjysmë ore. Pastaj,një tip problematik i afrohet ia merr gotën dhe ia pi pijen. Në moment personi fillon të qajë.
– Mos kështu të lutem, vetëm bëra shaka. Ja po ta paguaj një pije…
– Nuk është puna aty. Kjo ishte dita më e keqe në jetën time. Fillimisht, më zuri gjumi dhe u vonova në punë,shefi më shkarkoi nga puna. U largova nga ndërtesa, kur dola jashtë pashë se ma kishin vjedhur veturën, ndërsa polica nuk mund ta gjejë.Mora një taksi për të shkuar në shtëpi, kur dola vërejta se e kisha harruar kuletën brenda, ndërsa taksisti iku. Hyra në shtëpi, e gjeta gruan time duke më tradhtuar me kopshtarin. Ika nga shtëpia erdha në këtë bar dhe kur po mendoja t’i jepja fund jetës,ti ma pive edhe helmin që pata…

Hormone femërore në birrë

Shkencëtarët kanë zbuluar se birra përmban sasi të vogël të hormoneve femërore. Për ta vërtetuar teorinë e tyre, ata bënë një eksperimentduke u dhënë meshkujve sasi të mëdha të birrës. Teoria doli e saktë, pasi që 100% e pjesëmarrësve në studim filluan të flasin pakuptimdhe nuk dinin të vozisnin.

Ne gjykate

– Dhe kur filloi grindja midis jush ?
– Me 22 gusht 1 965 …
– Si e mbani mend kaq sakte daten .
– Sepse ate dite u martuam…

– I lexove sot gazetat? Me beri pershtypje nje lajm ku thuhej se nje anglez e kishte shitur te shoqen per tre mije funta. ’maskarallek!
-Ashtu eshte, e dashur…Por, ama, edhe tre mije funta nuk jane pak…

Njeri nga anetaret e Komitetit Qendror te PPSH, i deleguar ne nje rreth, mezi priste te perfundonte se lexuari fjalimin para mikrofonit. Pasi perfundoi,
i irrituar, i tha sekretarit te vet:
– Po une te thashe te me pergatitje nje referat te shkurter, pese minuta gje, domethene vetem tri faqe, kurse ti me kishe mbushur plot nente faqe!
– Po ju i lexuat te trija kopjet, shoku…

Ne shkolle.
Mesuesi, pasi i kontrolloi detyrat e shtepise te nje nxënësi, tha:
– E cuditshme! Si eshte e mundur qe nje njeri të bëjë kaq shume gabime!
– Kush tha vetem nje njeri, zoti mesues? Une se bashku me babin.

Ne nje periudhe krize sheqeri, patrulla e policise ndaloi nje kalimtar te hipur mbi karroce te ngarkuar.
– Dokumentat! – i tha njeri prej policeve. Kalimtari germoi neper xhepa dhe gjeti vetem pergjigjen e analizave te urines.
Polici, pasi e lexoi letren ku shkruhej, Albumine nuk ka, sheqer nuk ka., tha:
– Domethene sheqer nuk paske? Kalo!

Kapitenit te vaporit iu afrua nje udhetare:
– Eshte e vertete se ne keto ane deti ka thellesi deri tre km? Me falni qe pyes por gjithçka mund te ndodhe dhe nuk dime not…
– Jo, zonje, cfare thoni keshtu? Thellesia ketej nuk eshte me e madhe se 500 metra…
– Ashtu?! Uh, sa na qetesuat! Jeni shume i sjellshem!

Klienti ne rrobaqepesi:
– Me duhet te qep nje kostum. Vec ju lutem, sa me shpejt!
– Pas nje muaji do ta keni gati.
– Pas nje muaji?! Vete kjo bote eshte krijuar per nje jave…
– Dhe ajo ju pelqen?

Gjate udhetimit ne aeroplan, njeri nga udhetaret nxori bllokun e shenimeve dhe, duke pare nga stjuardesa, beri disa shenime.
Kjo e fundit kureshtare nga natyra, pyet – Me falni, çka po shkruani?
– Po shkruaj ato gjera qe dua t’i them gruas kur te kthehem… – Interesant, çfare per shembull?
– Te dobesohet nja 7 kilogram, te rinohet rreth 15 vjet dhe çdo njezet minuta te me propozoje te ha ose te pi, keshtu si beni ju.

Mimoza, 7 vjeçare, pasi pa filmin “Borebardha dhe shtate xhuxhmaxhuxhet”, e pyeti te atin nese e dinte
kete perralle.
– Me kujtohet fundi saj, – tha i ati. Borebardha dhe princi jetuan te lumtur deri ne fund.
– Jo babi, – u hodh vajza – Ata u martuan